BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Sport

Gara për “këpucën e artë”, mungesa e Duamenës ka futur shqiptarët në rivalitet

Gara për “këpucën e artë”, mungesa e

Vdekja tragjike e futbollistit Rafael Duamena të Egnatias javë më parë shënoi një rast të hidhur në kampionatin tonë dhe padyshim që kjo ishte një ngjarje që kërkon reflektimin e instancave në lidhje me rregulloret që duhet të ketë për raste të tilla ku sportistë të caktuar me probleme shëndetësore duhet apo jo të luajnë. Gjithsesi, duhet pranuar se Duamena ishte lojtari më cilësor i Egnatias e një nga më të mirët e kampionatit shqiptar. Ai ishte padyshim edhe kandidati kryesor për të fituar titullin e golashënuesit më të mirë, sepse kishte shumë cilësi dhe pjesë e një skuadre që qëndron këtë edicion në top-renditjen e kampionatit. Por me largimin nga jeta të Duamenës, gara për “Këpucën e Artë” është bërë disi më enigmatike, pasi ka shumë futbollistë që e pretendojnë por me sa duket statistikat i kanë zbardhur emrat e atyre që shihen si favoritë të mundshëm. Kështu, referuar të dhenve të deritanishme dhe pritshmërive që kanë këta lojtarë dhe skuadrat e tyre, Florent Hasani i Tiranës dhe Bekim Balaj i Vllaznisë janë deri më tani dy pretendentët kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë” të Superiores. Si sulmuesi i Tiranës ashtu dhe kapiteni i shkodranëve, kanë bërë mirë në këtë edicion. Hasani ka shënuar 9 gola deri më tani, ndërkohë në krahun tjetër ish-futbollisti kuqezi e ka gjetur 8 herë rrugën e rrjetës. Të dy sulmuesit kanë marrë rolin e liderit në skuadrat respektive e me gjasa do të kenë një duel mes tyre deri në fund për trofeun indidivual. Gjithnjë nëse ndonjëri prej tyre nuk largohet në merkaton dimërore. Hasani është përfolur shumë për një largim nga bardheblutë, megjithatë deri më tani nuk ka diçka zyrtare. Në krahun tjetër, goleadori Balaj u rikthye në kampionatin shqiptar për të ndihmuar skuadrën e qytetit të tij, me qëllimin për të fituar titullin kampion. Aktualisht, Tirana ndodhet në vendin e tretë me 22 pikë, teksa kuqeblutë e Vllaznisë numërojnë 5 pikë më pak, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.

Kampionati shqiptar nuk ka sulmues të fuqishëm

Një kampionat i dobët në cilësi nuk mund të ketë sulmues të nivelit të lartë. Këtë e dëshmojnë statistikat, ku mesatarja e shënimit të golave në një kampionat cilësor si Premier League e ka gati dyfishin normën e realizimit për ndeshje krahasuar me kampionatin shqiptar. Në tërësi skuadrat tona aplikojnë një futboll difensiv, pasi kështu kanë më shumë premisa për të marrë pikë, kurse lojë ofensive praktikojnë në ndeshje të caktuara vetëm pak ekipe, si Egnatia, Partizani e deri diku Tirana. Skuadrat e tjera zbatojnë lojë mbrojtëse e me kundërsulme, për të shënuar një gol sa për epërsi. Pra luhet për pikë dhe ky mentalitet futbolli nuk e njeh skemën moderne të lojës ofensive dhe për këtë shkak kampionati shqiptar nuk ka bukuri, nuk ka nivel të pranueshëm. Por ka ende shumë garë, ndoshta bëhen edhe blerje në merkaton e janarit dhe lista e pretendentëve për “Këpucën e Artë”, mund të komplikohet në pjesën e dytë të sezonit. Gara duket plotësisht e hapur, pavarësisht se Balaj dhe Hasani shihen si pretendentët kryesorë në këtë garë për goleadorin më të mirë të sezonit.