BREAKING NEWS

Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan
x

Sport

Gara presidenciale tek Barcelona fokusohet tek Mesi, Font premton kthimin e Ksavit në staf

Gara presidenciale tek Barcelona fokusohet tek Mesi, Font premton kthimin e

Verën që shkoi Lionel Mesi kërkonte të largohej me çdo kusht, ndërsa kjo i pamundësohej nga bordi i klubit të Barcelonës. Në fund, ai qëndroi duke e respektuar kontratën që ka deri në qershorin e këtij viti, pa treguar se a do të qëndrojë edhe më tutje apo do të largohet. Brenda kësaj periudhe do të jenë edhe zgjedhjet për president të klubit. Njëri nga kandidatët, Viktor Font ka folur në lidhje me të ardhmen e Lionel Mesit te katalanasit. Në intervistën e dhënë ai duket optimist se argjentinasi nuk do të largohet nëse fitojnë zgjedhjet dhe e arsyeton këtë me projektin që kanë. “Mesi e ka shpjeguar dhe teorikisht ai dëshiron të qëndrojë këtu dhe ta përfundojë karrierën te Barcelona. Para verës, kur ai ishte shumë i mërzitur, ai e ka thënë gjithmonë që kushti më i rëndësishëm për të është të ketë një projekt fitues dhe konkurrues. Ne kemi një projekt fitues dhe konkurrues me njerëz si Ksavi. Lidhja mes Ksavit dhe Mesit ekziston dhe besoj se është një nga arsyet kryesore që garanton se Mesi do të ndihet mirë me projektin tonë dhe do të ketë më shumë mundësi të qëndrojë te Barcelona”, u shpreh Font. Viti 2021 ka nisur mbarë për Barcelonën dhe për Mesin, i cili ka shënuar katër gola në dy paraqitjet e fundit të tij. Nga ana tjetër, zgjedhjet për momentin janë ndërprerë, më saktë janë shtyrë, për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e koronavirusit. Zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës, që ishin planifikuar për në datën 24 janar, janë shtyrë në një afat të pacaktuar, për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi. Pas një mbledhjeje mes qeverisë së Katalonjës dhe përfaqësuesve të klubit “blaugrana” është vendosur që zgjedhjet të mos mbahen më 24 janar, duke qenë se situata me koronaviurusin është shqetësuese dhe rastet e reja vijojnë të shtohen. Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë edhe votimin me postë si një zgjidhje për realizimin sa më shpejt të procesit zgjedhor, por kjo alternativë kërkon edhe ndryshime në statutin e klubit, që nuk parashikon këtë formë votimi. Klubi i Barcelonës aktualisht drejtohet nga presidenti i përkohshëm Carlos Tusquets, i cili mori këtë pozicion në muajin tetor, pak ditë pasi ish presidenti Josep Bartomeu dha dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin me referendum. Prej pak ditësh kandidatët për të marrë presidencën e klubit katalanas, kanë grumbulluar firmat e nevojshme për të garuar dhe kanë nisur edhe fushatën elektorale, që pritet të ndërpritet për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve. Ndërkohë, ende mbetet e paqartë Ende mbetet e paqartë nëse Lionel Mesi do të jetë në gjendje të paraqitet në finalen e së dielës në Superkupën e Spanjës kundër Athletik Bilbaon. Argjentinasi humbi seancën stërvitore të Barcelonës sot, çka bëri të rriteshin zërat se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen finale pas dy ditëve. Mesi nuk luajti në fitoren e së mërkurës ndaj Real Sociedadit dhe është e vështirë të dihet nëse Ronald Kuman do ta rrezikojë atë në finale. Është planifikuar një tjetër seancë stërvitore për nesër, e cila do të jetë përcaktuese për fatin e Mesit në këtë finale.