BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x

Sport

Garë e çmendur në Azerbajxhan, fiton Perez pas “djegies” së pretendentëve

Garë e çmendur në Azerbajxhan, fiton Perez pas

Hamilton rrëshqiti dhe përfundoi në vend të 16-të, kurse Vershtapenit i shpërtheu goma dhe nga vendi i parë doli jashtë gare. Triumfon në fund Perez, në podium edhe Vetel

Garat e Formula 1 për këtë sezon marrin një kthesë të fortë dhe hapin një kapitull të ri. Të paktën kjo përshtypje është pas garës së djeshme të zhvilluar në Azerbajxhan, e cila rezultoi të ishte një nga më spektakolaret, jo për xhirot e shpejta e as për rivalitetin në pistë, por se pretendentët e garës u vetëdogjën, dikush nga përplasja e dikush nga rrëshqitja e ca të tjerë nga keqmenaxhimi prej skuderive. Kjo garë ishte vërtet sensacionale, sepse u kujtoi të gjithëve se në Formula 1 ka të papritura të tilla ku edhe një pretendent si Luis Hamilton, dominues i garës për një pjesë të madhe të saj, rrëshqet në një segment të pistës e përfundon në vendet e fundit, duke mos pasur mundësi rikuperimi e as stafi nuk arriti ta ndihmojë për të rikuperuar pozicionet pas pit-stopit. Kurse Maks Vershtapen, risia e bukur e këtij edicioni e njëherësh udhëheqës me pikë i kampionatit deri tani, po e dominonte garën e Azerbajxhanit deri në fund, por pikërisht në momentin më të mirë të tij i dëmtohet goma, humbet ekuilibrin e përplaset, duke e lënë në lot pistën dhe duke humbur një shans të thellonte epërsinë. E thënë ndryshe, dalja “out” e pretendentëve për fitore në garën azere, bëri që fitues i vërtetë të ishte ai që kuotohej më pak. Pra, në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit triumfon Serxhio Perez. e analizuar në detaje duhet thënë se ishte një garë e çmendur në Baku në një pistë ku ndodhën shumë të papritura me dy kryesuesit e klasifikimit të përgjithshëm Max Vershtapen dhe Leëis Hamilton që nuk arritën ta mbyllnin garën në zonën e pikëve. Për Red Bullin e Sergio Perez kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon dhe e dyta në karrierë. Në Azerbajxhan, Leklerk e nisi i pari garën, por u parakalua shpejt nga Hamilton dhe Verstapen, me makinat që treguan diferenca të mëdha në shpejtësi dhe qëndrueshmëri. Kampioni i Botës në fuqi e mbajti vendin e parë deri në momentin e pit-stopit, kur mekanikët e lanë në baltë. Mbi 4 sekonda iu desh skuadrës për të ndërruar gomat e anglezit, me ata të “Red Bull”, që mbyllën gjithçka në 1.9 sekonda te makina e Vershtapen dhe i dhanë mundësinë holandezit të marrë kreun. Gjithçka perfekte për Verstapen deri në xhiron e 48-të, kur në mënyrë të papritur njëra nga gomat e pasme shpërtheu dhe piloti i “Red Bull”-it u përplas me barrierat e pistës pasi humbi kontrollin e makinës, duke lënë garën plot nerva. Një xhiro më pas, në të 49-tën, e njëjta gjë ndodhi me Lance Stroll, makina e të cilit pësoi dëme të mëdha dhe bllokoi edhe pistën. Komisarët e garës, të shqetësuar për shpërthimin e gomave urdhëruan ndërprerjen e garës. Pas më shumë se 30 minutave u vendos rikthimi në pistë, me Hamilton që në atë moment renditej pas pilotit te Red Bull, Sergio Perez. Gjithçka nisi nga vendet e startit dhe Hamilton sulmoi direkt “Red Bullin” e vendit të parë, por në kthesën pas pjesës së drejtë nuk frenoi dot dhe shkoi drejt, duke rrëshqitur në vendin e 16-të. Perez në xhiron e mbetur nuk e la kryesimin dhe mundi të fitojë garën. Në vendin e dytë u rendit një ish-ferrarist: Sebastian Vettel me Aston Martin, që u gjend aty falë largimeve të kryesuesve. Podiumin e plotësoi Pierre Gasly me “Alpha Tauri”. Pas 6 garave të para të këtij sezoni klasifikimi i përgjithshëm kryesohet nga Maks Vershtapen me 105 pikë i ndjekur nga Ljuis Hamilton me 101 pikë dhe Serxhio Perez me 69 pikë.