BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Sport

Garë e ethshme e Sitit për Haland, sheikët gati të paguajnë 75 mln eurot e klauzolës që në janar

Garë e ethshme e Sitit për Haland, sheikët gati të

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer me fanellën e Borusias së Dortmundit dhe është në listën e dëshirave të shumë klubeve të mëdha europiane

Trajneri Pep Guardiola nuk ka mundur të fitojë UEFA Champions League që kur u largua nga Barcelona. Edhe pse ka drejtuar gjatë këtyre viteve klube si Bajerni i Mynihut apo Mançester Siti ai nuk ia ka dalë ta përsërisë suksesin që pati me blaugrana. Gjithsesi, aktualisht ai drejton një prej skuadrave më cilësore të viteve të fundit, një skuadër “yjesh”, e cila ka në përbërje disa prej lojtarëve më të mëdhenj në botë për momentin. Por edhe kaq nuk mjafton, prandaj ai ka hedhur sytë në ligat e tjera të mëdha për të marrë ndonjë element që bën diferencën dhe yllin e ri duket se e ka gjetur në Bundesligë dhe me sa duket bëhet fjalë për Erling Haland, lojtar që në dy sezonet e fundit ka tejkaluar pritshmëritë dhe konsiderohet si e ardhme e futbollit botëror, lojtar që ka të dhëna të shkëlqyera sportive. Në fakt, përpjekjet e Mançester Sitit verën e kaluar për të blerë Herri Kejn rezultuan të pasuksesshme. Presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, rezistoi me të gjitha mënyrat, duke e detyruar sulmuesin e “Tre Luanëve” të pranonte qëndrimin në Londër. Tashmë “qytetarët” kanë ndryshuar objektiv dhe, nga sa mësohet nga mediet angleze, Pep Guardiola do të hidhet në sulm për Erling Haaland të Borusias së Dortmundit. Guardiola ka nevojë për një numër “9” pas largimit të Serxhio Aguerros. Spanjolli e ka të qartë se afrimi i mundshëm i gjigantit norvegjez do ta çonte ekipin e tij në një dimension tjetër. Për këtë arsye, drejtuesit e Sitit kanë ndërmend të nisin bisedimet me Mino Raiolën në muajin janar, për të realizuar blerjen e Halandit, që verën e ardhshme mund të largohet për 75 milionë euro, shifër kjo e përcaktuar si klauzolë në kontratën me verdhezinjtë. Nënshkrimi i norvegjezit do të nënkuptonte gjithashtu “vrasjen e dy zogjve me një gur”. Firma me sulmuesin e Dortmundit mund të shtyjë Rahim Sterling që të firmosë rinovimin e kontratës, e cila i skadon në verë të vitit 2023. Klubi dhe lojtari janë në negociata për të vijuar bashkëpunimin, por anglezi nuk është i kënaqur me minutat e tij në fushë. Mbërritja e një numri “9” do të kthente rëndësinë e tij në skemat e Guardiolës, pikërisht atë rëndësi që Sterling ka te “Tre Luanët” me Harri Kejn si “pykë”. Vlera e 26-vjeçarit është rritur në 90 milionë euro, sipas të dhënave të “Transfermarkt”. Nëse nuk do të rinovojë kontratën, “qytetarët” mund ta shesin verën e ardhshme për të mos e lënë të largohet e parametër zero. Gjithçka duket e hapur, për më tepër që trajneri Pep Guardiola nuk resht së kërkuari sa më shumë lojtarë cilësorë për Sitin.