BREAKING NEWS

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/
x

Sport

Garë katërshe për titullin, “xholin” do ta bëjë Laçi, i cili ka në dorë fatet e sezonit

Garë katërshe për titullin, “xholin” do ta

Kategoria Superiore ka luajtur më shumë se gjysmën e ndeshjeve të saj për këtë sezon dhe është përcaktuar pak a shumë grupi i skuadrave që do të rivalizojnë deri në fund për titullin. Me sa kuptohet nga statistikat dhe pozicionet në tabelën e renditjes, këtë sezon do të kemi një garë katërshe për titullin, ku janë përfshirë Vllaznia kryesuese, Partizani i vendit të dytë, Laçi dhe Teuta që ndajnë vendet 3 dhe 4. Padyshim që ndryshimet në pikavarazh nuk janë të mëdha dhe ngushtimi i diferencës me Vllazninë kryesuese që një muaj më parë udhëhiqte me 9 pikë diferencë (tashmë në vetëm 3 pikë), tregojnë se situata po bëhet më e ndezur dhe ethet e titullit kanë prekur një numër të madh ekipesh. Është rritur “oreksi” edhe për ekipet e Teutës dhe Laçit që nuk kanë qenë favorite, por javët e fundit kanë pasur një ecuri të mirë dhe janë afruar ndjeshëm në renditje, duke u dhënë shpresë tifozëve të tyre se mund t’ia dalin. Në analizat e ndryshme rezulton se skuadra që do të përcaktojë titullin do të jetë Laçi, e cila shihet si “mace e zezë” për skuadrat e Superiores. Kurbinasit kanë një grup të mirë dhe cilësor dhe janë të aftë të fitojnë ndaj skuadrave që pretendojnë. Madje këtë rol Laçi e ka luajtur edhe në sezonet e kaluara, duke ia dalë mbanë me sukses të fitojë një vend në Europë e të ruajë profil të lartë rivaliteti si dhe të shesë lojtarë cilësorë që i kanë mbajtur të forta arkat e klubit kurbinas. Me pak fjalë, edhe këtë edicion “xholi” i Superiores do të jetë Laçi, pasi ka grupin dhe pozitat që i mundësojnë të përcaktojë ritmin e skuadrave rivale. Pra Laçi vetë është pretendent por jo sa të tjerët, por kurbinasit kanë aftësinë të përcaktojnë se cili prej rivalëve të tjerë do të jetë fitues i titullit.

Cungu: Vllaznia më zhgënjeu, Partizani e Laçi janë ani pretendentë

Nuk janë të paktë teknikët dhe opinionistët që e shohin Laçin si “xholin” e Superiores. Por me një ndryshim, që askush nuk e përdor, përkundrazi, përdoret për vete ky ekip, aq sa përcakton jo vetëm objektivat e veta në sezon, por edhe të skuadrave të tjera dhe kjo i ka dhënë ekipit kurbinas një imazh shumë pozitiv. Menaxhimi është tejet efikas dhe Laçi kështu ka mbijetuar prej shumë e shumë vitesh në elitë. Ndërkohë, duke folur në media për ndeshjet e javës që lamë pas, trajneri i njohur i Superiores, Armand Cungu, u shpreh se pas humbjes së fundit Vllaznia nuk mund të shihet më pretendente, ndërsa etiketoi Partizanin dhe Laçin si skuadra me më shumë shanse për titullin. “Isha në stadium në Shkodër. Përveç rezultatit, prita diçka tjetër. Ishte ndeshje e dobët, e mefshte nga të dy ekipet. Tirana ishte më e qartë në veprimet sulmuese edhe më saktësisht në veprimet individuale të lojtarëve që i fituan ndeshjen asaj. Vllaznia nuk ka forcë, impulsin për të vënë në rrezik kundërshtarin. Kjo është problematika kryesore. Në momentin që Vllaznia filloi të gabojë kam frikë se tashmë mund të ketë ngërç psikologjik sa i përket presionit se nuk e ka stofin e ekipeve si Laçi, Partizani, Kukësi, Tirana apo Teuta. Kjo është diçka që rëndon pak Vllazninë. Partizani-Laçi ishte ndeshja më e bukur e kampionatit, dy ekipet më në formë dhe më të bukura. Ishte ndeshje që mund ta fitonte secili ekip, e rëndësishme ishte që pamë futboll të bukur”, theksoi Cungu. Më pas ai foli për kurbinasit që i cilësoi si pretendentë kryesorë për titull. “Më vjen shumë mirë për Laçin se është ekip që kam punuar një vit me të, Kam pengjet e mia, që te eliminimi në Europë, nuk është e lehtë ta harrosh. Kam edhe peng që nuk pati durim më të madh për të vazhduar rrugën bashkë se jam i bindur se ekipi ka pasur brumin dhe kisha bindje që do të ishte pretendent. Por vazhdoj të mbes i palëkundur që Laçi është pretendenti kryesor për të dalë kampion. Në këto momente që flasin e kam të vështirë për ta kapërdirë si shkodran, por profesionalisht e shoh Laçin shumë më afër titullit se ekipet e tjera, e Partizanin po ashtu. Por të parin Laçin”, shtoi ndër të tjera Cungu.