BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Gasperini kërkon “gjak të ri” te Atalanta, drejtuesit studiojnë Armando Brojën

Gasperini kërkon “gjak të ri” te Atalanta, drejtuesit

E ardhmja e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja mund të marrë një drejtim akoma më të mirë edhe nëse nuk luan sezonin e ri me Çelsin. Sipas mediave italiane, futbollisti i “Bluve” po studiohet nga drejtuesit e Atalantës nëse plotëson kushtet për të qenë golashënuesi i duhur për bergameskët. Nga ana tjetër, edhe Napoli e ka ndjekur me vëmendje sulmuesin kuqezi. “Të kaltrit” nuk pranojnë ta shesin sulmuesin kryesor, nigerianin Viktor Osimhen për më pak se 100 milionë euro. Mediat italiane shkruajnë se nëse drejtuesit e klubit napolitan pranojnë ta sheshin Osimhen, nuk kanë në plan  ta zëvendësojnë me 20-vjeçarin Broja. Osimhen është një lojtar i shpejtë që lëviz shumë me topin, ndërsa Broja është lojtar që shfrytëzon më së miri lartësinë dhe forcën.

Mbyllet kapitulli i bukur 5-vjeçar i Atalantës në Europë, Gasperini do revolucion
Pas 5 vitesh radhazi pjesëmarrje në kompeticionet e klubeve europiane, Atalanta e mbylli sezonin  e fundit në vendin e tetë në Serinë A duke humbur kështu të drejtën për të luajtur sërish në kupat europiane. Në këtë situatë, pas 5 vitesh mjaft mbresëlënëse te bergameskët duke u kthyer në 4 skuadrat më të forta të Italisë, ka ardhur koha që skuadrat të rinovohet dhe revolucionarizohet. Tekniku Xhan Piero Gasperini kërkon mbështetjen dhe ndërhyrjen e drejtuesve të klubit italian në merkato për të sjellë emrat e duhur që mund të garantojnë nisjen e një kapitulli të ri në faqen e historisë së Atalantës.
Rikthehet te Çelsi, ku do të luajë këtë sezon Broja?
Vitin e kaluar, pasi mbylli huazimin te holandezët e Viteses, numri 9 i kombëtares sonë firmosi kontratë 5-vjeçare me ish-kampionët e Europës në sezonin 2020/2021 Çelsin. Ai ka zhvilluar dy sezone të plota si futbollist me ekipet e para; përkatësisht në 2020/2021 me Vitesen në kampionatin holandez ku shënoi 11 gola në 34 ndeshje. Sezonin tjetër drejtuesit e Çeslit menduan se Broja kishte ende nevojë për t’u rritur profesionalisht si futbollist dhe u huazua  te Sauthemptoni. Pavarësisht paraqitjeve pozitive nga fillimi i sezonit në Premier Ligë, forma e Brojës ra në mesin e sezonit edhe për shkak dëmtimi. Tashmë, ai duhet të kthehet te Çelsi për të pritur verdiktin e radhës për karrierën e vet. Aktivizimet te Sauthemptoni i dhanë të drejtën të aktivizohej dhe me Kombëtaren, ku ka realizuar deri tani 4 gola në 14 ndeshje, dy prej tyre janë golat  e fitoreve ndaj Hugarisë në kualifikueset për Botërorin “Katar 2022”. Ndaj tij janë rritur shumë pritshmëritë te tifozët dhe mediat shqiptarë që pas dy golave ndaj Hungarisë vitin e kaluar, pasi po konsiderohet si sulmuesi më i mirë që ka pasur kombëtarja jonë ndonjëherë. Megjithatë, kritikët e tij kanë kërkuar që Broja të shmangë euforinë dhe joshjen nga komplimentet e shumta dhe të jetë më bashkëpunues në fushën e lojës me shokët e skuadrës.