BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Sport

Gatuzo ka punuar mirë, Napoli i zgjat kontratën me dy vjet të tjera

Gatuzo ka punuar mirë, Napoli i zgjat kontratën me dy vjet të

Napoli është një prej skuadrave pretendente për titull në Serie A italiane, duke qenë një ekip me bazament të mirë, me një grup të konfirmuar dhe me prurje të reja që mund të bëjnë diferencë. Starti këtë edicion ka qenë i mirë dhe meritat për këtë duket se i ka marrë trajneri, i cili, pasi la pas një sezon të vështirë në të gjitha aspektet, duket se e ka nisur me potencë të madhe edicionin e ri. Dhe Napoli shihet një pretendent në kampionat, por njëherësh dhe favorit për të fituar Ligën e Europës, aktivitet ku militojnë disa skuadra italiane. Në fakt, Napoli është në grup me Alkmarin, me të cilin humbi duelin e parë në grup, Real Sociedadin spanjoll dhe Rijekën kroate. Shpresohet më e mira. Ndërkohë, drejtuesit e Napolit janë shumë të kënaqur me punën që po bën trajneri Ivan Xhenaro Gatuzo dhe janë gati t’i rinovojnë kontratën, pasi ajo aktualja përfundon në qershor të vitit 2021. Ka qenë vetë Drejtori Sportiv Xhiuntoli ai që ka zbuluar se negociatat kanë shkuar mirë dhe se vullneti i palëve është që të vijojnë së bashku, por pa dhënë një datë se kur do të firmoset kontrata e re. “Nuk kemi problem me Gatuzon, pasi ai dëshiron të qëndrojë dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën që po bën. Kur të gjithë palët kanë vullnetin maksimal për të vazhduar së bashku, edhe negociatat janë më të lehta”, u shpreh Xhiuntoli. Megjithatë mediat italiane kanë raportuar sot se tashmë është arritur marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit mes Napolit e Gatuzos deri në verën e 2023-shit, me klubin e De Laurentis që ka ruajtur edhe opsionin e rinovimit për një vit më tepër. Kontrata e re pritet të firmoset para Krishtlindjeve dhe Gatuzo do të përfitojë një pagë prej 1.9 milionë eurosh në sezon, plus bonuset në lidhje me ecurinë, të cilat mund ta çojnë në minimalisht 2.5 milionë euro. Ndërkohë, Napoli ka probleme me koronavirusion, pasi janë konfirmuar disa raste pozitive. Në fakt, Napoli ishte një nga klubet e prekura nga COVID-19, teksa trajneri Xhenaro Gatuzo hasi në vështirësi për të bërë formacionin duke qenë se bëhej fjalë lojtarë si Zielinski dhe Elmas, të cilët nuk i shpëtuan infektimit dhe duhej të qëndronin në karantinë. Por, së fundmi ka zhvillime pozitive rreth anës shëndetësore të futbollistëve teksa bëhet e ditur se ata e kanë kaluar COVID-19, e tashmë mund të jenë të gatshëm për t’u vënë në dispozicion të skuadrës. Mirëpo, kjo do të bëhet pas sfidës së kësaj fundjave, duke qenë se tashmë Zielinski dhe Elmas do t’i nënshtrohen testeve mjekësore për të parë gjendjen, ndërsa kanë nevojë edhe për disa ditë stërvitje me grupin pasi edhe pse janë stërvitur në mënyrë individuale, sërish kanë mbetur pak mbrapa sa i përket formës. Mbetet të shihet gjendja e secilit futbollist, ndërkohë që vijojnë të bëhen teste të vazhdueshme. Napoli është treguar mjaft radikal ndaj kovidit, pasi ka refuzuar shpesh të luajë ndaj skuadrave që kanë të infektuar në gjirin e tyre, por me sa duket ditët e fundit vetë lojtarët e Napolit i ka kapur masivisht infektimi me covid-19.