BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Gatuzo “ringjall” Hysajn tek Napoli, “EuroSport”: Mbrojtësi shqiptar “futi në xhep” Ronaldon e Dibalën

Gatuzo “ringjall” Hysajn tek Napoli, “EuroSport”:

Lojtarët e Kombëtares kuqezi patën një paraqitje të mirë në fundjavën që lamë pas, ku një pjesë prej tyre arritën të rreshtohen edhe në 11-shet e javës në kampionatet respektive ku aktivizohen. Duhet thënë se në kampionatin italian vëmendja ishte përqendruar tek portieri Thomas Strakosha, që ishte titullar dhe shtyllë e fortë e Lacios në derbin kundër Romës, si dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili luajti titullar me Napolin në fitoren 2-1 ndaj Juventusit e ku për herë të parë pas shumë e shumë muajsh, Hysaj ia doli të jetë në qendër të vëmendjes për cilësinë e performancës së tij, pasi “futi në xhep” dy lojtarë shumë cilësorë të sulmit juventin, Kristiano Ronaldon dhe Paulo Dibalën. Jo vetëm fitore por Hysaj korri dhe një triumf personal, pasi bëri një ndeshje që mediat sportive italiane e konsideruan në nivel maksimal dhe tepër të saktë, nga ato performanca që Hysajt i kishin munguar prej shumë kohësh. Edhe sa i takon ndeshjes në tërësi, të kaltrit e trajnerit Xhenaro Gatuzo ishin më të motivuar në fushë, ndërsa për 90 minuta të plota, sic thamë, u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares, Hysaj.“Shqiptari ishte autor i një paraqitje pozitive, edhe pse kishte një nga detyrat më të vështira, atë të markimit të Ronaldos. Megjithatë, mbrojtësi e përballoi sfidën me sukses”, shkruajnë mediumet sportive italiane. Por kjo paraqitje e mirë e Hysajt pasqyrohet edhe te vlerësimet nga gjiganti mediatik “Eurosport”, që dha një vlerësim inkurajues e me tone pozitive pas ndeshjes për kapitenin e përfaqësueses së Shqipërisë. 25-vjeçari shqiptar është vlerësuar me notën 6.5, madje sipas “Eurosport” paraqitja e Hysajt ishte më shumë se bindëse. “Hysaj, 6.5, ishte bindës në tërësinë e vet në lojë. Redukton shumë lëvizjet e Ronaldos dhe Dibalës, shpeshherë gjatë ndeshjes mbyll edhe hapësirat në qendër. Ishte i saktë dhe i qëndrueshëm në lojën e tij, një nga paraqitjet më të mira”, shkruhej për paraqitjen e Hysajt nga “Eurosport”.

Qëndrimi tek Napoli dhe e ardhmja në Kombëtare

Mbrojtësi duket se ka lënë pas situatën e vështirë me ish-trajnerin Ançeloti dhe me Gatuzon në stol është kthyer ai i ditëve më të mira dhe tashmë janë larguar edhe zërat që e shihnin larg Napolit. Sipas mediave italiane, pas kësaj paraqitjeje dhe besimit që po i jep Gatuzo, ka gjasa që Hysaj të mos largohet më nga Napoli, pasi trajneri e ka pikasur si lojtarë të nevojshëm e madje i ka bërë vend në formacionin titullar, gjë që nuk ndodhte prej një viti. Ndërkohë, Hysaj vijon të mbetet pikë referimi në Kombëtare, lidhur me faktin se ai luan në një pozicion të mbrojtjes që nuk ka shumë alternativa cilësore, më saktë nuk ka më të mirë sesa ai. Prej disa vitesh shkodrani është kthyer në “Zot” i mbrojtjes në krahun e djathtë dhe me çdo trajner, zgjedhja e tij në formacionin titullar nuk është vënë në diskutim. Nga ana tjetër, Hysaj është kapiten i kuqezinjve dhe i shkon shiriti i kapitenit. Lojtarët, pra shokët, e duan dhe trajnerët që vijnë në krye të grupit e shohin si liderin e vërtetë të Kombëtares.

Që pas tërheqjes së Lorik Canës, asnjë futbollist tjetër nuk ka krijuar kaq autoritet sa Hysaj për të mbajtur shiritin e kapitenit të përfaqësueses. Në këto kushte, Hysaj mbetet lojtar i rëndësishëm për ekipin kombëtar dhe këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri Edi Reja, i cili i ka besuar edhe atëherë kur qëndronte në stol tek Napoli, ndërsa tani do ta ketë më të lehtë, pasi mbrojtësi nën Gatuzon është “ringjallur” dhe është kthyer të luajë titullar me napolitanët. Me terma sportivë, duket një kapërcim i madh për Hysajn, pasi dy javë më parë kritikohej për paraqitjen me oshilacione, ndërsa në fundjavën që lamë pas ai “futi në xhep” Ronaldon e Dibalën, duke ndihmuar Napolin të fitojë ndeshjen ndaj Juventusit me shifrat 2-1.