BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Sport

Gaz Demi e Refik Halili paralajmërojnë derbin në “Air Albania”, vendimi në dorë të FSHF

Gaz Demi e Refik Halili paralajmërojnë derbin në “Air

Derbi kryeqytetas Partizani-Tirana, në kuadër të fazës së dytë, ka shumë mundësi të luhet në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, pra në “Air Albania”. Madje mësohet se Partizani e ka depozituar kërkesën për ta luajtur ndeshjen me Tiranën pikërisht në këtë stadium dhe beson se impianti i plotëson kushtet dhe është gati ta presë ndeshjen e parë të kampionatit, për më tepër një derbi. “Qemal Stafa” mund të ringjallet nën atmosferën elektrizuese të tifozerisë së kuqe dhe asaj bardheblu dhe për këtë duket se bien dakord edhe presidentët e të dyja skuadrave, respektivisht Gazmend Demi i Partizanit dhe Refik Halili i Tiranës. Në një prononcim të tyre për “Rtsh Sport”, vihet në pah fakti se “Air Albania” do të ishte zgjedhje ideale për zhvillimin e derbit të fazës së dytë, ku të kuqtë janë pritës. Ky derbi vjen në kuadër të javës së 15-të, pra do të luhet në javën e parë të dhjetorit (parashikuar më 4 dhjetor). I pyetur që pas Kombëtares stadiumi i ri mund të “ndizet” nga një duel derbi mes Partizanit e Tiranës, presidenti i të kuqve, Gaz Demi, tha se derbet gjithmonë i kanë ndezur stadiumet, përfshi dhe ish-“Qemal Stafën”. Madje Demi e Halili e besojnë se derbi do të luhet pikërisht në këtë stadium, pra në “Air Albania”. “Jo vetëm e mendoj por e besoj se gjithmonë derbi e ka ndezur edhe stadiumin e mëparshëm “Qemal Stafa”, theksoi Demi. Kurse Halili u përgjigj: “Për mua derbi i kryeqytetit është derbi më i bukur në botë, kështu që mendoj se ai stadium do t’i shkojë shumë për shtat dhe do të jetë një gjë shumë e mirë dhe që ai të zhvillohet në atë stadium. Unë besoj se do të zhvillohet aty”. Kuptohet, derbi mund të luhet edhe në “Selman Stërmasi”, por impianti ka pasur ca “shqetësime” në tapet ditët e fundit, kështu që impianti i ri është zgjidhje më e mirë. “Edhe sikur fusha të mos ketë probleme, jo vetëm unë, por të gjithë, si Tirana, ashtu edhe FSHF do të jetë e lumtur që derbi të luhet atje. E pashë që është gati, patjetër që do të zhvillohet atje”, thekson Demi, duke e bërë fakt të kryer luajtjen e derbit në “Air Albania”, pra në stadiumin e ri. “Në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ fusha nuk është në gjendje të keqe, por për rëndësinë që ka derbi dhe kërkesës që është shumë më e madhe nga tifozeria për të qenë e pranishme, pse të mos zhvillohet në atë stadium”, shprehet presidenti i Tiranës, Halili. Më pas vjen komenti i dy presidentëve për ditën dhe orarin e zhvillimit të ndeshjes, ku të dy liderët e klubeve rivale në kryeqytet dëshirojnë të luhet ditën e dielë, ku njerëzit kanë më shumë shanse të mbushin stadiumin. “Këto nuk i vendos unë, normalisht të diskutojnë drejtuesit tonë meqë jemi organizatorë, të jetë dakord edhe Tirana. Mendoj se do të ketë dashamirësi për t’u bërë në fundjavë. Por edhe nëse bëhet të mërkurën, ndeshja është në darkë e nuk është problem”, nënvizoi presidenti i të kuqve, Gazmend Demi. I të njëjtës linjë është dhe Halili i Tiranës, që shprehet: “Dua t’u shkojmë për shtat tifozëve. Nëse është e mundur, do të isha dakord që të ishte në një ditë pushimi ku mund të ketë më të pranishëm në stadium.” në fund të dy presidentët flasin për rezultatin, ku Demi shpreson të ruhet linja e viteve të fundit, ndërsa Halili shpreson që stadiumi i ri të kthejë fitoret tek Tirana. “Në këto vite kemi qenë fituesit, shpresoj prapë të jemi fitues. Më bëhet qejfi që këtë vit të dy skuadrat janë rivalizuese për titull. Për mua të jetë “Fair Play”, kuptohet që dëshirë kam të fitojë ekipi im”, përfundoi Demi. Por Halili është me më pak fjalë, duke uruar që ky derbi të shënojë kthesën e madhe. “Dua të flas për ndeshjet e radhës dhe si e tillë do t’i vijë radha edhe ndeshjes me Partizanin, shpresojmë të bëjmë kthesën”, shtoi Halili.

Adriatik BALLA