BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x

Sport

Gaz Demi i ktheu Partizanit dinjitetin, kompleksi do të certifikohet nga UEFA

Gaz Demi i ktheu Partizanit dinjitetin, kompleksi do të certifikohet nga

Pasi u shkatërruan ambientet e klubit të mëparshëm, dhjetëra ekipe të Partizanit në futboll e në shumë sporte të tjera pësuan krizë të rëndë dhe shumë disiplina u mbyllën. Partizani vijoi të mbajë vetëm stemën dhe emrin e mirë, por i degdisur sa andej-këndej në kërkim të terreneve për stërvitje dhe në mëshirë të fatit në aspektin financiar. Por klubin e futbollit do ta shpëtonte një dashamirës. Ai ishte Gazment Demi, njeriu që mori një Partizan të plagosur e thuajse të vdekur, për ta rikthyer në elitë, për të fituar me të titullin kampion në vitin 2019, për të bërë zap rivalin e vjetër, Tiranën, por edhe për ta mbajtur skuadrën e kuqe në top-renditje, duke marrë pjesë kështu në kupat e Europës. Por Demi nuk do të ndalej me kaq. Premtimet e tij ishin për t’i dhënë Partizanit një shtëpi dhe pas shumë përpjekjeve, më në fund Partizani e ka shtëpinë e tij, një kompleks sportiv modern, me gjithçka i duhet, në lindje të Tiranës, pranë vendit të quajtur “Rrapi i Treshit” në Tufinë. Është modern, i kompletuar, i certifikuar që tani nga Federata Shqiptare e Futbollit për stërvitje dhe për ndeshje të ekipeve të moshave, por i planifikuar për të pritur edhe ndeshje ndërkombëtare të Partizanit në të ardhmen.

Investim 10 milionë euro si kompleks privat sportiv

Diktatura investonte në sport dhe ishin investime shtetërore, por në këta 30 vjet demokraci askush nuk kishte guxuar të ndërtonte një kompleks sportiv me paratë e xhepit. Këtë e ka mundësuar deri tani vetëm Gazment Demi. Ai e mori klubin e Partizanit vetëm si stemë, por tani, pas 8 vitesh, të kuqtë mund të krenohen se qëndrojnë ndër ekipet e kreut. Nëse punimet ecin sipas parashikimeve, në shtator e prapa Partizani mund të zhvillojë ndeshjet e tij në kompleksin e ri sportiv, i vlerësuar që tani të jetë një prej më modernëve në Ballkan. I përmban të gjitha: stadiumi, fusha stërvitore, hoteli akomodues, palestrat, ambientet ndihmëse, parkingu gjigant, muzeu i çmuar i klubit dhe shumë funksione të tjera, që do të sjellin një dimension të ri zhvillimi (dhe jo vetëm sportiv) në këndin verilindor të qytetit të Tiranës, por edhe për vetë zonën. Kompleksi që ka kushtuar afro 10 milionë euro, do të jetë i parametrave ndërkombëtar dhe në varësi të standardeve që ka në çdo element, do të marrë në muajt në vijim edhe certifikimin nga UEFA dhe FIFA.

Si e shkatërroi Berisha kompleksin e dikurshëm të Partizanit!

Vite më parë, ish-kryeministri Sali Berisha, me një të rënë të lapsit, shkatërroi një prej komplekseve sportivë më të mëdhenj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, kompleksin e klubit Partizani, duke hedhur në rrugë sportistët, trajnerët dhe figurat e shumta e të ndritura të klubit të kuq, e bashkë me ta duke vënë në pikëpyetje historinë e lavdishme të klubit sportiv më të madh shqiptar. Jo vetëm e shkatërroi, por territori ku shtrihej klubi pranë “fushës së Aviacionit” në Laprakë, iu dha “pronarëve” e ku përfitues ishin familjarët e ish-kryeministrit, një çështje që shkoi edhe në gjyq dhe përbën një prej skandaleve më të mëdha të qeverisë “Berisha” dhe damkën e madhe antisportive të njeriut që prej afro një viti, ndodhet në listën e zezë të SHBA-së si minues i demokracisë, i përfshirë në korrupsion dhe i shpallur “non-grata” nga SHBA. Mjafton të kujtohet vetëm klubi Partizani dhe mjediset e tij, sipas shumë analistëve dhe ekspertëve, për të vërtetuar gjëmën e madhe që i shkaktoi Berisha sportit shqiptar e veçmas klubit historik të Partizanit.

Gaz Demi i ktheu Partizanit dinjitetin, kompleksi do të certifikohet nga