BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë, policia jep detajet e para

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia
x

Sport

Gazzetta dello Sport”: Kumbulla i Shqipërisë është fenomen, tetori muaji i tij i suksesit

Gazzetta dello Sport”: Kumbulla i Shqipërisë është

Të paktë janë lojtarët shqiptarë që në moshën e tij kanë një shpërthim të tillë të denjë për futbollistët më cilësorë në Europë. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, 20 vjeçarin me origjinë shqiptare, fëmijë i dy prindërve të emigruar nga malësia e Madhe në Itali, i lindur atje, por që përfaqëson ngjyrat kuqezi të origjinës së tij. Marash Kumbulla është sot lojtari për të cilin shkruan në faqe të parë çdo media sportive në Itali, sidomos pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Ligën e Europës dhe në duelin klasik Milan-Roma. Edhe pse ka vetëm një muaj në radhët e verdhekuqve romanë, Kumbulla ia ka dalë të sigurojë një vend titullari e me lojën dhe golat e tij po ndihmon Romën të marrë rezultatet e duhura.

Qëndrimi i “Gazzetta Dello Sport”

“Marash Kumbulla është duke fituar edhe Romën. Pasi i mahniti të gjithë në Verona, tashmë mbrojtësi i kombëtares po tregon vlerat e tij edhe me verdhekuqtë teksa pavarësisht se nuk është detyra e tij ka gjetur golin në dy takime radhazi duke i dhuruar italianëve pikë të rëndësishme mes Europës dhe kampionatit. Kështu, e nis shkrimin e saj një nga prestigjiozet e medias italiane, siç është “Gazzeta Dello Sport”, e cila ka analizuar më në detaje 20-vjeçarin duke theksuar se tetori është muaji i tij, teksa shprehen se fokusi i tij është vetëm te futbolli. “Në këtë kohë, një vit më parë, Marash Kumbulla e kishte kuptuar sa e komplikuar ishte Serie A. Në shtatë ndeshje kishte shënuar një gol dhe kishte marrë një karton të kuq. Sapo ishte futur në botën e të rriturve. Sot, e ka kuptuar edhe sa e komplikuar është të bësh një kapërcim nga një qytet i vogël si Verona në një metropol si Roma, edhe pse ai po e menaxhon në mënyrën më të mirë. Ndërkaq, në fushë, ai nuk dorëzohet edhe pas një gabimi (siç ishte në rastin e golit të Ibrës), ai vazhdon të luajë me siguri dhe me kalimin e minutave i vendos gjërat në rregull. Jashtë fushë ka vendosur të mos humbasë në trafik dhe zhurma, kështu ai ka marrë një shtëpi pesë minuta larg Trigorias (qëndra stërvitore e Romës). Jo ngatërresa për të ardhur në stërvitje, jo ngatërresa për të shkuar në shtëpi. Në moshën 20-vjeçare, ai mendon vetëm për futbollin. Dhe faktet janë në anën e tij, ai tashmë i ka dhënë Romës tre pikë. Dy pikë në ndeshjen ndaj Jang Bojs duke kthyer barazimin në fitore dhe një pikë me Milanin duke kthyer humbjen në barazim. Dy gola në pesë ndeshje, të cilat zbulojnë se përveç mbrojtjes nuk e ka problem të tregojë veten edhe në ofensivë kur nevojitet”, theksohet në analizën që bën gazeta e njohur italiane.

Tetori, muaji i suksesit të Kumbullës

Gazeta e njohur italiane shkruan më tej se djaloshi shqiptar e ka muajin tetr me fat, pasi pikërisht këtë muaj regjistron edhe statistikat më të mira të tij. “Tetori është muaji i tij i preferuar. Një vit më parë ai debutoi me kombëtaren, para pak javëve luajti po me kombëtaren nga minuta e parë dhe në këtë muaj ka shënuar tre gola mes Romës dhe Veronës(shënoi kundër Sampdorias në 2019). Sidoqoftë, Kumbulla nuk kërkon të ndalojë, ai e di se nga e enjtja rikthehet Smolling. Ai, Ibanez dhe Mançini do të luajnë për dy vende, mirëpo edhe anglezi Smolling nuk mund t’i luajë të gjitha ndeshjet. Prandaj duhet të vazhdojë në këtë rrugë, duke limituar gjithsesi gabime në mbrojtje, megjithatë në këtë sens prezenca e Smolling mund ta ndihmojë”, shkruhet më tej në artikull. Nuk ndalet këtu “Gazzetta Dello Sport”, e cila flet dhe për eksperiencën që po fiton djaloshi shqiptar, një eksperiencë që ai po e fiton në një kampionat elitar dhe me një skuadër elitare.  “Edhe pse në moshën 20-vjeçare, djaloshi duket shumë i maturuar ashtu siç tregon edhe autokritika pas ndeshjes me Milanin. “Mund të përmirësohem në shumë aspekte, bëra një gabim që mund ta evitoja, megjithatë për fat e kompesova duke shënuar”, ishin fjalët e Kumbullës. Goli kundër Milanit e bëri ndër katër mbrojtësit e lindur në vitin 2000 që shënon në pesë ligat kryesore të këtij sezoni. Kushedi, nëse në vitin e kaluar kur luante ndeshjet e para mes të mëdhenjve me Veronën, kishte imagjinuar se në 12 muaj do të kishin ndodhur kaq shumë gjëra”, mbyllej përshkrimi për Kumbullën nga prestigjiozja Gazzeta Dello Sport.