Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Gazzetta Dello Sport”: Napoli do të rrisë pagën e Hysajt me 1 mln euro në vit

Postuar: 12/09/2018 - 07:16

 Elseid Hysaj është padyshim lojtari më i mirë i Kombëtares Shqiptare. Ai është potencialisht edhe një prej mbrojtësve më të mirë në Serie A, megjithëse performanca e tij gjatë javëve të fundit nuk ka qenë më e mira dhe në të dy ndeshjet e kombëtares që kuqezinjtë zhvilluan ndaj Izraelit dhe Skocisë, Hysaj nuk la gjurmë pozitive. Si të mos mjaftonin këto, sulmet e kundërshtarëve në të dy rastet drejtoheshin me shumicë në krahun e tij, duke zbuluar se kishte dobësi. Por, ndërsa po merr kritika për performancën në Kombëtare, e sidomos në ndeshjen e fundit me skocezët ku ishte dhe kapiten i grupit, Hysaj po merr lajme të mira nga Italia, atje ku klubi i Napolit po shqyrton mundësinë e rishqyrtimit të kontratës së tij për t’i përmirësuar rrogën. Nuk bëhet fjalë për ndryshime klauzole, megjithëse klauzola e tij prej 50 mln euro mund të ndryshojë, për më shumë para sigurisht, por mbi të gjitha është me interes të theksohet se mediat italiane po lajmërojnë rritjen e pagës së futbollistit shqiptar me të paktën një milion euro në vit. Në fakt, merkatoja e verës ishte shumë e nxehtë për Elseid Hysajn, duke qenë se në drejtim të tij erdhën disa oferta të ndryshme nga klubet më të mëdha europiane, por që në përfundim mendoi që të qëndronte te Napoli. “Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e Napolit po mendojnë t’i rinovojnë kontratë mbrojtësit shqiptar, në mënyrë që ta kenë të paktën edhe për disa vite në skuadër, ose në të kundërt, përfitimet financiare të jenë më të mëdha. Në kontratën e re, parashikohet heqja e klauzolës që arrin në 50 milionë euro dhe rritje progresive e pagës së Hysajt. Aktualisht, shkodrani përfiton 1.6 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re, ai mund të përfitojë 2.6 milionë euro, pa llogaritur këtu edhe bonuset e përfitime të tjera financiare.

Roli i Hysajt te Napoli dhe në Kombëtaren Shqiptare

Hysaj luan në krahun e djathtë të mbrojtjes së Napolit prej disa sezonesh dhe sa kohë e drejtonte ekipin napolitan trajneri Mauricio Sarri e kishte Hysajn zgjedhje të parë. Hap pas hapi mbrojtësi shkodran mori rolin e liderit në këtë pozicion dhe u bë i padiskutueshëm. Madje Hysaj për dy sezone radhazi ka qenë një nga lojtarët me më shumë minuta të luajtura në Serie A, duke qenë protagonist në shumë ndeshje të mëdha të Napolit si në kampionatin italian, ashtu dhe në Champions apo Europa League. Këtë edicion Napoli luan sërish në Champions dhe Hysaj me siguri që do të jetë në fushë në krahun e djathtë të mbrojtjes, por me ikjen e Sarrit pozicioni i tij është vënë në dyshim. Në fakt, trajneri Karlo Ançeloti e la Hysajn në pozicionin e tij në tri ndeshjet e para në kampionat, madje ishte përfolur se shkodrani mund të marrë edhe shiritin e kapitenit, por në ndeshjen e fundit të Napolit Hysaj nuk u paraqit mirë dhe trajneri kritikoi punën e mbrojtjes “në krahun e djathtë”. Edhe pse nuk e përmendi emrin e shqiptarit, Ançeloti iu referua pikërisht Hysajt. Nga ana tjetër, mbrojtësi kuqezi ka përfituar pasi Napoli nuk ka për momentin një mbrojtës alternativ më të mirë, kështu që Hysaj mbetet “Zot” në atë pozicion. Sa i takon pjesëmarrjes së tij në skuadrën kombëtare të Shqipërisë, Hysaj ka të paktën katër vite që luan rregullisht me ngjyrat kuqezi, duke qenë titullar i padiskutuar dhe në Europianin e Francës ishte një prej lojtarëve lider në fushë. Natyrisht, Hysaj ka potencial të madh, por ai duhet të japë më shumë me ngjyrat kuqezi, pasi është lojtar që luan në Serie A, me një prej skuadrave elitare italiane në një nga kampionatet më të forta në futbollin botëror. Këtë rol Hysaj nuk po e merr dot dhe për këtë specialistët kanë ngritur zërin, duke e kritikuar. Prej tij presin shumë të gjithë dhe Hysaj duhet ta kalojë këtë ngërç në skuadrën përfaqësuese./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 08:12

Fabio Capello beson se mungesa e Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në çmimet e FIFA-s tregon mungesë respekti.

Postuar: 25/09/2018 - 07:38

Luka Modriç është lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s.

Postuar: 25/09/2018 - 07:35

Midis Atalantës dhe Etrit Berishës në këtë moment ka një ngërç që duket i vështirë për t’u

Postuar: 25/09/2018 - 07:33

Kukësi po rikonstrukton stadiumin dhe deri sa të ketë impiantin tij në kushte moderne po luan sa

Postuar: 24/09/2018 - 22:56

Në çmimet “THE BEST”, të shpërndara ditën e sotme nga FIFA, kanë votuar edhe trajneri

Postuar: 24/09/2018 - 22:26

 Luka Modriç është futbollisti më i mirë FIFA për vitin 2018.

Postuar: 24/09/2018 - 20:17

Një hetim për financat dhe shpenzimet e klubit gjigant të Francës, Paris Saint-Germain është riha