Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Gazzetta dello Sport” ngre në qiell Strakoshën, Gjimshiti lideri i ri i mbrojtjes kuqezi

Postuar: 14/03/2019 - 07:35

Një nga futbollistët që ka më shumë minuta nga lojtarët e skuadrës përfaqësuese është portieri Thomas Strakosha. Nuk ka lënë thuajse asnjë takim të Lacios pa luajtur, si në kampionat, pra në Serinë A, ashtu dhe në Kupën e Italisë apo dhe në Ligën e Europës. gardiani kuqezi u bënë prej dy vjetësh që mban me fanatizëm rolin e titullarit me Lacion dhe është shndërruar në një nga pikat e forta të skuadrës. I ardhur pa shumë bujë nga Greqia, ku u huazua për një vit tek Salernitana, ku nuk la gjurmë, tani Strakosha jo vetëm është një titullar fiks i Lacios, por me të në portë skuadra e trajnerit Simone Inzagi ka rritur pretendimet e saj dhe falë punës së Strakoshës është bërë një paraqitje e mirë gjatë këtyre tri sezoneve të fundit. Sipas mediave italiane, portieri i Kombëtares Shqiptare, që prej momentit kur u kthye në një titullar, me paraqitjet e tij ka arritur të bindë të gjithë ambientin kryeqytetas për aftësitë, ndërsa në ndeshjen e fundit të kampionatit edhe pse pati një shqetësim fizik, sakrifikoi për të zbritur rregullisht në fushë. Bazuar mbi këtë temë e ka nisur komentin e saj një nga gazetat më të mëdha sportive në Itali, “Gazzeta Dello Sport”, e cila ka vlerësuar si një nga garancitë më të mëdha të skuadrës laciale. “Edhe pse pati një shqetësim nga ndeshja e fundit më Romën, ndërkohë që dhe portieri i dytë i skuadrës ishte gati, sërish Strakosha u rikthye, duke mos humbur asnjë minutë nga ky sezon, njëjtë si vitin e kaluar. Një garanci e besueshmërisë dhe vazhdimësisë. Pikë fikse e formacionit të Inzagit, që pasi e ka njohur në ekipet zinxhirë, nuk hezitoi t’i besonte dhe në Serinë A. Para dy viteve, mori vendin e titullarit, pavarësisht se në ekip ishte Marketi. Strakosha, djali i Fotos, i cili gjithashtu ishte portier, dhe tani përgatitës portierësh te Olimpiakos, ishte një surprizë e bukur, kur zbriti titullar në ndeshjen ndaj Milanit. Ishte pikërisht Inzagi, që i dha besim pas një periudhe “gri” te Salernitana”, thuhej në përshkrimin e “Gazzeta Dello Sport”. Nuk është hera e parë që Strakosha merr një vëmendje të shtuar nga mediat sportive italiane, pasi ai ka peshë specifike në prapavijë, duke qenë shtyllë e skuadrës. Ai luajti ndaj Fiorentinës në fundjavë, në barazimin 1-1, me shpatull të dëmtuar, duke sakrifikuar për ekipin dhe ky përkushtim dhe sakrificë nuk kaloi pa bërë bujë në shtypin sportiv elitar në vendin fqinj. Të gjithë besojnë në aftësitë e Strakoshës, përfshi dhe trajnerin e Kombëtares Kristian Panuçi, i cili do ta ketë futbollistin në objektivat e tij për dy ndeshjet e radhës, jo vetëm nga forma e mirë që po kalon, por edhe se Strakosha është lojtari me minutazhin më të mirë nga kuqezinjtë që luajnë në Evropë. Ndërkohë, një tjetër futbollist shqiptar që luan në Serinë A është shndërruar në lojtar fiks me skuadrën e tij. bëhet fjalë për mbrojtësin Berat Gjimshiti, i cili ka luajtur shumicën e ndeshjeve të sezonit si titullar në mbrojtjen e Atalantës, duke pasur performancë në rritje dhe trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi mund të besohet se ka gjetur tashmë liderin e ri në repartin difensiv, ku Berat Gjimshiti përshtatet mirë me të gjithë mbrojtësit e tjerë, veçanërisht me Mavrajn. Por duke qenë se ky i fundit është në pikëpyetje, si pasojë e pezullimit nga UEFA (ka apeluar por s’ka marrë ende përgjigje), ka mbetur që liderin në mbrojtje ta bëjë pikërisht Gjimshiti, i cili mund të koordinohet me Ismajlajn, Veselin, Ajetin apo ndonjë tjetër. Ka shumë specialistë që besojnë se Gjimshiti, me staturën që ka, potencën dhe cilësinë sportive në rritje ngjan me Lorik Canën dhe mbrojtja e Kombëtares ka tashmë një lider të ri. Aktivizimi i rregullt me Atalantën e ndihmon atë të arrijë më të mirën edhe në Kombëtare dhe shpresohet që ai të jetë efikas në duelet ndaj Turqisë dhe Andorrës, takime që Kombëtarja kuqezi do t’i luajë më 22 dhe 25 mars. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 20:12

Juventus është në kërkim të një trajneri që pas largimit të Allegrit.Trajneri nga Livorno u largua pas 5 vitesh nga Juventus, si pasojë e prishjes përfundimtare me dyshen Nedved-Paratici.

Postuar: 21/05/2019 - 20:10

Juventusi duket se ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës.

Postuar: 21/05/2019 - 17:59

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj I

Postuar: 21/05/2019 - 13:47

Largimi i Masimiliano Allegrit nga stoli i Juventusit ka bërë që drejtuesit të nisin punën për

Postuar: 21/05/2019 - 12:47

Pas humbjes 4-1 ndaj Napolit, tifozët e Interit kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale m

Postuar: 21/05/2019 - 11:29

Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak ditësh dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit

Postuar: 21/05/2019 - 10:29

Këtë verë pritet të thyhet sërish rekordi i futbollistit më të shtrentë në botë.