Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gega elozhe disiplinës së Partizanit, Cungu kthehet nga Turqia me pretendime titulli

Postuar: 17/01/2019 - 07:25

Partizani dhe Kukësi mbyllin zyrtarisht fazën përgatitore dhe nisin menjëherë stërvitjet për ndeshjet e radhës në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë, duke pasur ambicie për trofe. Natyrisht, vëmendje marrin lëvizjet e reja në merkato, ku të dy klubet kanë pasur ambiciet e tyre dhe kanë bërë edhe goditjet e tyre, por dukshëm Kukësi i trajnerit Armand Cungu beson se me blerjet e tij mund të fitojë titullin kampion këtë sezon. Rivaliteti midis dy skuadrave është shumë i madh dhe pavarësisht se të kuqtë mbajnë vendin e parë në renditje me 37 pikë, tri më shumë se Kukësi ndjekës apo dhe 4 pikë më shumë se Teuta e vendit të tretë, sërish gara shihet e hapur e madje me përforcimet që ka bërë Kukësi në këtë merkato duket të jetë favoriti kryesor për titullin. Në fakt, Partizani po i jep edhe dorën e fundit përgatitjeve në tokën turke, aty ku ka zhvilluar fazën përgatitore para se të rinisë sërish kampionati dhe ndeshjet e Kupës. Vetë trajneri i Partizanit, Skënder Gega është shprehur i kënaqur me përgatitjet që skuadra e tij ka bërë në tokën turke, si edhe ka komentuar miqësoret në Turqi. Ai ka një kërkesë gjithashtu për tifozët e Partizanit. “Minifaza e dimrit po shkon nga fundi dhe jemi të kënaqur me punën, paraqitjen dhe kushtet e gjithçka ka shkuar mirë,. Shpresoj të na shërbejë dhe ta nisim kampionatin me hapin e duhur. Skuadra ka punuar mirë dhe janë shoqëruar me 2 seanca stërvitore. Kemi pasur 2 faza të lodhshme dhe kur je kryesues duhet ai ritëm. Jemi të kënaqur nga disiplina dhe kushtet pasi janë shumë të mira për një ekip. 3 ndeshjet miqësore ishin me ekipe të mira dhe për mua është e rëndësishme performanca e jo rezultati pasi shihet mënyra si do të luajmë”, tha Gega. Më pas ai komentoi ndeshjet miqësore që ka luajtur Partizani në Antalia. “Çdo ndeshje për një trajner është të luhet futboll mirë dhe të punohet në detajet që ke nevojë, të ketë një strategji për kampionatin dhe lojtarët e rinj. Jam i kënaqur dhe di të kemi kohë që të adaptohen më mirë. Duhet të kemi mentalitet që në stërvitje dhe ndeshje miqësore që koncepti ynë të jetë serioziteti. Kupa është qëllim i yni dhe aty kemi më shumë hapësirë pasi kemi dy ndeshje. Shpresoj të ndërtojmë lojë për rezultat pozitiv dhe të marrin minuta ato që nuk kishin në kampionat”, vijoi tekniku Gega. Në fund vjen një koment i tij dhe për tifozët, duke apeluar që ata ta mbështesin skuadrën në këtë rrugëtim të vështirë, por me pretendime për titull. “Ata janë një pjesë e suksesit dhe e punës që kemi bërë. Është luks i madh dhe privilegj të kesh gjithë ato tifozë që nuk i ndahen ekipit. Mesazhi im është që jemi në rrugën e duhur dhe atë që kemi do ta japim në fushë dhe duam mbështetjen e tyre pasi pa to kemi shumë mangësi. Çdo gjë ia lëmë kohës”, përfundoi trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

Cungu kthehet nga Turqia me ambicie titulli

Kukësi i ka dhënë fund fazës përgatitore në Antalia dhe sot do të rikthehet në Tiranë, aty ku do të nisë edhe përgatitjet e fundit para ndeshjeve së Kupës dhe kampionatit. Verilindorët, që prej 12 ditësh ndodheshin në Turqi, kanë zhvilluar fazën përgatitore, duke luajtur edhe 3 ndeshje miqësore duke marrë 3 rezultatet e futbollit. Faza në Antalia nisi me një humbje 2-1 ndaj Bashakshehirit, ndërkohë që pasi barazimit 1-1 ndaj Rostovit, erdhi edhe fitorja e parë 2-0 ndaj Shakhter Karagandit. Në këtë mënyrë, Cungu ka pasur mundësi të provojë edhe dy blerjet e reja, ku Shkurtaj dhe Rroca luajtën në të tre takimet në tokën turke. Në Shqipëri, me Kukësin do të bashkohet edhe mbrojtësi më i ri i afruar pak ditë më parë, Faton Xhemaili i cili u prezantua vetëm pak ditë më parë. Kukësi e nis vitin në Shqipëri me ndeshjen e Kupës ndaj Apolonisë, ndërkohë që në javën e parë të fazës së tretë, do të presë Laçin.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho.

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.

Postuar: 16/08/2019 - 18:52

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Lig

Postuar: 16/08/2019 - 07:30

Mesi apo Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”?