Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gega sfidon rivalin Daja, Partizani-Flamurtari dueli i pretendentëve

Postuar: 21/09/2018 - 07:32

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i Partizanit Skënder Gega nuk e fshehu entuziazmin e tij për gjendjen e ekipit të kuq si dhe motivimin për të marrë maksimumin në përballjen e fundjavës me Flamurtarin, një duel shumë domethënës dhe me peshë për fatet e këtij kampionati. theksojmë se Partizani ndodhet në vendin e dytë të renditjes me 7 pikë, po aq sa Flamurtari dhe Kukësi, por në një ndeshje direkte me vlonjatët mund t’i lerë pas ata dhe të mendojë e shpresojë për një disfatë të mundshme të skuadrës korçare që të lakmojë në fund të fazës së parë, pse jo, vendin e parë në kryesim. Në fakt, vetëm një fitore larg është Skënderbeu kryesues edhe pse të kuqtë këtë edicion nuk e kanë nisur me zhurmën e zakonshme të premtimeve për titullin kampion. Përpara është dueli me Flamurtarin, një kundërshtar që sezonin e nisi me ambicie të mëdha, falë ndryshimeve në organikë. Një skuadër e fortë por që nuk e tremb timonierin e Partizanit, Skënder Gega që lëshon sfidën. “Flamurtari vjen nga një humbje ndërsa ne vijmë nga një barazim. Besoj që ata kanë forca për të kaluar këtë moment dhe do vijnë për të marë maksimumin. E dimë forcën e tyre dhe tonën por ne hyjmë në fushë për fitore. Jemi në progres e sipër, është fillimi dhe kampionati nuk vendoset këtu”, u shpreh trajneri Gega. Në fakt, Partizani i javëve të para është shfaqur një skuadër cinike, me dy fitore minimale teksa janë shënuar vetëm 2 gola në 360 minuta lojë. Sulmi shqetëson për faktin që nuk po shënon por diçka e tillë nuk vlen për timonierin e të kuqve. “Bëhet gjithçka për të shënuar. Ne jemi munduar me sulmuesit por nuk ka asgjë absolute. E kam sqaruar pozicionin e Hebajt dhe nëse shënojmë e bëjmë si skuadër dhe ai është pjesë e grupit. Ekipi është komod me të edhe pse flitet gjithnjë për një golashënues. Në futbollin e sotëm golat duhen shënuar nga të gjithë”, theksoi më tej tekniku i skuadrës së kuqe. Partizani është një skuadër që ka ndryshuar krahasuar me vitet e fundit. Një ekip me djem të rinj dhe premtues që garojnë për objektiva të mëdha. Në krye të tyre është një trajner që karrierën e ka ndërtuar duke punuar me të rinjtë, duke larguar dhe presionin e rezultateve. “Personalisht kam dëshirë të punoj me djem të rinj, duhet të thyejmë tabunë dhe t’i besojmë më shumë. Disa lojtarë ishin, disa erdhën. Nuk e kam aspak problem ti përdor në ndeshje dhe situata të ndryshme. Nuk e llogaris moshën nëse janë gati për situatat e ndryshme”, vijoi tekniku Gega. Theksojmë se në javën e 6-të luhet derbi i kryeqytetit, sfida e të gjitha sfidave. Pavarësisht se përpara atij 90 minutëshi do të jetë ai i javës së 5-të, duket se atmosfera ka nisur të ndizet. Një rezultat negativ përpara derbit nuk është një sinjal i mirë. “Çdo ndeshje nëse e humbet të fut në presion. Ndaj Flamurtarit është një sfidë deçizive pasi duhet të jemi në kontakt me vendet e para. Pas 10 ditësh është situatë dhe atmosferë krejt tjetër”, deklaroi më pas trajneri i skuadrës së Partizanit. Ndërkohë, një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër është 20-vjeçari nga Prizreni Esat Mala. Edhe pse i ri në moshë, statusi i fituar me punë e bën të mbaj përgjegjësi mbi supe, duke iu gëzuar faktit që ndaj Flamurtarit do të rikthehet mbështetja e tifozerisë së kuqe. “Kur luan ke përgjegjësi. Çdo lëvizje në fushë është një vlerësim për këdo. Nuk na vendos në presion prania e tifozëve por janë një shtysë. Ky është një grup i mirë dhe Partizani do të ecë shumë larg”, përfundoi trajneri i Partizanit, Skënder Gega. Ndeshja midis Partizanit dhe Flamurtarit do të luhet sot pasdite dhe është jo vetëm ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, por edhe një duel që do të thotë shumë për vazhdimësinë e skuadrave në këtë edicion të Kategorisë Superiore. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal, Rapid Vienna, Sevilla, Krasnodar, Bayern Leverkusen, Zurich, Real Betis, Olympiacos, Arsenal, Sporting Lisbonë, Dinamo Z

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p

Postuar: 13/12/2018 - 14:16

Janë 14 skuadra mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara nga Ta

Postuar: 13/12/2018 - 07:17

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit

Postuar: 13/12/2018 - 07:15

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyr

Postuar: 13/12/2018 - 07:14

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli sot para mediave për të shpalosur objektivat e skuadrës