BREAKING NEWS

Vuçiç bëhet gati për luftë, nis armatimi i Serbisë, ja sinjalet që po jep presidentit serb se mund të plasë një konflikt i armatosur në Ballkan

Vuçiç bëhet gati për luftë, nis armatimi i
x
BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x

Sport

Gert Jashari: Historia mund të harrohet, por veprat flasin

Gert Jashari: Historia mund të harrohet, por veprat flasin

Partizani është klubi më i dashur për familjen time, e ndoshta për shumicën e shqiptarëve, me një histori të gjatë, i cili i ka fillesat e tij në vitin 1946, i formuar nga të rinj të apasionuar me futbollin. Edhe pse klubi mbështetej nga Ministria e Mbrojtjes, Partizani do të mblidhte në gjirin e vet sportistët më të mirë anekënd vendit, duke u shndërruar jo në një klub të thjeshtë sportiv, por në një akademi që shumë shpejt do të kishte konceptin e një mënyrë të të luajturit të futbollit. Partizani i futbollit, do të spikaste sidomos në fundvitet 50-të e fillimvitet 60-të, si një skuadër model, me lojtarë të nivelit europian, që do të luante ndeshje të mëdha ndërkombëtare e shumica e lojtarëve do të linin gjurmë në arenat e mëdha të futbollit. Si pjesë e këtij brezi, spikati Robert Jashari, sulmues kalibri, që shpalosi një futboll modern dhe e ktheu atë në art. Ai realizoi gola të rrallë, e pas tërheqjes nga futbolli punoi trajner për një kohë të gjatë me disa skuadra. Para pak ditësh, Presidenti i Republikës i akordoi atij dekoratën “Gjerg Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa për të mësuar më shumë nga jeta dhe karriera e Robert Jasharit, gazeta “SOT”, intervistoi djalin e tij, Gert Jasharin, i cili ka luajtur edhe vetë futboll.

 

- Çfarë do të thotë për ju ky vlerësim që i bëri Presidenti i Republikës babait tuaj, Robert Jashari?

- Mirënjohje dhe respekt për këtë vlerësim që iu bë babit tim pas vdekjes. Historia edhe mund të harrohet, por statistikat flasin. Ky veprim i Presidentit të Republikës nxjerr në pah vlerat e pamohueshme të tim eti, si futbollist, si trajner, si mësues, si një njeri me karakter të fortë dhe të patjetërsueshëm nga koha e sistemi, e nga i cili çdo i ri që punoi pranë tij, e pati shembull dhe idhull, ndërsa ne që e patëm në familje, gëzuam dhe gëzojmë sot e kësaj dite e gjithmonë, dinjitetin që na fali. Im atë ka qenë një njeri i madh dhe këtë nuk e them unë si djalë i tij, por vepra dhe statistikat e tij. Dimensioni i Robert Jasharit ndërthurte ndër të tjera, njeriun me karakter të fortë e të pa tjetërsueshëm, me njeriun shpirt madh, me njeriun vizionar. Dimensioni i Robert Jasharit ndërthurte ndër të tjera, njeriun me karakter të fortë e të patjetërsueshëm, me njeriun shpirtmadh, me njeriun vizionar. Ai ka trajtuar çdo nxënës e student të tij si prind i mirëfilltë, duke u bërë pjesë e formimit të karakterit të secilit me shembullin që ofronte, por edhe duke u bërë pjesë e shqetësimeve dhe problemeve të tyre, duke u interesuar që t’ju vinte në ndihmë, deri sa të dilnin në jetë si të pavarur. Im atë gjithmonë thoshte se futbolli është një lojë kolektive e meritat nuk janë asnjëherë individuale. Ai nuk pranonte të identifikohej ndryshe, përveçse si “Futbollisti”.

Ka vuajtur në atë kohë, shkak biografia, na thoshin “italian”, “amerikan” etj, por edhe babi kujtonte se edhe ne vetë nuk e kuptonim arsyen se përse bëheshin këto etiketime. Fakt është se babai i tim eti kishte ardhur nga Italia, nga ku kishte emigruar që në vogëli dhe kishte përcjellë atë kulturë në familjen e tij. Im atë fliste italisht që 7 vjeç, ndërsa familja i përket besimit katolik. Ndërkohë, edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij më herët kishin emigruar në Turqi e Itali.

- Mbiemri juaj, Jashari, lidhet me tjetër besim….

- Mbiemri lidhet me origjinën tonë. Origjina jonë është nga një zonë e Malit të Tomorit, fshati Gjerbës në Skrapar, origjinë për të cilën jemi krenarë dhe e kemi përzemër. Madje, në teqenë e Baba Aliut kam shkëmbyer unazat e martesës me bashkëshorten time. Familja e tim eti ka një shtëpi me histori në atë fshat, ku ka pas qenë edhe një lis i moçëm, të cilin nuk e rrethonin dot tre burra krahë hapur.

- Në këtë moment ju po flisni edhe në emër të babait tuaj, kujt ia dedikoni këtë vlerësim?

- Ky vlerësim i madh i Presidentit të Republikës i dedikohet vetëm veprës së tij, vepër e cila u evidentua me këtë dekorim. Siç e thashë më sipër, historia edhe mund të harrohet, por veprat flasin. Është një brez i tërë i datëlindjes1960 - 1961, që i ka stërvitur im atë dhe që dhe sot e kësaj dite, janë pjesë e familjes sonë të madhe. Ata vlerësojnë ndërthurjen e jashtëzakonshme të mënyrës së edukimit njerëzor dhe sportiv që im atë kishte aftësi t’ua transmetonte, si prind dhe mësues. Babai ka pasur impakt pozitiv tek njerëzit me të cilët ka punuar, të cilët i janë mirënjohës dhe kjo më bën krenar edhe mua si djalin e tij.

- Cilat do të konsideronit si momentet pozitive nga karriera e jeta e tij?

- Ka shumë sigurisht, ka momente të mira, siç ka dhe momente të hidhura. Moment i parë i mirë është kur e morën nga ushtria, nga divizioni i Durrësit ku ishte ushtar, dhe e bashkuan me klubin e Partizanit. Këtë e mundësoi i madhi Petrit Dume, mik i familjes tonë dhe mik i shtrenjtë i tim eti. Ftesa tek Partizani është padyshim një moment i bukur i jetës së tij, i cili shënoi fillimin e karrierës së shkëlqyer. Një moment i dytë i mirë do të veçoja golin e parë për Shqipërinë kundër Irlandës së Veriut, në eliminatoret e një Kampionati Botëror. Në atë kohë, eliminatoret bëheshin në formë turneu dhe në atë edicion babai ka shënuar golin e parë në këto eliminatore. Sado që janë përpjekur të zbehin kontributin e tij, rezultatet flasin vetë dhe babai gjithmonë thoshte se me punë arrihet gjithçka. E meqë po flisnim për momentet e bukura, nuk mund të harrohen dy golat spektakolarë që ka shënuar në karrierën e tij, gola që realizohen tepër rrallë: Në Gjirokastër, në një ndeshje zyrtare, një krosim nga e djathta, në dukje nuk kapej dot, bëri që im atë të bënte një veprim me duar në tokë (vertikale), të godiste me thembër dhe të shënonte. Gjatë kohës që ishte shtrirë, kthen kokën të shohë topin, trajektoren e tij dhe thotë,- “hyre mo kodosh”. Një gol të tillë e ka realizuar më vonë Di Stefano i Real Madridit në stërvitje dhe nuk ka mbetur media e kohës pa e pasqyruar, ndërkohë që Bert Jashari e ka realizuar këtë në ndeshje zyrtare. Një tjetër gol spektakolar ai ia ka shënuar CSKA-së së Sofjes, një tjetër “perlë” e tij në realizim. Moment i bukur nga karriera e tij si trajner ishte dhe ngjitja e 31 Korrikut të Matit në Kategorinë e Parë. Edhe dalja kampion me Dajtin në kategorinë e Dytë është një piketë e rëndësishme në karrierën e tij profesionale. Madje, këtu ka një histori të pa rrëfyer. Për fat të mirë, futbolli luhet në publik dhe veprat e rezultatet e tij, janë të pashlyeshme në kujtesën e sportdashësve. Megjithë rezultatet shumë të mira që ekipi i Dajtit po shënonte, ai e kuptoi se nuk do ta lejonin Dajtin të dilte në kategorinë e parë. Kështu, dy ndeshje para fundit të kampionatit të kategorisë së dytë, e çon ekipin në punë vullnetare, që të përmirësonte imazhin sipas kohës, i pasqyruar edhe në shtyp dhe të mos e penalizonin. Pra, ai ishte njëherësh psikolog, filozof dhe, një teknicien vizionar që u përballte me meskininetet e asaj kohe. Dajti që drejtohej nga im atë doli kampion, por nuk e lejuan të ngjitej në Kategorinë e Parë, me justifikimin se bëheshin 4 ekipe të kryeqytetit në elite, ndërkohë që kishte ndodhur më parë që të merrnin pjesë po katër ekipe të kryeqytetit, si Partizani, Dinamo, 17 Nëntori dhe Shkëndija. Pavarësisht arritjeve të padiskutueshme të këtij futbollisti me vlera të jashtëzakonshme profesionale, Robert Jashari nuk arriti kurrë të ngjiste majat e karrierës së trajnerit, për të vetmin shkak që lidhej me statusin e të përndjekurit politik. Gjithsesi, pa dashur të interpretohem si subjektiv, analistët e sportit mund të elaburojnë më mirë faktet teknike, që e bëjnë tim atë unik në luajtjen e sportit të futbollit. Vlen të theksoj se çdo arritje e tij profesionale, është mbështetur në familjen e tij, ku peshën më kryesore e ka mbajtur mamaja ime, e cila jo vetëm në emër të dashurisë së jashtëzakonshme e respektit për të, por edhe si sportdashëse, ia ka lehtësuar sfidat e jetës.

- Ju dini një histori për një zarf që babai juaj i ka dërguar Xhani Anjelit. Si qëndron e vërteta?

- Kjo është një histori e bukur, e pathënë. Xhaxhai im shkoi në Itali në vitin 1985 dhe babai i jep një zarf për Xhani Anjelin, si drejtues i klubit të Juventusit. Ai i kërkonte z. Anjeli që të ndiqte kursin e Kovercianos.

- Si ka mundësi që sistemi e miratoi udhëtimin e xhaxhait tuaj?

- Babai im kishte dy vëllezër, ku vëllai që u nis në Itali ishte italian, pra ata ishin vëllezër për nënë, por me baba të ndryshëm. Pra, ai ishte me miratim për shkak se kishte kombësi italiane. Që të kthehem tek zarfi në fjalë, xhaxhai e postoi kur vajti në Itali, por ne nuk morëm kurrë përgjigje. Në atë kohë nuk dinim gjë, por më vonë, në vitet 92-93, kur unë luaja me Partizanin, mësuam të vërtetën. Përgjigja kishte ardhur dhe këtë na e tregoi një nëpunës poste. Morëm vesh se z. Anjeli i ishte përgjigjur letrës së babait tim, duke dërguar ftesën për pjesëmarrje në kursin e Kovercianos, ku të gjitha shpenzimet ishin të mbuluara nga klubi i Juventusit, kurs i cili zgjaste rreth një vit. Por, sistemi kishte çuar në Itali dy teknikë të tjerë. Atëherë, ne mësuam nëpërmjet kushërinjve tanë në Itali, se gazeta “Il Mundo”, kishte publikuar listën e emrave që ishin në Koverciano, ku renditen trajnerët profesionistë e sipas kategorive, 1, 2, 3, 4. Ndërkohë, dy emrat e personave të dërguar nga vendi ynë rezultonin si shikues, e jo si trajnerë të licensuar, por ata kanë drejtuar deri ekipe kombëtare. Pra, ftesa ka qenë për tim atë, por paturpërsitë e atij sistemi nuk kishin limit. Ka dhe një histori tjetër rreth kësaj. Aleksi, nëpunësi i postës, që sa isha fëmijë më bënte mua xhiro me karrocë, priti 8 vjet të ma thoshte këtë gjë, ndërkohë që zarfin e z. Anjeli nuk kishte marrë guximin asnjë ta merrte dhe kur më tregoi, u ndje i lehtësuar.

- Babai juaj është shpallur dy herë kryegolashënues i kampionatit, pra ka qenë dy vjet “Këpuca e Artë” e kampionatit elitar shqiptar. Por, duke marrë në konsideratë rëndësinë e statistikave, duhet të pranojmë se një kampionat të tretë si kryegolashënues, nuk ia njohën…

- Shumë e vërtetë, i njihen dy kampionate si golashënues, por sezonin që shënoi 31 gola, nuk ia njohin. Me 31 golat e shënuar në atë sezon, ai ka pasur rekordin e 3 dekadave për numrin më të madh të golave në një kampionati, rekord që u mbajt deri në mes të viteve 90-të, kur e theu futbollisti i spikatur i brezit tim, Indrit Fortuzi.

- Robert Jashari u tërhoq shpejt nga futbolli aktiv. Pse e mori këtë vendim?

- Po, e vërtetë, për një titullar dhe gjigant si ai, tërheqja ishte e shpejtë në kohë, pasi kishte ende shumë për të dhënë. Im atë ka luajtur futboll me Partizanin nga viti 1957 deri në vitin 1969. Në vitin 1969, duke qenë pjesë e formacionit të ekipit në ndeshjen kundër Torinos në Tiranë, pak para se të futej në fushën e futbollit për të filluar lojën, i komunikohet vendimi për të mos qenë pjesë e formacionit në ndeshjen e kthimit në Itali. Edhe pse luajti në këtë ndeshje në Tiranë, zhgënjimi i radhës ishte shumë i madh, çka u pasqyrua edhe gjatë ndeshjes. Pas kësaj ndeshje, në reflektim edhe të gjithë çka ishte akumuluar nga sulmet e vazhdueshme ndaj karrierës së tij profesionale, ai mori vendimin për tu dorëhequr nga pasioni i tij i madh, duke shuar një pjesë të talentit të tij të jashtëzakonshëm, pra u tërhoq nga futbolli, edhe pse në kulmin e karrierës, vetëm 32 vjeç. Por, pasioni i tij për futbollin ishte shumë i fortë, pasion të cilin e vijoi si trajner dhe edukues i brezit të ri.

- Keni ndonjë familjar që merret me futboll? Ku e keni ndërtuar jetën tuaj?

- Unë u angazhova që në fëmijëri me ekipin e klasave sportive të shkollës 8-vjeçare “Skënder Caci”, e pasi përfundova Mjeshtërinë Sportive dhe fakultetin “Vojo Kushi”, kam luajtur për pak kohë me ekipin e zemrës sonë - Partizani. Me lejoni t’ju tregoj se edhe emri im, lidhet me futbollistin e madh Gerd Hard Muler, te cilin babai e kishte idhull. Im atë dëshironte të më vinte emrin Gerd’hard , por përsëri për shkak të atij sistemi, kjo gjë nuk u lejua. Versioni i dytë ishte Gerd, por edhe ky emër u konsiderua i huaj. Atëherë, im atë ju tha: nëse doni, vendoseni Gert, në të kundërt, djali do të mbetet pa emër. Mamaja me ka treguar që kur linda, babai më vendosi topin e futbollit te koka. Aktualisht, jetoj përkohësisht në Bruksel me familjen time, ndërkohë që gjithmonë kam jetuar ndërmjet Tiranës dhe Amerikës.

- Nga biseda me ju kuptohet që regjimi ka ndikuar negativisht tek babai juaj, por njerëzit e kanë dashur dhe mbështetur atë, kuptohet për cilësitë e tij sportive e njerëzore. Sa e ka përjetuar familja juaj këtë?

- Mamaja ime i përkiste një familje komuniste, por biografia e tim eti dhe pengesat e njëpasnjëshme që i bëheshin atij, nuk mundën të ndikonin në marrëdhënien e tyre të fortë, në unitetin e familjes sonë. Robert Jashari ishte një karakter i jashtëzakonshëm, ku patjetër familjen e kishte të shenjtë, por futbollin e kishte të pazëvendësueshëm, për të cilin kërkonte merita vetëm për punën dhe talentin e tij, të mbështetur në karakterin e tij të fortë e të pa tjetërsueshëm. Pas ndryshimit të sistemit, ai gëzoi statusin e të përndjekurit politik, por asnjëherë nuk përfitoi asnjë privilegj që ligji i njohu të persekutuarve. Robert Jashari ishte mirënjohës për të gjithë njerëzit që e mbështetën dhe e vlerësuar gjatë gjithë jetës së tij, veçanërisht ish futbollistët e tij, të cilët edhe në momentet e fundit të jetës, ishin pranë tij dhe i përcollën dashurinë dhe respektin. E gjithë familja jonë ju është mirënjohës këtyre njerëzve, të afërmve tanë dhe të gjithë atyre që evidentuan dhe lartësuan vlerat e tij. Edhe një herë, falënderim të veçantë për Presidentin e Republikës dhe mirënjohje për dekoratën.

Intervistoi: Adriatik BALLA