BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Gëzim Çorja: Në rininë time, atletika kishte masivitet e rivalitet, sot i duhet më shumë investime në infrastrukturë

Gëzim Çorja: Në rininë time, atletika kishte masivitet e

Atletika, ndryshe “mbretëresha e sporteve”, ka ulje-ngritjet e saj në Shqipëri. Patjetër që masivitetin më të madh dhe rivalitetin njëherësh e kishte në vitet ‘70-80 të shekullit të kaluar, kurse disa rezultate të larta sporadike i ka aktualisht me dy emra që kanë regjistruar performancë të lartë ndërkombëtare si Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, respektivisht në 3000 metra me pengesa dhe në kërcimin së gjati. Krahasimi në kohë të ndryshme shpesh çon në gabime, por është e pamohueshme se 4 dekada më parë atletika kishte të zhvilluara të gjitha disiplinat, ndërsa sot shumë syresh janë mbyllur pasi nuk ka sportistë dhe bazë materiale të përshtatshme. Mungojnë edhe trajnerët e specializuar, kështu që mangësi të ndryshme janë shfaqur, pa harruar anomalinë gjeografike të shpërndarjes sëatletikës sot në Shqipëri. Megjithatë, ka përpjekje që tentojnë të realizojnë më të mirën. Për të folur për atletikën dje dhe sot, intervistuam kampionin dhe rekordmenin kombëtar në kërcimin së larti, Gëzim Çorjen, i cili tregon jo vetëm emocione nga e shkuara, por në këtë intervistë për “SOT”, jep përshtyjet e tij për atletikën sot dhe propozon Çfarë duhet për të pasur rezultate më të larta.

- Si jeni lidhur me sportin, në çfarë rrethanash, dhe kush ka qenë trajneri i parë?

- Gjithçka filloi në klasën e tetë, kur trajneri Muhamet Spahiu vuri re pasionin dhe talentin tim në atletikë dhe vendosi të më aktivizonte në klubin e “17 Nëntorit”. Kjo ndodhte me të gjithë ata nxënës që kishin rezultate të mira dhe kur bëheshin gara e testime vinin trajnerët e i angazhonin në klube.

- Si ka vijuar më tej karriera juaj?

- Pas një stërvitjeje të përditshme dhe të palodhshme arrita të fitoja një vend në garat kombëtare, duke fituar edhe vendin e parë në garat e shpejtësisë. Mbas fitimit të titullit kampion për moshat e reja më doli e drejta e studimit për Mjeshtrinë Sportive në specialitetin e Atletikës. Me kalimin e viteve trajneri i shkollës Fatmir Dibra vuri re tek unë disa cilësi të mira për të ndërruar specialitet, nga garat e shpejtësisë tek garat e kërcimit së larti, sepse kërcyeshmëria ime ishte shumë e lartë. Koha tregoi se kërcimi ishte disiplina ku unë vërtet arrita rezultate të larta, e njëherësh janë rezultate që i kanë qëndruar gjatë kohës. Kujtoj që rezultati im më i mirë 2.10 m i vitit 1978 është thyer 6 vjet më vonë nga atleti i Partizanit, Met Abazi me 2.11 m. Sot që flasimrezultati më i mirë në këtë disiplinë është diku te 1.90 m.

- Çfarë sekretesh ka disiplina e kërcimit së larti?

- Mund të thuhen shumë gjëra por unë po i përmbledh në disa pika: 1. Pasioni dhe dëshira, që janë thelbësore. 2. Këmbëngulje, e cila jep qëndrueshmëri. 3. Objektiva të qarta për të kapur rezultate sa më të larta. 4. Një teknikë e përsosur, pasi, sado punë të bëhet dhe përkushtim të kesh, teknika është e domosdoshme kur bëhet fjalë për gara të nivelit të lartë.

- Si qëndronte rivaliteti mes klubeve dhe individëve në atë kohë?

- Pjesëmarrja ishte shumë e madhe dhe kishte përfaqësues nga e gjithë Shqipëriasi p.sh Partizani, Skënderbeu, Dinamo etj. Si pasojë, rivaliteti ishte shumë i madh e kjo i bënte garat të kishin interes, por edhe rezultatet në përgjithësi ishin të larta. Dua të kujtoj këtu se ky sport kërkon atletë shtatlartë, por shtatlartët në atë kohë i merrte basketbolli e volejbolli. Unë isha 1.80 m, kurse vëllai im 1.86 m. Pra, për këtë lloj sporti unë kam qenë nën lartësinë mesatare që duhet të ketë një kërcyes së larti. Por kërcyeshmëria ime ka qenë fantastike. Po ta kapësh nga ana teknika dhe mënyra e realizimit në përgjithësi, duke e krahasuar me botën, ka qenë mjaft e mirë për kohën.

- A është e vërtetë se shteti i kohës interesohej shumë për sportistët, nëse po, ju personalisht si trajtoheshit?

- Për sportistët e talentuar përkrahja e shtetit ishte e madhe. Na mundësohej e drejta e studimit ku përfshiheshin anë pozitive materiale. Këto benefite vinin si rezultat i arritjeve të mira në sport. Ndoshta kjo ishte një shtysë për të rinjtë që të konkurronin, rivalizonin dhe, e parë në këtë formë, kishte një rivalitet në vazhdimësi, gjë që nxiste përmirësimin e rezultateve dhe zhvillimin e sportit në tërësi.

Gëzim Çorja: Në rininë time, atletika kishte masivitet e

- Nëse nuk do të kishit ushtruar sportin, me çfarë do të merreshit, pra cilat janë pasionet tuaja jashtë sportit?

- Pasioni për sportin ka qenë mbi të gjitha dhe, më besoni, nuk e mendoja kurrë një rrugë tjetër në jetë. Këtë mund ta kuptojnë më mire ata që kanë ushtruar sport elitar.

- Jepni një mendim për atletikën shqiptare sot, në aspektin e masivitetit dhe rezultateve. Si do ta përshkruanit?

- Mungesa e terreneve sportive në Tiranë ka ndikuar shumë në rezultatet e sportistëve. Masiviteti në anën tjetër lë shumë për të dëshiruar. Në kohën e dikurshme çdo disiplinë realizohej, pra kishte garë, ndërsa sot disiplinat janë të reduktuara. Megjithatë, ka sportistë që kanë treguar rezultate shumë të mira në rangun kombëtar dhe atë botëror,si psh Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

- Shumë figura të atletikës janë dekoruar nga institucionet gjatë viteve të fundit. Nuk vihet në diskutim që e meritoni edhe ju, çfarë vlerësimesh keni marrë?

- Unë jam dekoruar me medaljen e titulluar “Atlet i shquar”, si dhe dekoratë nga Federata Shqiptare e Atletikës si “Nderi i atletikës Shqiptare”.

- Keni udhëtuar vitet e fundit me ekipin paraolimpik në disa aktivitete të rëndësishme. Sa bën Shqipëria për këtë kontigjent dhe çfarë propozoni në të ardhmen?

- Nën drejtimin e presidentit të ri Endri Bushati dhe të drejtorit ekzekutiv Roland Hysi, tek “Special Olympics Albania”, Shqipëria është në rrugë të mbarë. Duke pare numrin e sportistëve që marrin pjesë në garat ndërkombëtare, mendoj se premisat për rritje të pjesëmarrjes janë të mëdha.

- Kush kanë qenë idhujt tuajnë sport gjatë rinisë tuaj? Sa e ndiqnit sportin në botë në atë kohë dhe çfarë mbresash keni nga garat ndërkombëtare?

- Nga idhujt e mi gjatë rinisë ia vlen të përmendet Karl Luis, i cili ka qenë një atlet amerikan i shquar. Kam kryer takim ndërkombëtar midis Shqipërisë e Turqisë dhe Shqipëri-Kosovë, ku kam fituar vendin e parë. 

- Si e sheh të ardhmen e atletikës dhe të sportit shqiptar në përgjithësi?

- Mund të thuhen shumë gjëra për këtë, por shkurtimisht mund të them që ndërtimi i sa më shumë terreneve sportive është faktori kryesor mbi përmirësimin e cilësisë të sportit në Shqipëri dhe kudo.

- Së fundmi, a ka ndonjë pjesëtar të familjes që e ushtron sportin?

- Përsa i përket marrëdhënies midis sportit dhe familjes sime ia vlen të përmendet fakti se edhe vëllai im, Qemal Çorja, ka qenë atlet me titull rekordmen kombëtar. Ai ka thyer rekordin kombëtar në kërcimin së larti, fillimisht nga 2.05 m në 2.06 m, pastaj nga 2.06 në 2.08 m e më vonë nga 2,08 në 2,09 m, të gjitha rekorde kombëtare, derisa e theva unë me 2.10 m më 1978. Rezultati i tij 2.09 m është ende sot rekord kombëtar për të rinjtë U-18, pra prej 4 dekadash.

Kush është Gëzim Çorja?

Datëlindja: 15 gusht 1958

Vendlindja: Tiranë

Klubi i parë: 17 Nëntori

Klubi i karrierës: 17 Nëntori

Disiplina kryesore sportive: Kërcim së larti

Rezultati më i mirë: 2 metra e 10 cm

Vlerësime nga institucionet: Kampion kombëtar dhe rekordmen i vendit, “Nderi i klubit” i laureuar me medalje dhe diploma të ndryshme

Arsimimi: Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, Specialiteti Atletikë.

Kualifikime në sport: Trajnime të ndryshme

Rol trajneri apo menaxhimi sportiv: Trajner i licencuar

Veprimtaria aktuale: Mësues i Edukimit Fizik dhe trajner në “Special Olympics Albania”

Historiku i rekordeve në kërcimin së larti

2.00 m - Ilia Mazniku

2.05 m - Skënder Rexhepi

2.06 m - Qemal Çorja

2.08 m - Qemal Çorja

2.09 m - Qemal Çorja

2.10 m - Gëzim Çorja

2.11 m - Met Abazi

Shqetësimi/ Disa disiplina atletike po shuhen

Shumë specialistë të atletikës dhe figura të rëndësishme të sportit tonë kanë apeluar për më shumë vëmendje ndaj atletikës, nisur jo vetëm nga mungesa në kryeqytet e një piste me standarde ndërkombëtare, por edhe në shuarjen e disa disiplinave sportive që në të kaluarën kanë pasur nivel shumë të lartë. Këtu mund të përmenden disiplinat e hedhjes së çekiçit, diskut apo shtizës, si dhe kërcimit së larti e atij me shkop. Atletika jonë ka nevojë të masivizohet, në mënyrë që garat të përmbushen dhe të rriten rezultatet. Sa më e zhvilluar të jetë atletika, aq më të zhvilluar bëhen edhe sportet e tjera, pasi atletika është baza e të gjitha sporteve. Kjo duhet kuptuar mire edhe nga institucionet që duhet të hartojnë politika afatgjata e rezultative sportive për atletikën në veçanti. Një tjetër element që duhet evidentuar është dekorimi nga Presidenti i Republikës. Institucioni i Presidentit ka dekoruar shumë figura të atletikës, por rekordmenin e gati gjysmë shekulli më parë në kërcimin së larti, ende nuk e ka bërë “Mjeshtër të Madh”. Çfarë pret FSHA-ja që të bëjë gati dokumentacionin për të vlerësuar Gëzim Çorjen?

Gëzim Çorja: Në rininë time, atletika kishte masivitet e