BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

"Gëzuar Vitin e Ri 1982” shfaqet në “TIFF 2022”, një film që përpiqet të kujtojë në të shkuarën

"Gëzuar Vitin e Ri 1982” shfaqet në “TIFF

Filmi “Gëzuar Vitin e Ri 1982” përpiqet të kujtojë në të shkuarën komuniste në vendin tonë. Një film me regji nga Sokol Keraj, që u shfaq në “Tirana International Film Festival” në Tiranë. Regjisori Sokol Keraj është një nga emrat e njohur me punën e tij me filmat që ka sjellë deri tani dhe këtë herë solli në “TIFF 2022” një prodhim kinematografik, ku është bashkëskenarist me nënën e tij Mjaftore Keraj. Regjisori tregon se ndër të tjera është dhe një film rreth memories. “Filmi përpiqet të kujtojë në të shkuarën komuniste (saktësisht fundvitin e vitit 1981 dhe ditën e parë të vitit 1982) përtej butaforive dhe karikaturave të realizmit socialist ku vetëm për realizëm nuk bëhej fjalë, si edhe larg një vizioni ideologjik, në sensin politik ndaj të shkuarës, i jep një protagonizëm fëminor një periudhe për të cilën vetëm të pushtetshmit, të rriturit dhe më vonë viktimat kanë treguar variantin e tyre. Është një film që demokratizon në këtë kuptim memorien. Ndër të tjera është një film rreth memories dhe rolit të saj si i vetmi mekanizëm dhe proces për të paralajmëruar trupëzimin tekanjoz të së keqes”, shprehet regjisori Sokol Keraj, për filmin e tij. Si regjisor Sokol Keraj e vlerëson pjesëmarrjen në festivale filmi. Sipas tij, festivalet janë praktikisht jeta reale e filmave të shkurtër. “Është mundësia e takimit me ekranin, me sallën e kinemasë, me publikun, është ora e së vërtetës, përgjigja ndaj pritshmërive dhe manifestimi i të papriturave. Filmi kompletohet me publikun dhe në të njëjtën kohë kompletohet prej tij, pasi publiku krijon të pathënën, të padukshmen, të patreguarën në film nëse ti si autor i ke lënë atij, publikut, një shteg krijimtarie. Kështu një pjesë e kufizuar e quajtur film shndërrohet në një vepër të pakufizuar në takimin me fuqinë krijuese të audiencave të çfarëdo lloji, kohe dhe gjeografie”, thotë regjisori. Publikut i flitet me historinë Publiku shqiptar për regjisorin Sokol Keraj është më i veçanti, por sipas tij edhe më i vështiri. Kjo sepse sipas tij, me këtë film i flet shqip. “I flas me historinë dhe me kujtesën e tij, me fizionominë e tij dhe si i tillë është më rezistent ndaj imagjinares mbi konkreten. Por ka edhe një publik të ri për të cilin mund të jetë krejt e largët, e huaj dhe e parrokshme ajo çfarë unë tregoj, duke i shpënë drejt imagjinimit të formave të reja të ekzistencës qoftë ajo edhe në të shkuarën e pajetuar”, tregon regjisori. Filmi është një bashkëprodhim shqiptaro-kolumbiano-rumun. Regjisori Sokol Keraj tregon se në Shqipëri “Sofilms” i producentes Lorina Pepo, qe ai që paraqiti projektin në QKK dhe që rezultoi fitues në konkursin e 2019. “Nga ana rumune patëm mbështetjen e drejtorit të fotografisë Peter Velviov dhe inxhinierit të zërit Cristian Grigore (një pjesë e realizuar nga Dorian Koçiu), si dhe pjesëmarrjen e aktorit të njohur rumun Dan Bordeianu. Në Kolumbi u krye e gjithë pjesa e montazhit me në krye Carlos Marciales dhe etalonazhit si dhe një pjese e pjesës krijuese të zërit që e përfundoi francezi Nicolas Verhaege i rekomanduar nga Eol Çashku, i cili përveçse bashkëdrejtor fotografie është edhe bashkëprodhues i filmit së bashku me “Orafilm””, tregon regjisori Sokol Keraj. Sa i takon xhirimeve në Laç, regjisori tregon se u kryen në kushte të vështira. Por ai thotë se duket se ky film ka mbledhur si dikur në ndërrimin e viteve. “Nëna ime, Mjaftore Keraj, është bashkëskenariste. Në një farë mënyre ky film na ka mbledhur si dikur rreth tavolinës së Vitit të Ri. Aty është babai im, Ruzhdi Keraj, kompozitor, vëllai im Skerdjano Keraj, violinist, djali im, Kristian Keraj Sandino, asistent produksioni”, tregon ai. “Gëzuar Vitin e Ri 1982” u shfaq në TIFF edicioni i 20-të, që sonte ka dhe mbrëmjen e fundit.