BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Gjasula analizon sezonin e tij: Ishte më i dobëti në karrierë

Gjasula analizon sezonin e tij: Ishte më i dobëti në

Lojtarët e Kombëtares po përpiqen të bëjnë një mbyllje me dinjitet të sezonit aktual, për të shfrytëzuar xhirot e mbetura që të thellojnë statistikat e tyre pozitive, me shpresën se sezonin tjetër do të jenë në qendër të vëmendjes së klubeve ku aktivizohen, apo të shfrytëzojnë merkaton e verës për të bërë transferimin e duhur. Në fakt, e përgjithshmja e këtij sezoni ka qenë pozitiv për lojtarët e përfaqësueses, që kanë luajtur në klube të njohura e shumë prej tyre bënë edhe një kapërcim cilësor. Vëmendjen e kanë marrë lojtarët e formacionit, që luajnë në elitën e kampionatit italian, por s’kanë mbetur pas as të tjerët. Në listën e lojtarëve kryesorë të Kombëtares përfshihet edhe mesfushori Klaus Gjasula, i cili ka qenë lojtar i preferuar për skemat taktike të trajnerit Reja.

Sezoni tek Hamburgu jo dhe aq i mirë

Ky sezon te Hamburgu nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte Klaus Gjasula. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare duhej të ishte një pikë fikse në rreshtimin e klubit që synon të kthehet në elitën e futbollit gjerman, por për shkak të COVID apo problemeve fizike, mesfushori nuk ka qenë në lartësinë e duhur. “Personalisht, sa i përket futbollit, unë kam ende shumë për të përmirësuar. Ky është viti im më i dobët. Por ajo që ka rëndësi është që skuadra të jetë e suksesshme”, tha Gjasula në një intervistë të dhënë së fundmi për “Hamburger Abendblatt”. Megjithatë, ai do të jetë i lumtur nëse ky sezon vazhdon keq për të personalisht por mbyllet me Hamburgun duke festuar ngjitjen. “Sa më përket mua, do të pranoja të isha më i keqi në fushën lojës për 30 ndeshje radhazi për sa kohë që arrijmë objektivat tonë. Tani duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundu që të arrijmë atë që është objektivi kryesor. Të gjithë duhet të kuptojnë se nuk ka më vetëm unë, por jemi ne. Jam i bindur se mund të ngjitemi në Bundesligë”, tha Gjasula i cili e ka provuar këtë ndjesi me suksesin me Paderbërn tre edicione më parë”.

Kombëtarja

Dëmtimet e vazhdueshme nuk e kanë lënë Gjasulën të dalë në formën e tij më të mirë dhe kjo ishte e dukshme dhe në prezantimet e fundit në Kombëtare, ku mesfushori luajti shumë pak. Kombëtarja ka pasur vazhdimisht nevojë për një mesfushor të disiplinuar taktikisht, që ka eksperiencë nga Bundesliga gjermane dhe di të përshtatet mirë me skemën taktike të trajnerit në ekipin kombëtar. Dhe është fakt që “Gladiatori” e ka mbuluar më së miri rolin e tij në përfaqësuese. Gjasula pritet të jetë në fokusin e trajnerit Reja edhe në vijimësi të këtij edicioni kualifikues në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar-2022”. Në mesfushë ai përshtatet mirë dhe mbulon të dy fazat e lojës, si në mbrojtje dhe në sulm. Më së shumti Gjasula shquhet si shkatërrues dhe për këtë trajneri Reja e ka dashur në vend të Abrashit, ose së bashku me të. Mbetet të shyihet nëse trajneri deri në shtator do të gjejë ndodnjë tjetër nga të rinjtë për këtë pozicion, apo do të vijojë t’i besojë mesfushorit që luan me Hamburgun në Gjermani. Vetë lojtari duket i fokusuar në këtë moment tek skuadra e tij dhe dëshiron që ta përmbyllë me sukses këtë edicion, duke dashur që të ngjitet sërish në elitën e futbollit gjerman.

Vizita/ Reja dhe ndihmësit inspektojnë moshat e Kombëtares

Ndërkohë, seleksionimet e ekipeve Kombëtare të moshave me lojtarë të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar kanë vijuar edhe sot. Elementët e përzgjedhur të vitlindjes 2004 janë paraqitur në kompleksin Internacional në Pezë Helmes për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të ekipit Kombëtar U-19, Armando Cungu. Të pranishëm në këtë seleksionim, përveç trajnerëve të ekipeve Kombëtare U-17, Ervin Bulku dhe trajnerit U-18, Ardi Behari, kanë qenë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, drejtori teknik i FSHF, Xhiankarlo Kamolese, zv.trajneri i Kombëtares, Serxhio Porrini dhe pjesëtarë të departamentit të ekipeve Kombëtare në FSHF.