BREAKING NEWS

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e fundit të Qeverisë dhe publikon LIVE kontratën: Ju tregoj çfarë do të ndodhë me 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e
x
BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x

Sport

Gjasula: Do të tentojmë t’i fitojmë të dyja ndeshjet, të shohim a do t’ia dalim

Gjasula: Do të tentojmë t’i fitojmë të dyja ndeshjet,

Trajneri Edi Reja i ka bërë zgjedhjet e tij tashmë, por shqetësimi kryesor lidhet me mungesat e shumë titullarëve, që mund të kushtëzojnë objektivin e skuadrës në takimet ndaj Izraelit dhe Islandës që shënojnë duelet e fundit në grup në kuadër të Ligës së Kombeve. Nuk është e lehtë të gjesh lojtarë në formë në këtë moment në Kombëtare, si pasojë e dëmtimeve të shumta apo dhe minutazhit të reduktuar që kanë shumë futbollistë kuqezinj. Gjithsesi, shpresat në fushë për të marrë fitoren në tëdy ndeshjet janë të mëdha dhe trajneri veteran italian dhe lojtarët e tij do të tentojnë ta bëjnë më të mirën ndaj izraelitve dhe islandezëve.Në këtë linjë janë dhe lojtarët, gjë që u dëshmua nga qëndrimi që mbajtën Kristijan Asllani e Klaus Gjasula në konferencën e organizuar për shtyp nga mjediset ku kuqezinjtë janë akomoduar në Durrës. Klaus Gjasula beson se Shqipëria mund t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura në Nations League përballë Izraelit dhe Islandës. Futbollisti i Darmshtadtit në Bundesligën 2, i cili në klubin e tij është shndërruar në qendërmbrojtës, thotë se mungesat do të jenë problem edhe për kundërshtarët. Në këtë qëndrim duket një farë optimizmi tek lojtarët, por Gjasula, ndryshe nga të tjerët pranoi se do të jetë një objektiv i vështirë. “Sigurisht që ne do të luftojmë për të fituar. Edhe në ndeshjen e parë u pa qartë që kishim rastet tona për ta fituar takimin. E dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët. Kemi disa mungesa, por edhe ata kanë hallet e veta. Në ndeshjet e fundit kanë ardhur shumë çuan të rinj, duhet pak kohë, por ne kemi cilësi për t’i fituar”, theksoi Gjasula.

Duam 6 pikë

Mesfushori kuqezi tha se përtej vështirësive dhe mungesave të shumta, Kombëtarja do të futet në fushë për fitore dhe do të luajë për objektivin e saj duke përdorur të gjithë arsenalin që ka në dispozicion. Me këtë nënkuptohet që lojtarët do të japin maksimumin e tyre. Në fillim ai e nisi nga fakti se ekipit i mungojnë edhe lojtarët golashënues, midis të cilëve Manaj, por edhe lojtarë të tjerë titullarë. Nga ana tjetër, edhe Izraeli do të ketë mungesa të rëndësishme, përfshi dhe sulmuesin Zahavi. “Është e vështirë të thuash shyqyr që mungon ky lojtar, sepse pranë nuk e dimë cili do të luajë, si do të luajë, ndaj duhet të shohim ekipin tonë, të japim maksimumin ditën e ndeshjes.E dimë që janë ndeshje shumë të rëndësishme. Të përqendrohemi tek Izraeli me gjithë gjithë forcën tonë, pastaj të mendojmë për Islandën. Edhe ekipet e tjera janë të mira, duket që jemi në të njëjtin nivel. Ne do të provojmë t’i fitojmë të dyja. Kjo do të thotë se fatet e kryesimit të grupit janë, por që ne na takon të fitojmë të dy ndeshjet. Duke qenë pak a shumë një nivel kjo lë të hapur mundësinë e tentativës nga ana jonë, por do të jetë e vështirë sigurisht”, shtoi më tej Gjasula. Lojtari në fund përmendi edhe Darmshtadin ku aktivizohet në Gjermani, prezencën atje dhe objektivat e skuadrës. “Kishim shumë mbrojtës të vrarë, ndaj trajneri më aktivizoi në qendër të mbrojtjes. Që nga ndeshja e dytë nuk më ka hequr më nga aty, sepse është i kënaqur”, përfundoi Gjasula.