BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Sport

Gjasula kalon dëmtimin, “Gladiatori” i Rejës është gati për Kombëtaren

Gjasula kalon dëmtimin, “Gladiatori” i Rejës

Kombëtarja do të ketë në muajin mars duelet e para eliminatore në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror të Katarit në vitin 2022. Ndodhemi në një grup shumë të vështirë, ku spikat ndër të tjera Anglia, por edhe Polonia dhe Hungaria. Trajneri Edi Reja ka kohë që ka nisur studimin e elementëve të përfaqësueses, duke dashur të krijojë një ide të qartë për formën dhe mundësitë e tyre në sfidat e radhës. Ai ka një listë me parametrat e futbollistëve dhe natyrisht që për në Kombëtare ndikon shumë minutazhi që lojtarët kanë në këmbët e tyre, niveli i performancës, kampionati ku luajnë, cilësia e skuadrës ku bëjnë pjesë dhe përshtatshmëria tekniko-taktike e trajnerit. Në dy vitet e fundit, një nga lojtarët e ftuar në Kombëtare dhe që ka dhënë kontribut jo të vogël, është edhe mesfushori Klaus Gjasula. Futbollisti luan me Hamburgun në Gjermani dhe ka një peshë të rëndësishme në këtë skuadër. Edhe në Kombëtare ai e gjeti veten shpejt, falë përkushtimit dhe sidomos përshtatshmërisë taktike në repartin e mesfushës. Kjo e bën atë të preferuar për trajnerin Edi Reja, i cili ka pasur një qasje dashamirëse nda futbollistit për shkak të lojës së tij. “Gladiatori” i Kombëtares (nofkë që e ka marrë emrin nga kokorja që futbollisti mban si maskë mbrojtëse në kokë) mendohet se do të jetë edhe në eliminatoret e radhës një forcë e shtuar në kombëtare por njëherësh dhe një prej organizatorëve të lojës. Por a do të jetë ai gati për duelet e marsit pas dëmtimit që ka pësuar?Kjo mbetet për t’yu parë në javët në vijim, por sipas mediave gjermane, Klaus Gjasula duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin e fundit dhe është rikthyer në stërvitje me Hamburgun. Mesfushori tashmë do të marrë ngarkesën e duhur, për të rigjetur sërish formën dhe për të qenë kështu në dispozicion të plotë për ekipin gjerman. Ka qenë vetë Gjasula që nëpërmjet rrjeteve sociale ka deklaruar rikhimin në stërvitje. Ndërkohë, ky është një lajm shumë pozitiv edhe për kombëtaren e trajnerin Edi Reja, duke qenë se mesfushori shihet si një nga titullarët e padiskutueshëm të italianit. Në muajin mars, Shqipëria do të ketë impenjime të rëndësishme siç janë dy ndeshjet për kualifikueset e Botërorit të Katarit, ndaj Andorrës në transfertë dhe më pas ndaj Anglisë në shtëpi. Kështu, prezenca e Gjasulës do të ishte një ndihmë më shumë për të besuarit e Rejës të cilët do të kërkojnë ta nisin fushatën eliminatore në mënyrën e duhur.

Portieri/ Strakosha largohet nga Lacio, bisedimet nuk bindin

Ndërsa Gjasula pret të riokuperohet për ndeshjet e marsit, duket se një mungesë e sigurt do të jetë ajo e njërit prej portierëve titullarë të përfaqësueses. “Portieri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Thomas Strakosha, ka vendosur të largohet nga Lacio”. Kështu shkruajnë mediumet e ndryshme sportive në Itali. Portieri shqiptar nuk do të nis bisedimet me klubin kryeqytetas për vazhdimin e kontratës. Lajmi është bërë i ditur të premten, siç thamë, nga mediat italiane. Strakosha ka kontratë me Lacion deri në vitin 2022. 25-vjeçari është shprehur i pakënaqur me situatën e tij pasi ka humbur vendin e titullarit në formacionin bazë. Strakosha këtë edicion ka vetëm gjashtë paraqitje në Serie A. Portieri shqiptar ka pasur probleme edhe me lëndime të shumta. Ndërkohë, mësohet se Strakosha u kthye mbrëmjen e djeshme nga Gjermania, saktësisht nga Mynihu ku gardiani i kombëtares ka ndjekur fizioterapinë për dëmtimin në gju. Ndërkohë, stafi mjekësor i Lacios do të vendosë nëse portieri do të rinisë menjëherë stërvitjen, apo do të presë edhe për disa ditë. Nga ana tjetër do të ketë edhe bisedime me klubin rreth të ardhmes, ndërsa mbeten ende konkretë plane për një transferim në Bundesligë. Borusia e Dortmundit ka dalë në skenë dhe vetë Strakosha ka deklaruar se e tërheq një transferim te verdhezinjtë. Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi Lacio mbetet prioritet, edhe pse në këtë sezon, Strakosha ka vuajtur dëmtimet dhe fatin e keq dhe kështu ka humbur postin e titullarit.