BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i
x
BREAKING NEWS

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e pëson keq 38-vjeçari

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’
x
BREAKING NEWS

Frikë nga një ofensivë ukrainase, Putin merr vendimin urgjent

Frikë nga një ofensivë ukrainase, Putin merr vendimin urgjent
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Policia dhe FNSH aksion ‘blic’ në Nikël, 100 efektivë dhe dronë vihen në lëvizje

Çfarë po ndodh? Policia dhe FNSH aksion ‘blic’ në
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata/ Rusia kërcënon Britaninë: Nëse furnizoni Ukrainën me armë...

Tensionohet situata/ Rusia kërcënon Britaninë: Nëse
x
BREAKING NEWS

Mbetet mister vdekja e 4 rusëve në Golem, Prokuroria merr vendimin e papritur

Mbetet mister vdekja e 4 rusëve në Golem, Prokuroria merr vendimin e
x

Sport

Gjasula kënaqet edhe me një barazim ndaj Polonisë, Ramadani premton më të mirën

Gjasula kënaqet edhe me një barazim ndaj Polonisë, Ramadani

Kombëtarja ka vijuar edhe dje përgatitjet, në kuadër të ndeshjes së parë eliminatore në grupin E kualifikues për Europianin “Gjermani-2024”, u trajneri brazilian Silvinjo ka punuar si në planin taktik, ashtu dhe atë psikologjik. Në konferencën e djeshme për shtyp dolën mesfushorët Klaus Gjasula dhe Ylber Ramadani, që shpalosën mendimet e tyre për duelin e parë në grup, duke pasur besim se edhe barazimi do të ishte një rezultat i mirë për objektivat e grupit në këtë fazë. Në fakt, Klaus Gjasula, mesfushori që aktivizohet në Bundesliga 2 me Darmshtad, preku disa tema të ndryshme, duke nisur nga takimi i parë eliminator, trajneri Silvinjo dhe objektivat e Kombëtares. “Gjendja fizike është në rregull. Luajta 20 minuta në ndeshjen e fundit, isha “ok”, por të shohim nëse do të jem në gjendje të luaj nga minuta e parë. Do të jap maksimumin nëse luaj, dua të ndihmoj shokët. Do të isha gati të luaja edhe në qendër të mbrojtjes. Jam mësuar me atë rol. E vendos trajneri, por jam gati të luaj në mbrojtje. Kemi një frymëmarrje të re, trajneri ka shumë energji. Jemi optimistë që do të bëjmë mirë”, theksoi Gjasula. Më pas ai komenton ardhjen e trajnerit Silvinjo, pritshmëritë e grupit dhe përplasjen me Poloninë, duke qenë i ndërgjegjshëm se një barazim do të ishte me vlerë në këtë ndeshje të parë në grup. “Çdo trajner ka idetë e veta për të luajtur futboll. Kemi një skemë të re, të gjithë janë dakord dhe do të japin maksimumin. Trajneri na është dukur shumë mirë në ditët e para. Me emocion dhe energji, ka qenë shumë mirë deri tani. Silvinjo na ka treguar idetë e veta. Në të ardhmen do të bëhet më mirë. Ne shkojmë në Poloni për të kapur maksimumin, por edhe një pikë është mirë. Të dy ndeshjet me Poloninë kanë treguar se mund të marrim pikë. Ata kanë kualitete të mira. Do të jemi shumë të përqendruar që të mos bëjmë gabime. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi” shtoi ai.

Ramadani: E dimë shumë mirë çfarë duhet të bëjmë ndaj Polonisë

Ylber Ramadani po luan mjaft mirë në Skoci tek Aberdini dhe e ka merituar ftesën e trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Polonisë. 26-vjeçari foli rreth situatës dhe atmosferës te kuqezinjtë, trajnerit Silvinjo dhe sfidës ndaj skuadrës së Robert Levandovskit. “T’i qasemi ndeshjes nga fillimi me seriozitet. Të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. Silvinjo është shumë pozitiv deri tani, na ka dhënë shumë përkrahje. Ai krijon atmosferë kur stërvitet me ne. Unë do të bëj maksimumin, do të ushtrohem fort, por vendos trajneri. Ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin. Ekipi është shumë i mirë, grupi është shumë i mirë, por duhet të marrim më shumë besim dhe përgjegjësi. Unë kam ardhur të luaj, por nuk e kam problem nëse dikush luan përpara meje. Është kënaqësi të jem këtu dhe të mbështes çunat. Rëndësi ka të marrim rezultat pozitiv. Duhet të provojmë më shumë portën, të bëjmë më shumë goditje në portë për të mbërritur te goli. Duhet të merremi me detajet, pasi aty vendosen ndeshjet. Të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri tek e fundit. Do të bëj maksimumin për Kombëtaren”, theksoi ndër të tjera mesfushori dardan.