BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Sport

Gjasula në bankën e të akuzuarve tek Hamburgu, Sadiku nuk gjen golin as nga penalltia

Gjasula në bankën e të akuzuarve tek Hamburgu, Sadiku nuk gjen

Kuqezinjtë po bëjnë gjëra të mira me skuadrat e tyre në Europë e më gjerë, por jot ë gjithë shkëlqejnë e kalojnë momentet e dëshiruara. Ka dhe prej atyre që janë në krizë, sikurse ndodh me Armando Sadikun, i cili herën e fundit nuk mundi të shënonte as nga pika e bardhë e penalltisë dhe duket se kalimi tek FC Bolivar në Amerikën e Jugut po shkon drejt dështimit. Edhe Klaus Gjasula ka qenë në qendër të kritikave, sikurse dhe Strakosha nuk aktivizohet me Lacion dhe mund të largohet në merkaton e verës.

Gjasula në bankën e të akuzuarve

Një nga lojtarët kryesorë të Kombëtares, Klaus Gjasula, po kalon momente jot ë mira në Bundesligën 2. “Ky është sezoni im më i dobët”. Pohimi në fjalë i përket Klaus Gjasulës, i cili nuk ka arritur që me fanellën e Hamburgut të tregojë më të mirën e tij dhe dy javë më parë pranonte se nuk ishte afër nivelit të tij të zakonshëm. Një rendiment i cili ka ndikuar edhe në paraqitjet e klubit të tij, që duket se do të qëndrojë edhe një vit në Bundesligën 2. Hamburgu dukej si kandidat kryesor për ngjitjen, por në dy muajt e fundit ka regjistruar shumë rezultate zhgënjyese njëri pas tjetrit. I fundit ishte barazimi i mbrëmshëm 1-1 ndaj Karlsruhes, duke mbetur në vendin e tretë e tashmë duke e bërë thuajse të paevitueshëm kalimin në renditje nga Holshtajn Kiel. Një barazim për të cilin ka përgjegjësi direkte Gjasula i cili rrëshqiti në aksionin e golit të shënuar nga Karlsruhe dhe lejoi kundërshtarin të shkonte drejt portës. “Ishte me të vërtetë një situatë jashtëzakonisht e pafat ajo ku atij i humbi nga sytë Gordon”, tha trajneri Thioune pas ndeshjes, duke sinjalizuar Gjasulën si përgjegjësin e këtij barazim për skuadrën, që për të tretin vit radhazi po dështon në objektivin për t’u kthyer në Bundesligë.

Sadiku në krizë goli, nuk shënon dot as nga penalltia

Eksperienca e Armando Sadikut të Bolivar nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo jo vetëm për faktin se skuadra e tij u eliminua pa arritur grupet e Kupës Libertadores, për të cilat ai kishte udhëtuar drejt Amerikës së Jugut. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare vazhdon të mos gjejë rrugën e rrjetës me klubin e tij si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare e sot ka shpërdoruar një mundësi të mirë për ta bërë një gjë të tillë. Në ndeshjen e Kupës Sudamerikana, që është turneu i dytë për nga rëndësia në Amerikën e Jugut, ekipi i tij vihej përballë bolivianëve të Vilsterman dhe Sadiku pat mundësinë e shkëlqyer për të shënuar golin e tij të parë në ndeshje zyrtare kur Bolivar fitoi penallti që në minutën e tretë. Sulmuesi mori përsipër gjuajtjen nga pika e bardhë, por tentativa e tij ishte shumë e dobët dhe qendrore, duke bërë që portieri kundërshtar ta neutralizonte atë. Një mundësi e humbur për të vënë emrin e tij mes golashënuesve dhe për të hyrë në historinë e futbollit si i pari shqiptar që realizon në atë turne. Por sidomos për të zgjidhur krizën para portës që ka filluar të ndjehet dhe ta bëjë atë objekt kritikash mes tifozëve të klubit.

Keidi Bare “yll” i Espanjolit, kthimi në La Liga një formalitet

Mesfushori kuqezi, Keidi Bare, është vetëm një fitore larg sigurisë matematike për ngjitjen në La Liga, për të bërë ëndrrën e tij realitet që të jetë protagonist në elitën e futbollit spanjoll të cilin e pa si spektator me Atletiko Madrid. Nëse Espanjoll i mesfushorit fiton këtë javë dhe dy ndjekësit më të afërt nuk e bëjnë një gjë të tillë, një nga dy vendet e para në La Liga 2 do të jetë i sigurt matematikisht e kështu ekipi katalanas do të festojë ngjitjen. Si për ironi të fatit kjo ndeshje vendimtare në mesjavë vjen përballë një ekipi që ai e njeh mirë, Malagës, nga i cili u largua pak muaj më parë për t’iu bashkuar këtij projekti për ringjitjen e Espanjolit. “Malagën gjithmonë e kam dashur shumë, është si shtëpia ime e dytë. Kam bërë shumë miq atje dhe me mua janë sjellë shumë mirë si klubi, ashtu edhe tifozët. Po prisja prej kohësh që të luaja kundër tyre”, pranoi para gazetarëve mesfushori shqiptar”, shtoi Bare.