Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjasula në projektin e Rejës në Kombëtare, “regjisor” i skemës 3-5-2

Postuar: 09/11/2019 - 07:21

Klaus Gjasula është një bast i fituar i trajnerit Edi Reja. Futbollisti ka luajtur titullar gjatë ndeshjeve të fundit të Kombëtares dhe ka bërë një performancë vërtet shumë të mirë, duke qenë lojtari me numrin më të shumtë të pasimeve dhe me saktësi gati 90%, që do të thotë ndryshe se në duelet kualifikuese në grupin H eliminator, për Shqipërinë është Gjasula që ka spikatur më shumë, edhe pse UEFA vetë ka zgjedhur si më të mirin e muajit tetor mbrojtësin Ardijan Ismajli. Theksojmë se ndeshjet ndaj Francës, Islandës, Turqisë dhe Moldavisë, ku kuqezinjtë regjistruan dy humbje e dy fitore, kanë dhënë një panoramë të qartë për kuqezinjtë, rreth grupit dhe vizionit të tij në aspektin taktik. Trajneri Edi Reja e ka të qartë tashmë kapacitetin e grupit dhe nuk tërhiqet në versionin e tij për të aplikuar skemën taktike 3-5-2, si e vetmja deri tani që e ka nxjerrë të suksesshëm sa i përket lojës, por edhe rezultateve. Në fakt, për këtë skemë, ai duket se ka gjetur “regjisorin” e duhur dhe këtë rol e bën Klaus Gjasula. Më i ri në moshë se veteranët Memushaj, Abrashi, Xhaka apo ndonjë tjetër, por më me përvojë se Bare, Ndoji e të rinjtë e tjerë, Gjasula ka shanse që të jetë lider i lojës së kuqezinjve në eliminatoret e ardhshme. Sidoqoftë, çdo gjë do të varet nga forma e tij sportive me Padërbonin në Bundesligën gjermane. Dhe në të vërtetë javën e fundit ai u vlerësua mirë nga mediat gjermane, duke dhënë asist dhe duke qenë lider i grupit. Padyshim që Gjasula do ta ketë shansin edhe në dy sfidat e radhës, atë ndaj Andorrës dhe Francës, që do të jenë dy testet finale për të në kuadër të sfidave të ardhshme eliminatore, pra të kualifikueseve të Botërorit 2022, ku pritet që ekipin ta drejtojë sërish Edi Reja.

Lista e Rejës, pritet të rikthehet Taulant Xhaka

Kombëtarja e Shqipërisë tani më s’ka gjasa ta sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020 përmes fazës së grupeve. Megjithatë, kuqezinjtë do të grumbullohen sërish këtë muaj, për dy ndeshjet e nëntorit. Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit H gjatë dy javëvë në vijim – fillimisht kundër Andorrës më 13 nëntor, e pastaj do të luajë sërish në shtëpi kundër Francës më 17 nëntor. Lista e lojtarëve të ftuar nga Shqipëria për këto dy ndeshje pritet të bëhet publike së shpejti, por burimet thonë se janë mësuar emrat e disa prej të besuarve të trajnerit Edi Reja. Më herët ishte bërë e ditur se Myrto Uzuni nuk do të jetë pjesë e listës së parë, ndërsa pritet ende të shihet nëse do të jetë në listën e pritjes. Për Uzunin duhet të ketë më shumë ndjesi, pasi ditët e fundit ka qenë në formë dhe madje ka shënuar edhe gol për Lokomotivën e Zagrebit. Gjithashtu, pak dilema mbeten mbi debutimin e ri, Florian Kamberin, nëse dokumentacionet do të mbyllen brenda kohës. Për të vazhduar më tej, Lindon Selahi e ka konfirmuar për vetë faqen zyrtare të klubit se do të jetë pjesë e Shqipërisë në këto dy takime. Referuar medieve sportive online, mësohet se edhe dy lojtarë kanë ndryshime në grup. Kështu, Taulant Xhaka dhe Taulant Seferi kanë ndërruar vendet në një farë mënyre, nisur nga lista e fundit, pavarësisht se me rolet e tyre janë të ndryshme. Xhaka ishte në listën e pritjes dhe Seferi ishte në listën e parë. Këtë herë do të jetë e kundërta, teksa mesfushori i Bazelit e ka marrë ftesën për listën e parë, ndërsa talenti Seferi do të jetë në listën e pritjes. Ndërkohë, në një tjetër dalje për mediat, nëpërmjet intervistës së dhënë në “Top Channel”, kreu i FSHF-së Armando Duka nuk u tërhoq, përkundrazi, konfirmoi se dueli me Francën i 17 nëntorit do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” e Tiranës, diçka që sipas tij nuk ka kthim pas. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 12:23

Shtypi italian i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë ditën e sotme, dhe më konkretisht rreth çështjes së inaugurimit të stadiumit “Arena Kombëtare”, ditën e dielë ndaj Francës.

Postuar: 14/11/2019 - 07:26

Dueli i Juventusit me Milanin i dha “Zonjës” tri pikë të vështira në Torino, por të n

Postuar: 14/11/2019 - 07:24

Kukësi llogaritej në fillim të sezonit si skuadër favorite për të fituar titullin, nisur nga kual

Postuar: 14/11/2019 - 07:23

Taulant Xhaka ka refuzuar të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi.

Postuar: 13/11/2019 - 22:51

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Roland Luçi, ka sjellë edhe njëherë në kujtim ngatërrimin e himnit të

Postuar: 13/11/2019 - 17:22

Erling Haaland është 19 vjeç dhe ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të sezonit 2019-2020, duke tërh

Postuar: 13/11/2019 - 15:26

Eros Grezda, lojtari i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas konferencës për shtyp të Edi Rejës.