Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjemrani/ Levandovski dopietë, Bajerni “fluturon” në Bundesligë

Postuar: 19/11/2017 - 07:56

Bundesliga i rikthehet komandës së Bajernit të Mynihut. Për pak kohë Borusia e Dortmundit kishte marrë superxhiro dhe dukej se po dominonte kampionatin në Gjermani, por jo, që prej momentit kur Bajerni largoi trajnerin italian Karlo Ançeloti, skuadra po ecën me ritëm të lartë dhe i ka fituar të gjitha ndeshjet nën drejtimin e Jup Hejnckes, fitore që e rikthyen ekipin në kryesim dhe tani të shkëputur në klasifikim, pasi Borusia e Dortmundit ngeci në ndeshjen e kësaj të premten. Pra Bajerni ka në dorë pas fitores së djeshme kampionatin në Gjermani dhe nuk është hera e parë, pasi në vitet e fundit dominimi bavarez ka qenë absolut. Kështu, në kuadër të javës së 12-të, Bajerni i Mynihut ka shënuar fitore bindëse në përballjen e djeshme ndaj Augsburgut, takim në të cilin shkëlqeu veçanërisht sulmuesi polak Robert Levandovski. Bavarezët shënuan fitore me rezultat prej 3-0. Golin e parë në këtë takim e shënoi Arturo Vidal pas asistimit nga Sule në minutën e 31-të. Të dy golat e tjerë i shënoi Levandovski në minutat 38-të dhe 49-të, pas asistimeve nga Vidal e Kimiç. Bajerni vazhdon të jetë lider me 29 pikë, përderisa Augsburgu në vendin e dhjetë ka 16 pikë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 25

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 08:11

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Londrën për të pushuar me familjen, pas pushimit të klubeve, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Postuar: 13/11/2018 - 08:01

 Deschamps kundër Dembelè?

Postuar: 13/11/2018 - 07:30

 Gazetari sportiv Gëzim Sinemati ka thelluar kritikat ndaj trajnerit të Shqipërisë Panucci p

Postuar: 13/11/2018 - 07:19

Juventusi shkatërroi Milanin 2-0 mbrëmjen e të dielës, duke u konfirmuar si skuadra e vetme favor

Postuar: 13/11/2018 - 07:18

Trajneri Kristian Panuçi u shfaq dje në konferencë për shtyp, ku argumentoi zgjedhjet e bëra në k

Postuar: 13/11/2018 - 07:16

Java e 13-të e Kategorisë Superiore u mbyll sot me duelin e fundit Kukësi-Teuta, e luajtur në sta

Postuar: 12/11/2018 - 22:17

Ish-tekniku i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ka surprizuar edhe njëherë me dek