BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat
x
BREAKING NEWS

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku
x
BREAKING NEWS

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep
x

Sport

Gjergj Ruli: Izmir Smajlaj u dëmtua në detyrë, apel institucioneve ta ndihmojmë të operohet

Gjergj Ruli: Izmir Smajlaj u dëmtua në detyrë, apel

Pak vite më parë ai do të bëhej shqiptari i parë që ngrinte në Beograd flamurin shqiptar si kampion i Europës. E bëri këtë pasi fitoi titullin në kërcimin së gjati, duke kapërcyer 8 metrat. Për vite me radhë ai i ka bërë krenar shqiptarët me arritjet e tij sportive, duke fituar shumë trofe ballkanikë e europianë, por vjen një moment i keq për të, pasi këput ligamentet dhe i duhet të përballet me sfida, të operohet e të besojë në terapinë rikuperuese por për shumë muaj torturë. Bëhet fjalë për atletin Izmir Smajlaj që u dëmtua dy ditë më parë në Shkodër, gjatë garave të Kupës së Shqipërisë. Sportisti këputi ligamentet e gjurit të majtë dhe do t’i duhet të operohet. Një operim i tillë i specializuar në Shqipëri nuk mund të bëhet, ndërkohë që institucionet ende nuk kanë reflektuar për t’i dhënë mbështetjen e duhur. Kjo ngaqë sportistët nuk kanë një status si ushtarakët. Në këtë rast, sportisti është si ushtaraku, është dëmtuar në “luftë”, dhe duhet mbështetur që të operohet jashtë vendit. Me lot në sy, trajneri i Izmir Smajlajt, Gjergj Ruli, thotë për gazetën “SOT” se operacioni është i kushtueshëm, i papërballueshëm nga sportisti, por ai kërkon që këta sportistë elitarë, ta gëzojnë të drejtën e marrjes së një shërbimi të tillë mbi bazën e një ligji, njëjtë si ushtarakët. “Ky është vrarë në detyrë, ka nevojë urgjente të operohet. Veliaj e Ylli na kanë ofruar ndihmë, por duam reflektimin e qeverisë, e të gjithëve”, thotë Ruli.

- Sportisti juaj u dëmtua gjatë garave të Kupës së Shqipërisë në Shkodër. Ju keni kërkuar ndihmë urgjente nga institucionet për operimin e sportistit. Pse kërkohet një trajtim i veçantë?

Këtu nuk bëhet fjalë për një dëmtim dosido, por këputje të ligamenteve, ndërkohë që sportisti duhet të kalojë në fazë operacioni e më pas terapi rikuperimi, gjë që do të kërkojë kohë, sipas këndvështrimit tim mbi një vit. Në rastin e sportistit tim Izmir Smajlaj shërben për krahasim rënia në detyrë e ushtarakëve. Edhe sportisti u dëmtua në detyrë, ishte në aktivitet zyrtar. Unë u kam bërë thirrje institucioneve që të ndihmohet sportisti, s’po e bëj për vete. E kam bërë këtë si trajner i tij, si njeri që ka 50 vjet i lidhur me atletikën, si president federate po e po, por edhe si qytetar i këtij vendi. Nuk po flasim për një sportist çfarëdo, por për një kampion, për sportistin që ngriti në mes të Beogradit flamurin shqiptar në një kampionat Europian.

- A e ka marrë sportisti shërbimin mjekësor spitalor pas dëmtimit?

Më vjen keq ta them por është anormale që sportisti të shkojë në spital e të mos i bëhet rezonanca magnetike. Kjo na ndodhi në Shkodër, për procedura skandaloze të protokollit (duhet të caktosh radhë), ç’ka na detyroi të vijmë në Tiranë e të bëjmë rezonancën, nga ku mësuam për dëmtimin e rëndë. E pranoj që nuk është faji i shtetit që u dëmtua sportisti, por ama është dhe kjo tjetra që sportisti u dëmtua në garë zyrtare. Harrohet kaq lehtë sakrifica që bën një sportist, e veçmas një sportist elitar. Unë insistoj që të trajtohet me urdhër të posaçëm, njëlloj sikur të ishte ushtarak, pasi uniformë mban dhe ky e për flamurin lufton edhe ky sportist. Jam tej mase i emocionuar, i prekur për këtë që ndodhi, më vjen shumë keq për Izmir Smajlajn, sportistin tim, sepse ky atlet meriton shumë më tepër për atë që i ka dhënë vendit.

-Si trajner i sportistit, çfarë kërkon?

Unë kërkon mbështetjen e të gjithëve. Të ndërgjegjësohen të gjithë, duke nisur nga kryeministri Edi Rama i pari e deri tek i fundit. Ta vënë dorën në zemër. Duhet të kuptojnë që në sport ndodhin dëmtime, njëlloj si ushtari në luftë. I tillë si ushtari është edhe sportisti, në shi e në acar, në të ftohtë e në të nxehtë. Nëse nuk konceptohet në këtë formë atëherë ne i fyejmë sportistët. Dhe këtu është fjala për Izmir Smajlajn, kampion e rekordmen kombëtar, kampion i shumëfishtë i Ballkanit, kampion i Europës, një nga sportistët më të mëdhenj që ka nxjerrë Shqipëria. Ky është sportist elitar e jo rrugaç që ta lëmë rrugëve. Prandaj kërkoj ndërgjegjësim dhe bashkëpunim, sepse çështja e sigurimit të sportistit/ve duhet marrë seriozisht. Sporti ka edhe dëmtime dhe ne s’mund t’i lëmë sportistët e dëmtuar të përfundojnë rrugëve e të mbartin dëmin e tyre të vetëm, pa mbështetjen e askujt. Kjo nuk duhet të ndodhë.

- A ka pasur reflektim në këtë drejtim?

Kryebashkiaku Erjon Veliaj po bën të pamundurën që ta çojmë në operacion jashtë vendit, por edhe të kalojë fazën e rehabilitimit. Mos harroni, kjo që na ngjau ne mund t’i ndodhë kujtdo. Kemi edhe mbështetjen e kreut të KOKSH-it Fidel Ylli, por duhet mbështetje e të gjithëve. Ajo që dua është të ndryshojë statusi për sportistin, pra të ketë siguracion për dëmtimet, sepse kështu marrim në qafë sportistët. Duhet ta dinë të gjithë se në sport ka edhe dëmtime. Sot u dëmtua Smajlaj, nesër mund të dëmtohet Calja, Gega e ndonjë sportist tjetër elitar. Sot më ra halli mua, por nesër mund të të bjerë edhe ty. U dëmtua një police në detyrë kohë më parë, nga një shashkë që u hodh nga protestuesit. Policja u dërgua për kurim jashtë vendit, pasi ishte me uniformë dhe në detyrë. Edhe sportisti im është me uniformë dhe në detyrë, paçka se në këtë rast detyra është gara e kërcimit së gjati në një aktivitet atletike. Në thelb është e njëjta gjë, policja dëmtoi dorën, kurse sportisti im ka këputur ligamentet.

Gjergj Ruli: Izmir Smajlaj u dëmtua në detyrë, apel

- Na flisni për shkallën e dëmtimit. Për çfarë flasin mjekët?

Shkalla e dëmtimit është e përcaktuar nga rezonanca magnetike që bëmë në Spitalin Amerikan (3). Ka këputje të ligamenteve dhe mjeku e ka bërë të qartë se ka nevojë të operohet, por ky operim duhet bërë nga mjekë të specializuar jashtë vendit, sepse është një dëmtim që trajtohet vetëm në disa qendra të specializuara në Europë. Italia ka dy të tilla, në Parma dhe në Romë. Shqipëria nuk e bën dot këtë operacion. Në qendrat italiane operohen e rehabilitohen sportistë të atletikës, skiatorë etj, pasi është e specializuar për këto raste.

- Sa kushton operacioni?

Vetëm operacioni kushton deri në 12 mijë euro, por sportisti duhet të bëjë atje edhe fazën e rikuperimit, plus qëndrimi për fizioterapi etj, pra kërkohet një kosto jo e vogël, gjë që nuk kemi mundësinë ta bëjmë këtu. Po të kishte Shqipëria kushtet do ta bënim këtu operacionin dhe s’ishte nevoja të shkonim gjetkë, por nuk bëhet dot këtu. Më vjen keq ta them por në Shkodër s’i bënë as rezonancën, se u dashka protokoll, por kemi ardhur në Tiranë dhe e kemi bërë në një spital privat në orën 12 e gjysmë të natës.

- A ka shanse sportisti të rikthehet në garat e atletikës? Nëse po, kur?

Këtë vit nuk ka shanse të rikthehet në gara. Po flasim për një dëmtim që do kohë të rikuperohet. Qëllimi ynë është të operohet dhe të bëjë fazë rehabilitimi të efektshme, për të qenë gati për garat e vitit 2023 dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Olimpiadën e Parisit në vitin 2024. Prandaj, le ta çojmë këtë sportist në sallën e operacionit. Është në nderin tonë si institucione, por edhe si shoqëri ta bëjmë këtë. Ky sportist ka derdhur djersë për flamurin kombëtar dhe e ka nderuar atë. Kam gjithë dimrin që e stërvis, por ja që gjatë një kërcimi rrëshqet e dëmton këmbën mjaft rëndë. Është një moment i keq, por ka të bëjë me të ardhmen e sportistit. Ai ka nevojë sot më shumë se kurrë për mbështetjen tonë. Ju lutem, të gjithëve, ta mbështesim atë!