BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Sport

Gjesti futbollistes ka befasuar botën, refuzon të mbajë një minutë heshtje për Maradonën: Më kanë kërcënuar...

Gjesti futbollistes ka befasuar botën, refuzon të mbajë një

Gjesti i një futbollisteje spanjolle ka befasuar mbarë botën, teksa ajo nuk respektuar ikonën e futbollit botëror Diego Armando Maradona. 24-vjeçarja Paula Dapena u ul në fushë dhe ktheu kurrizin në momentin që para takimit të ekipit të saj Viajes po mbahej një minutë heshtje për legjendën argjentinase.

Ai tregoi se “protesta” e saj erdhi në shenjë solidarizimi me Ditën e Dhunës ndaj Gruas, duke shprehur pakënaqësinë ndaj mënyrës se si Diego i trajtonte partneret e tij. Dapena këmbënguli se do të refuzonte sërish të nderonte Maradonën.

"E enjtja ishte një ditë kundër Dhunës Gjinore, ndërsa ne mbajtëm një minutë heshtje për një njeri që ka dhunuar gratë, dhe jo për viktimat. Është diçka që idealet e mia feministe nuk mund ta pranojnë. Për mua Maradona është një futbollist spektakolar, por si njeri kishte shumë gjëra që mund të mos i pëlqeje dhe duhet të vlerësosh për cilësitë njerëzore që ka. Në klubin tim, secili është me mua. Kam marrë shumë vlerësime në rrjetet sociale, por dhe jam kërcënuar me vdekje", u shpreh ajo.