Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjetan Keta fiton titullin botëror, shpartallon në 5 raunde sllavin Janjanin

Postuar: 09/09/2018 - 07:53

“Duel në themel”, u quajt mbrëmja magjike e boksit në Dibër të Madhe, qytet shqiptar në Maqedoni, një mbrëmje spektakolare me duele boksi të nivelit të lartë. Në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, u organizua një ndeshje e madhe boksi për titull botëror midis Gjetan Ketës dhe sllavit Janjanin, dy pretendentë të denjë për gjerdanin e WBU-së. Në një stadium të tejmbushur në kapacitetin e tij maksimal, para duelit kryesor u zhvilluan disa ndeshje të forta të vëllezërve Keta dhe “nxënësve” të tyre me kundërshtarë të ndryshëm europianë. Spektakli ishte i garantuar në çdo ndeshje dhe takimet patën nivel të lartë. Midis ndeshjeve pati këngë e valle me ritme të Dibrës dhe të Shqipërisë, një folk modern i shkëlqyer, që kulmoi me këngën dibrane të Hajredin Pashës të kënduar nga Aurela Gaçe. Para se të zhvillohej dueli i madh i Gjetan Ketës dhe sllavo-boshnjakut Janjanin ishte radha e një prej boksierëve të dinastisë Keta të provonte entuziazmin e fuqishëm të sportdashësve, Ferit Keta, që zhvilloi katër raunde mbresëlënëse ndaj kundërshtarit tij turk Fatih Mehmet Karaguz, duke e fituar takimin me nokaut teknik pas raundit të katërt. Si pasojë e goditjeve të marra në ije dhe në kokë, rivali i tij turk dukshëm më i madh në peshë u detyrua të tërhiqet, duke mos e vijuar dot ndeshjen e kështu që Ferit Keta u shpall fitues, duke regjistruar një fitore të madhe dhe duke thelluar rekordet e tij në boksin profesionist, ku shumicën e takimeve i ka fituar me nokaut. Në fundin e mbrëmjes magjike të boksit në pallatin e sportit në Dibër të Madhe erdhi radha e Gjetan Ketës të zbresë në ring. “Tajsoni shqiptar” i mbuluar me ngjyrat kuqezi dhe nën tingujt e kolonës zanore triumfatore “Skënderbeu”, ngriti në këmbë mijërat e të pranishmëve në pallatin e sportit. Ai u fut në ring me vetëbesim dhe krenari, përballë një boksieri jashtëzakonisht të përgatitur e shumë të fuqishëm. Ndeshja filloi e fortë dhe me goditje e kundërgoditje. Ishte duel i shpejtë, me gjuajtje “rrufe”. Në raundin e parë pati një barazim të spikatur të boksierëve që më shumë studiuan lojën e njëri-tjetrit, teksa pati dhe mjaft goditje të pasakta. Por Gjetani e mori veten shpejt në raundin  dytë, duke kaluar në ofensivë dhe i dha kundërshtarit goditje të forta në ije e në mjekër, duke e lëkundur në një moment në ring, aq sa u krijua ideja se Janjanin po rrëzohej, duke bërë që spektatorët të ngriheshin në këmbë. Në raundin e tretë performanca e Ketës erdhi akoma më në rritje dhe kjo u pa me goditje të shumta të sakta me të majtën si në ije dhe në kokë, duke e lëkundur disa herë në ring boksierin boshnjak Janjanin, i cili rezistoi duke mos u rrëzuar në tokë, falë një strategjie vrapimi në ring, duke u shmangur vazhdimisht nga dyluftimi. Raundi i katërt ishte thuajse absolut për Gjetan Ketën që e rrëzoi në tapet rivalin e tij, nëpërmjet një kryqëzimi grushtesh të shpejtë. Gjyqtari numëron dhe Janjanin ngrihet pa i mbushur dhjetë sekonda. Ka sërish duel të fortë por boshnjaku tenton vazhdimisht të devijojë duelin. Raundi mbyllet për Gjetanin, ndërsa në prag të raundit të pestë stafi i Janjanin nxjerr pretendime, duke vonuar nisjen e lojës, diçka e papranueshme. Por gjyqtari dha arsyetimet e tij dhe nisi raundi i pestë që sërish ishte i mirë e në favor të Gjetanit, por jo kaq agresiv sa raundi paraardhës. Në momentin që pritej nisja e raundit të gjashtë, rivali Janjanin tërhiqet nga gara, duke e pasur të pamundur të vazhdojë më tej, kështu që Gjetan Keta fitoi me nokaut teknik duelin e tij për titull botëror në WBU. Ky ishte një prej sukseseve më të rëndësishme të karrierës së tij por edhe për trajnerin e njëherësh vëllain e tij Ismail Keta. Mbi të gjitha, mbrëmë fituan sportdashësit shqiptarë që ndoqën një eveniment sportiv madhështor në Dibër të Madhe, ku shpirti luftarak shqiptar spikati me gjithë madhështinë e tij.  

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:34

Faza e grupeve e Ligës së kampioneve nisi mbrëmë aventurën e saj për këtë edicion, ku u luajtën duelet e para në grupet A, B, C dhe D.

Postuar: 19/09/2018 - 07:30

Kosova po i merr trajnerët më të mirë dhe lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar.

Postuar: 19/09/2018 - 07:28

Lojtarët e Kombëtares kuqezi nuk po kalojnë një periudhë të mirë dhe forma e tyre nuk ka qenë mak

Postuar: 19/09/2018 - 07:14

Një moment mjaft qesharak ka ndodhur sot në një ndeshje të kategorisë së katërt në Rumani.

Postuar: 18/09/2018 - 23:10

Janë mbyllur takimet e para në grupet A, C dhe D të UEFA Champions League. 

Postuar: 18/09/2018 - 21:30

Futbollisti koreano-jugor, Heung-Min Son, ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për shkak

Postuar: 18/09/2018 - 20:56

Barcelona e Leo Messi e ka nisur mirë Ligën e Kampionëve pasi që ka fituar me rezultat 4-0 kundër