Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjici presion Cungut për titullin, Rexhinaldo drejt largimit në Qipro

Postuar: 20/01/2019 - 08:05

Kukësi ka rritur nivelin e pretendimeve të tij, duke vënë objektiv madhor dhe të vetëm fitimin e titullit kampion. Nuk pranohet as vendi i dytë dhe këtë e bëri të qartë dje presidenti i skuadrës verilindore, Safet Gjiici, i cili i kujtoi stafit drejtues e teknik të Kukësit se trofeu i kampionatit duhej të vinte patjetër në qytetin verilindor. Ky është një kusht i panegociueshëm dhe shihet si formë presioni i presidentit të klubit ndaj trajnerit Armando Cungu. Ka qenë një mbledhje me krerët por edhe me pjesëtarë të stafit, ku Gjici u ka bërë të qartë se nuk pranon asnjë rezultat tjetër në Superiore përpos se titullit kampion. Këto deklarata të tij vijnë pas lëvizjeve të forta që klubi verilindor ka bërë në merkato, ku ka afruar tre lojtarë me peshë dhe që besohet se bëjnë diferencën, sidomos me sulmuesin Vasil Shkurtaj, që shihet një lojtar që bën diferencë në fazën ofensive dhe këtë vlonjati që erdhi nga radhët e Luftëtarit e tregoi edhe në duelet miqësore që Kukësi zhvilloi në fazën përgatitore që zhvilloi në Antalia të Turqisë. Në fakt, pas fazës përgatitore të zhvilluar në Antalia, Kukësi është rikthyer në Shqipëri ku do të vijojë me përgatitjet e fundit para rinisjes së Kategorisë Superiore. Verilindorët, kanë pasur një pushim 2 ditor dhe sot do t’i rikthehen fushave të blerta për të nisur përgatitjet anti-Apolonia për ndeshjen e Kupës. Por, para se skuadra të zbresë në fushë, presidenti i klubit të Kukësi, Safet Gjici ka zhvilluar një mbledhje me stafin teknik ku është analizuar gjendja e skuadrës pas minifazës përgatitore. Ndërkohë, vetë presidenti iu ka kujtuar edhe njëherë tjetër stafit objektivat e klubit që mbeten titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë. “Numri një i Futboll Klub Kukësit, Safet Gjici, ka realizuar mbledhjen e parë me stafin teknik, pas përfundimit të festave të fundvitit dhe minifazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Pasi u njoh me gjendjen e lojtarëve, nga raportimi i trajnerit Cungu dhe drejtori Nexhipi, Presidenti ka kërkuar angazhim maksimal për drejtuesit dhe futbollistët, duke iu kërkuar atyre të japin maksimumin për pjesën e dytë të sezonit futbollistik në objektivat kryesore, fitimin e Titullit Kampion dhe marrjen e Kupës së Shqipërisë. Në fjalën e tij, zoti Gjici shprehu mbështetjen e tij për stafin dhe lojtarët në arritjen e objektivave, duke filluar që nga ndeshja e parë me KF Apoloninë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë si dhe sfidën ndaj KF Laçit, e vlefshme për Javën e XIX-të të Kategorisë Superiore”, shkruhej në njoftimin e klubit të Kukësit.

Rexhinaldo drejt Qipros

Problemi i paralajmëruar me sulmuesin Rexhinaldo në radhët e Kukësit tani ka dalë në sipërfaqe dhe lojtari mozambikas po i sjell shqetësim stafit teknik e drejtues, aq sa po sheh mundësinë e largimit, pavarësisht se në klub nuk e dëshirojnë këtë gjë. Pas një fillimi shumë të mirë te Kukësi, Rexhinaldo duket se nuk po kalon momente të qeta në kampin verilindor dhe pritet që në këtë merkato janari, ai të largohet nga Kukësi. Mungesa e golit dhe ardhja e një sulmuesi si Vasil Shkurtaj në skuadër, ka bërë që Rexhinaldo të nisë të mendojë për largimin. Së fundmi, në media flitet për një largim në drejtim të Qipros. Është skuadra e Omonia Nikosia ajo e cila ka bërë një sondazh në lidhje me sulmuesin mozambikas, aftësitë e të cilit tashmë dihen. Kukësi do të ishte i gatshëm ta shiste sulmuesin nëse në drejtim të klubit paraqitet një ofertë e cila bind drejtuesit verilindor. Qiproja do të ishte një mundësi e mirë për Rexhinaldon për të treguar edhe atje vlerat e tij, duke qenë se në Shqipëri nuk po arrin të shpërthejë jo për shkak të cilësive, por nga karakteri i tij i vështirë, gjë për të cilën kritikohet shpesh.

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 10:10

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur me sozinë e yllit argjentinas Lionel Mesi.

Postuar: 26/06/2019 - 07:21

Në Premier League pritet të ndodhë së shpejti një lëvizje e fortë që ka të bëjë me një emër të sp

Postuar: 26/06/2019 - 07:20

Partizani fitoi titullin kampion këtë sezon, duke kthyer trofeun në gjirin e të kuqve pas 26 vjet

Postuar: 26/06/2019 - 07:19

Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt në grupin H, pas Francës, Turqisë dhe Islandës, ndërkoh

Postuar: 25/06/2019 - 16:50

 Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më të mirët për sulmuesin polak, Kristof Piatek.

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë pë

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminaci