Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjici shkarkon Gjokën, Ilir Daja përgatitet të marrë “frenat” e Kukësit

Postuar: 20/07/2019 - 07:49

Kukësi ka bërë ndryshime dhe këto lëvizje kanë nisur nga pankina. Trajneri Ernest Gjoka është shkarkuar që dje në mëngjes prej presidentit të klubit, Safet Gjici, ndërkohë që në krye të skuadrës verilindore pritet të zyrtarizohet Ilir Daja, të paktën sipas medieve të ndryshme sportive. Megjithatë, duhet pranuar se shkarkimi i Gjokës erdhi pas eliminimit të Kukësit në Europa League, që në raundin e parë, prej skuadrës hungareze të Debrecenit. E vërteta është se Debreceni është skuadër shumë e fortë dhe me kualitet dhe që në fillim kur u hodh shorti Kukësi ishte me pak shanse për kalim në raundin e dytë. Në fushë gjërat treguan ndryshe, pasi Kukësi bëri një paraqitje shumë të mirë në të dy ndeshjet. Skuadra e Gjokës e dominoi kundërshtarin në të dy fazat e lojës, madje në krejt përmasën e fushës, por në futboll gjithçka rrotullohet rreth rezultatit. E nëse Kukësi bëri lojën në të dy ndeshjet, ishte Debreceni që korri suksesin në rezultat duke shkuar në raundin tjetër. Vendimtare ishte fitorja e ndeshjes së parë nga hungarezët (3-0), një rezultat që i pamundësoi Kukësit të trajnerit Gjoka të bënte mrekullinë në duelin e kthimit. Në “Elbasan Arena” vetëm barazim 1-1, pavarësisht lojës së mire të verilindorëve, kështu që Kukësi u eliminua. Shkarkimi i Gjokës ishte në një farë mase i paralajmëruar, që pas humbjes së ndeshjes së parë. Gjici, i cili shquhet për temperamentin e tij dhe shkarkimet e befta të trajnerëve edhe për humbjet më të parëndësishme, nuk doli “nga vetja” as këtë herë, duke u konfirmuar si “i nxituar i pakorrigjueshëm”. Gjokën, të cilin vetë e kishte thirrur “nën armë” në pranverë, nuk priti as të mbyllte si duhet pjesëmarrjen në Ligën e Europës. e shkarkoi dhe tani po negocion me Ilir Dajën për një Kukës kampion. Synimet e Gjicit janë të marrë “stafetën” e Skënderbeut, si skuadër e fortë dhe me staturë në Europë, por jo atë stafetë që çoi Skënderbeun në UEFA e KAS-in e Lozanës. Zyrtarizimi i Dajës mund të bëhet në ditët në vijim, por i trishtë në këtë situatë është largimi i Gjokës, një teknik me përvojë dhe nga më të mirët që kemi. Edhe një herë tjetër u konfirmua që trajnerët bëhen “koka turku” në rastin më të parë pas humbjeve dhe Gjoka ishte “koka” e radhës që e pësoi. Presidentët e klubeve tona e kanë në gen këtë demonstrim jo profesional ndaj stafeve teknike, gjë që e pengon zhvillimin e futbollit shqiptar.

Batuta e Shpëtim Gjikës për shkarkimin e Gjokës

Duhet theksuar se në të dyja ndeshjet, Kukësi luajti shumë mirë dhe u lojtarët u përpoqën që të japin më të mirën. Por, pavarësisht kësaj, Kukësi u eliminua dhe tashmë është pa trajner. Por, në një foto që ka nxjerrë sot në profilin e tij në “Facebook” trajneri Ernest Gjoka, nuk ka mbetur pa komentuar në formë batute edhe ish-kryebashkiaku dhe ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika: “Nesto nuk punohet me ne kryetaret e bashkive, sidomos me ata qe e kanë për herë të parë. Go profe go!”, shkruan Gjika në komentin e tij, duke “zyrtarizuar” kështu edhe Safet Gjicin si kryetar i Bashkisë së Kukësit.  Ndërkohë, ditën e djeshme, klubi i Kukësit vendosi të largonte trajnerin Ernest Gjoka pas eliminimit nga Kupat e Europës. Dy ndeshjet me Debrecenin ishin ato që i kushtuan stolin teknikut, ndërsa tashmë verilindorët janë hedhur në kërkim të zëvendësuesit. Ndërkohë, pas Gjokës, lamtumirën Kukësi ia ka dhënë edhe mesfushori Arbër Çyrbja. Lojtari erdhi si një përforcim nga skuadra e Teutës në sezonin e kaluar. Mesfushori nuk arriti të përshtatej me verilindorët, teksa e ka njoftuar vetë largimin, nëpërmjet një stori në “Instagram”. Çyrbja falënderoi klubin ndërsa shprehej se ishte një kënaqësi të ishte pjesë e Kukësit. Në këtë mënyrë, lojtari është i lirë dhe do të mendojë tashmë për eksperiencën e radhës në karrierë. Kukësi i ri, sipas projektit të Gjicit, duhet të dalë kampion.

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 21:22

Milan e ka nisur me humbje këtë sezon të ri futbollistik në javën e parë të Serie A, duke zhgënjyer tifozët.
 

Postuar: 25/08/2019 - 15:08

Pas 7 orësh festë, futbollisti Ëayne Rooney u fotografua duke hyrë në ashensorin e hotelit me një

Postuar: 25/08/2019 - 08:10

“The Reds”-at bënë një ndeshje perfekte, fitojnë 3-0 ndaj “Topçinjv

Postuar: 25/08/2019 - 08:08

Kategoria Superiore mbylli javën e parë të saj.

Postuar: 25/08/2019 - 08:07

Në shtator do të diskutohet e ndoshta do të miratohet në parlament një pjesë e rëndësishme e Ligj

Postuar: 24/08/2019 - 17:28

Nga Franca janë raportuar të reja të rëndësishme për Neymar.

Postuar: 24/08/2019 - 07:43

Një prej çështjeve më të nxehta të merkatos së verës, ajo që ka të bëjë me sulmuesin argjentinas