BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Sport

Gjimshiti fiton statistikat me Ronaldon, Strakosha po vuan krizën e Lacios

Gjimshiti fiton statistikat me Ronaldon, Strakosha po vuan krizën e Lacios

Të rrallë janë lojtarët që kanë pasur një rritje kaq të fuqishme sa mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili, falë trajnerit Xhianpiero Gasperini, është shndër-ruar nga një futbollist që lakohej për largim tek Atalanta, në një prej futbollistëve më të vlerësuar jo vetëm të kësaj skuadre, por një nga mbro-jtësit më të mirë në Serinë A italiane. Vlerësimet e medieve sportive në Itali dhe më gjerë e cilësojnë mbrojtësin kuqezi vendimtar me performancën e tij tek Atalanta, skuadër që së fundmi frenoi edhe Juventusin në barazim 2-2, duke mbetur në zonën Champions me meritë. Madje janë vetë mediumet sportive italiane që shkruajnë se Atalanta është pady-shim skuadra më e mirë e Serie A pas ndalesës për shkak të karantinës. Djemtë e Gasperinit ishin shumë pranë fitores mbrëmjen e djeshme kundër Juventusit, duke arritur të kalojnë dy herë në avantazh, por në fund një penallti e Ronaldos në minutën e 90 i mohoi fitores Gjim-shitit me shokë. Ndeshje e plotë për mbrojtësin e kombëtares sonë, që gjatë gjithë përballjes kishte të bënte Ronaldon, të cilin arriti ta ndalonte të shënonte në aksion të rrjedhshëm, por nuk kishte çfarë të bënte nga pika e bardhë, ku portugezi arriti të mposhtë dy herë Golinin. “Eurosport” e vlerëson me notën 6 paraqitjen e Gjimshitit ndeshjen e djeshme. “Berat Gjimshiti, nota 6. Mban pozicionin e tij dhe thuajse asnjëherë nuk avancon përpara. Ronaldo e kërkon vazhdimisht, por mbrojtësi nuk heq dorë”, shkruan media prestigjioze në vlerësimin e yllit të kombëtares sonë.

Strakosha vuan krizën e Lacios

Portieri i Kombëtares Thomas Strakosha, nuk po kalon një moment të mirë në këtë fazë të fundit të Serisë A italiane. Shkak janë rezultatet e dobëta të Lacios gjatë ndeshjeve të fundit, ku ka pësuar dy humbje tron-ditëse, fillimisht me Milanin e më pas me Atalantën. Pra Lacio nuk po kalon një moment të mirë dhe përfundimisht ka shumë pak shanse të fitojë titullin, pasi diferenca me Juventusin është 8 pikë, goxha shumë për një kampionat të fortë si ai italian. Duhet thënë se ndër më të kritikuarit e skuadrës është pikërisht gardiani i përfaqësueses kuqezi, Strakosha, edhe pse ai nuk ka faj të drejtpërdrejtë në pësimin e go-lave. Sidomos gjatë ndeshjes së fundit ai nuk pati faj për humbjen, por kjo nuk i ka penguar mediat dhe analistët ta shohin Strakoshën si pjesë të dështi-mit. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, gjithashtu shqiptar, është përpjekur të ruajë qetësinë në skuadër, duke motivuar grupin të bëjë përpara dhe të japë më të mirën në ndeshjet që mbet-en, me bindjen se Lacio ka potencial për ta mbyllur garën në një pozicion më të mirë e pse jo të shpresojë deri në fund. Praktikisht Strakosha mbetet në formacionin titullar, në mënyrë të padiskutuar, sikurse pritet rinovimi i tij me Lacion.

Sadiku, një hap pranë rekordit me Malagën

Një tjetër lojtar nga legjionarët që po bën një paraqitje të mirë këto javët e fundit të sezonit është sulmu-esi Armando Sadiku, pjesë e Malagës në Segunda Divizion, pra në ligën e dytë spanjolle. Sadikut i duhen dhe tre gola për të thyer një rekord të skuadrës dhe besohet e do ta bëjë këtë, duke qenë se po kalon formë të mirë. Për momentin ai po angazho-het maksimalisht me Malagën, por të ardhmes nuk i dihet, edhe pse bomb-eri kuqezi është shprehur i gatshëm për të rinovuar nëse gjërat shkojnë në drejtimin e duhur. Në radhët e Malagës luan edhe shqiptari tjetër, Keidi Bare, mesfushor i skuadrës kombëtare, i cili ka pasur disa prob-leme gjatë javëve të fundit, pasi në vetëm 4 ndeshje është dënuar dy herë me karton të kuq. Sjellja e tij agresive në lojë dhe replikat me gjyqtarët e kanë vënë në shënjestër dhe për të është shkruar negativisht.