Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjimshiti i “gatuar” për ndeshje të mëdha, falë tij Atalanta po kap Champions

Postuar: 24/04/2019 - 07:35

Të hënën në mbrëmje u luajt ndeshja Napoli-Atalanta, e fituar nga bergamaskët 2-1, një trepikësh që i jep të drejtë skuadrës ku luajnë Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha të pretendojë një vend në top-4, pozicione që mundësojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Gjimshiti luajti titullar dhe ishte heroi i takimit, duke fituar duelin me shqiptarin tjetër, Elseid Hysaj, i cili ishte titullar me Napolin, por nuk la gjurmë. Madje Hysaj mori një karton të verdhë në këtë ndeshje dhe në fund të takimit mori si zakonisht kritika për paraqitjen, megjithëse specialistët6 nuk e bënë atë fajtor për disfatën e Napolit.

Duhet thënë se meritat i mori në veçanti Berat Gjimshiti, i cili ishte i pakalueshëm në këtë duel, duke qenë vendimtar me ndërhyrjet e tij dhe siguroi një notë të lartë për veten në të gjitha mediumet sportive italiane, të cilat e përshkruan paraqitjen e tij cilësore dhe me peshë në trepikëshin e skuadrës së tij. Sipas analizës së bërë në gazetat e mëdha italiane, Atalanta e sheh veten shumë pranë zonës Champions dhe fitorja e arritur sot ndaj Napolit e ka afruar tashmë duke e ngjitur në vendin e katërt me barazim pikësh me Milanin. Titullar ndaj Napolit, e nisi mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili ishte nga më të dalluarit në fushë, duke qenë një garanci për skuadrën e Gasperinit. Mbrojtësi i Kombëtares, arriti të tregohej disa herë vendimtar me ndërhyrjet e tij dhe mediat italiane janë ato të cilat i kanë thurur elozhe duke e konsideruar më të mirin. Paraqitja e Gjimshitit ndaj Napolit, vlerësohet nga italianët me notën 7-të.

Përshkrimi triumfues për Gjimshitin

Thuajse të gjitha mediat sportive italiane, duke nisur nga ato lokalet e deri ato prestigjiozet si “Gazzetta dello Sport” etj, përshkruajnë paraqitjen e Gjimshitit si vendimtare dhe shkojnë më tej duke thënë se kosovari i përfaqësueses së Shqipërisë është futbollist i “gatuar” për të bërë ndeshje të mëdha dhe këtu përmendej dhe fakti tjetër se duele të tilla Gjimshiti ka zhvilluar pikërisht ndaj skuadrave më të mëdha italiane si Juventusi, Interi e Milani. Sipas “bergamonews.it”, “Gjimshiti meritoi notën 7. Ai ishte i jashtëzakonshëm në mbylljen që i bën Mertens. Milik merr minimumin nga kjo ndeshje për shkak të Gjimshitit i cili ishte mbrojtësi më i mirë në fushë”, shkruhej në vlerësimin për mbrojtësin kuqezi.

Tifozët presin ekipin me flakadanë që në aeroport

“Një sezon fantastik ky i sivjetshmi që po përjeton Atalanta. Në fakt, sezoni ende nuk ka mbaruar por bergamaskët kanë mahnitur jo vetëm tifozët e tyre por opinion sportiv në Itali, teksa janë në garë për një vend në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm”, shkruajnë mediumet italiane. Pas fitores dje në fushën e Napolit, Atalanta renditet në vendin e 5, në të njëjtën kuotë pikësh me Milanin e një pozicioni më sipër. Pjesë e kësaj skuadre e cila ndër të tjera është edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, janë edhe dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha. Në fakt portieri e nisi sezonin si titullar por tashmë e ka humbur pozicionin, ndërsa nga ana tjetër Gjimshiti është rikonfirmuar ndeshje pas ndeshje duke fituar besimin e trajnerit Gasperini, teksa edhe në triumfin e djeshëm ishte në fushë për 90 minuta të plota. Duke parë suksesin e skuadrës së zemrës, tifozët e Atalantës vendosën t’i bënin një pritje spektakolare në aeroport ekipit edhe pse ora shënonte 1 pas mesnate. Emocione të cilat i dhuron futbolli, teksa Atalanta tashmë do të jetë edhe më shumë e motivuar për të prekur ëndrrën e Champions League, ndërsa rol në suksesin e bergamaskëve kanë gjithashtu, Gjimshiti dhe Berisha.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 09:28

Juventusi po kërkon me ngulm një trajner të ri dhe dy ditët e fundit një emër që ka dalë fuqishëm në skenë, është ai i Maurizio Sarrit.
 

Postuar: 23/05/2019 - 07:29

Një prej të rinjve më premtues dhe që ka shanse të bëhet numri një në botë pas tërheqjes së Leo M

Postuar: 23/05/2019 - 07:27

Një nga futbollistët më të mirë të mbrojtjes, Ivan Balliu, i cili ende nuk e ka shfaqur në maksim

Postuar: 23/05/2019 - 07:26

Në fundjavë Partizani pritet të festojë në mënyrë madhështore titullin kampion pas 26 vjetësh pri

Postuar: 22/05/2019 - 23:45

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon grumbullimin e saj të pjesshëm për ndeshjet eliminatore të Euro 2

Postuar: 22/05/2019 - 23:25

Përfaqësuesja gjermane e futbollit prezantoi ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme elim

Postuar: 22/05/2019 - 22:15

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, UEFA do bëjë disa ndryshime drastike në kompeticionin më të rën