BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x

Sport

Gjimshiti i jep fund krizës së Atalantës, gjen rrjetën e parë sezonale

Gjimshiti i jep fund krizës së Atalantës, gjen rrjetën e

Një nga lojtarët e Kombëtares që ka lënë gjurmë të forta gjatë viteve të fundit në kampionatin italian është Berat Gjimshiti, futbollist i Atalantës. Duhet thënë se lojtari ka mbi 4 vjet që tregon potencial të lartë me skuadrën italiane dhe llogaritet si një nga më të mirët në pozicionin e tij në Serie A italiane. Madje falë performancës së mirë të tij jo vetëm ka siguruar në vazhdimësi rolin e titullari,t por ka bërë performancë fantastike në Ligën e Kampioneve, apo në Ligën e Europës. Në sezonet e mëparshme ishte shquar edhe për gola me peshë për ekipin e tij, por këtë vit, ca nga dëmtimet e ca nga pozicioni në fushë, nuk kishte mundur të shënonte, por për Berat Gjimshitin nuk duhej menduar kurrë një mbyllje e sezonit pa një gol të shënuar. Dje mbrojtësi kuqezi udhëhoqi Atalantën drejt triumfit, duke qenë një nga autorët e golave në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Goli dhe paraqitja e Gjimshitit

Siç thamë më lart, Berat Gjimshiti ka gjetur golin e parë sezonal në Serie A. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, kaloi Atalantën në avantazh në transfertën ndaj Specias (Rei Manaj u fut në fushë në 56-të për bardhezinjtë). Ishte minuta e 73-të kur 29-vjeçari realizoi me kokë, duke i dhuruar ekipit bergamask avantazhin 1-2. Më parë kishin shënuar Muriel (16’) për Atalantën dhe Verde (30’) për vendasit. Me golin e sotëm Gjimshiti bëhet futbollisti i 20-të i Atalantës që shënon gjatë një kampionati, me zikaltrit që kthehen në skuadrën e tretë me kaq larmishmëri golash në historinë e Serie A. Ekipi i Gasperinit barazon Juventusin e sezonit 2011-12 (20 golashënues të ndryshëm) dhe Fiorentinën e vitit 2014-15, që mban rekordin absolut me 21 goleadorë gjatë një sezoni në Serie A. Ndërkohë, këtë sezon vetëm Barcelona (22) ka dërguar më shumë lojtarë te goli se Atalanta në pesë kampionat kryesore të Europës. Kjo ecuri e mirë e skuadrës bergamaske, me Gjimshitin brenda saj, është diçka pozitive për kampionatin italian në tërësi. Sa i takon Gjimshitit, ai po tregohet lider në vazhdimësi dhe goli nuk bën përjashtim, pasi nuk është hera e parë që ai shënon gola të tillë me vlerë për ekipin e vet.

Kombëtarja

Berat Gjimshiti është bërë pasues i Lorik Canës në qendër të mbrojtjes dhe është një nga pikat e forta të trajnerit Edi Reja në rrugëtimin e skuadrës në eliminatoret e aktiviteteve të ndryshme europiane e botërore. Gjimshiti jep siguri në prapavijë dhe mobilizon edhe mbrojtësit e tjerë, gjë që e dëshmoi edhe në kualifikueset e Botërorit “Katar-2022”, ku kuqezinjtë zunë vendin e tretë në grupin e tyre, pas Anglisë dhe Polonisë. Ndërkohë, Gjimshiti pritet të jetë zgjedhje e parë e trajnerit Reja edhe në fushatën eliminatore në Ligën e Kombeve, aktivitet që do të fillojë muajin e ardhshëm. Në repartin e prapavijës është mjaft produktiv, por Gjimshiti ende nuk ka shënuar gola me vlerë për skuadrën kombëtare sikurse ka bërë gjatë këtyre sezoneve me Atalantën e tij. Ndoshta do ta realizojë këtë në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.