BREAKING NEWS

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e
x
BREAKING NEWS

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do
x
BREAKING NEWS

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e
x
BREAKING NEWS

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton
x

Sport

Gjimshiti kalon dëmtimin e do të jetë i gatshëm në qershor, Broja “aktor” tek Çelsi

Gjimshiti kalon dëmtimin e do të jetë i gatshëm në

Kombëtarja do të luajë në qershor dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian, pikërisht me Moldavnë dhe Ishujt Faroe, dhe trajneri Silvinjo dëshiron të ketë në dispozicion një grup të plotë e në formë të mirë sportive. Por jo të gjithë ia dalin, pasi ka dëmtime afatgjata si Kumbulla e Broja, por disa të tjerë edhe mund t’ia dalin, madje dje erdhi një lajm i mirë. Kështu, Berat Gjimshiti gëzon tifozët e Atalantës e mbi të gjitha ata të Shqipërisë. Mbrojtësi i skuadrës nga Bergamo u largua i dëmtuar nga fusha e lojës në përballjen e fundit mes Atalantës dhe Salernitanës, por me sa duket nuk bëhet fjalë për një problematikë serioze. Shtatlarti, në seancat e fundit është integruar me grupin, duke rritur mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës që në përballjen e kësaj fundjave me Veronën. Shtatlarti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atalantës, por gjatë këtij sezoni ka pasur disa herë shqetësime fizike. Lajmi i mirë dhe për Kombëtaren e Shqipërisë, pasi pritet që Gjimshiti të jetë pjesë e listës së Silvinjos për dy ndeshjet e muajit qershor. Mbrojtësi mungoi në takimin e kuqezinjve ndaj Polonisë për shkak dëmtimi, por këtë herë duket se fati po e ndihmon që të rikthehet me skuadrën përfaqësuese për të dhënë kontributin e tij.

Broja shkrin së qeshuri shokët, klubi publikon bisedën për reklamën e “EA Sports”

Armando Broja argëtohet me shokun e tij të skuadrës, Zhao Feliks. Të dy, bashkë me Madueke, kanë marrë pjesë në një spot të EA Sports dhe sprova që kanë pasur është të thonë tekstin “EA Sports – It’s in the game”. Megjithatë portugezi e ka pasur të vështirë të gërmëzojë EA, duke e thënë “Hi, Hej”, e aq mjaftoi që Broja e Madueke të shpërthenin në të qeshura. Videoja u shpërnda nga Çelsi në rrjetet sociale, teksa vlen të theksohet se klubi londinez bashkëpunon prej kohësh me kompaninë EA Sports.

Seleksionim në SHBA për të thithur të rinj

Gjithçka gati për seleksionimin e parë që organizon Federata Shqiptare e Futbollit me futbollistët e rinj shqiptarë, djem e vajza, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej disa muajsh Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF në bashkëpunim edhe Drejtorinë Teknike dhe skautët e FSHF në SHBA kanë punuar për të afruar sa më shumë futbollistë në këtë seleksionim, që do të zhvillohet në datat 20 dhe 21 maj 2023 në zonën e Nju Xhersit. Aplikimet janë hapur që në fillim të muajit shkurt dhe deri më tani janë regjistruar 126 futbollistë, djem e vajza, të vitlindjeve 2005, 2006, 2007, 2008 dhe 2009. Të pranishëm në këtë seleksionim do të jenë Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, zv.trajneri i Kombëtares A, Hamdi Salihi, përgjegjësi për futbollin e vajzave në FSHF, Florian Riza dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, i cili ka mbështetur këtë iniciativë e që jeton e punon në SHBA prej vitesh. Departamenti i Ekipeve Kombëtare ka mbledhur tashmë të gjitha dhënat e nevojshme dhe ka përpiluar listat të futbollistëve dhe futbollisteve që do të marrin pjesë në këtë seleksionim, që zhvillohet për herë të parë në Amerikën e Veriut, ku ka një komunitet të madh shqiptarësh.