BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Sport

Gjimshiti kalon dëmtimin e kthehet tek Atalanta, gjermanët të mahnitur me Simonin

Gjimshiti kalon dëmtimin e kthehet tek Atalanta, gjermanët të

Mbyllja e ndeshjes së Kombëtares kundër Polonisë bëri që kuqezinjtë të kthehen me shpejtësi pranë ekipeve të tyre në kampionatet e ndryshme europiane, ndërkohë që stafi i Kombëtares po analizon ndeshjen e përfaqësueses dhe shkaqet që çuan në humbjen e grupit, apo dhe mundësinë e përmirësimit në vazhdimësi. Përtej kësaj, konstatohet se disa kuqezinj kanë kaluar problemet dhe po angazhohen pak nga pak me ekipet e tyre, e disa të tjerë, kryesisht të rinj, po tërheqin vëmendjen e klubeve të njohura e një i tillë është portieri Simon Simoni, shkodran që kaloi në Gjermani pikërisht nga kampionati shqiptar e konkretisht nga Dinamo. Kurse mbrojtësi Berat Gjimshiti ka kaluar dëmtimin dhe pritet të luajë për Atalantën. Nga ana tjetër, lojtarë si Bare, Ismajli, Manaj, Broja e ndonjë tjetër vijojnë fazën e rikuperimit pas dëmtimeve që kanë pësuar.

Simon Simoni, portieri që mori vëmendjen e trajnerit të njohur gjerman

Kur luante në kampionatin shqiptar Simon Simoni tërhoqi vëmendjen për cilësinë e performancës si tek moshat e Vllaznisë, ashtu dhe me Dinamon. Tek blutë ai u rrit ndjeshëm dhe menaxherët kuptuan e do të ishte një portier me të ardhme, ndaj e rekomanduan tek klubet e Bundesligës. Frankfurti e pa kualitetin e tij dhe e përfshiu menjëherë në projektin e vet. Kështu, Simon Simoni e ka bërë transferimin që e habiti të gjithë opinionin sportiv në Shqipëri. Gardiani, i ri do të largohej nga Dinamo në Kategorinë e Parë për të firmosur me Frankfurt në Gjermani. Simoni u stërvit me ekipin e parë, ndërsa tani ka marrë vendin e titullarit te ekipi i dytë i Frankfurtit. Por si erdhi ky transferim ëndrrash? Gjithçka u realizua nga trajneri i portierëve, Jan Zimerman, i cili ka treguar gjithçka sa i përket lëvizjes së Simonit. “Për fatin tonë të mirë ne kemi mundësinë e vrojtimit me video. Për ne si trajner të portierëve është shumë e vështirë. Kur gruaja është në shtrat natën, futemi të shohim video të lojtarëve edhe nga këto kampionate të panjohura. Aty pashë që Simoni kishte luajtur në Shqipëri dhe se kishte disa cilësi që nuk stërviteshin. Guxim në dalje dhe shumë dinamizëm, këto janë gjëra të vështira për t’u mësuar”, tha Zimerman.

Mbrojtësi/ S’ishte në dispozicion për Kombëtaren, por Gjimshiti kalon dëmtimin

Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, Berat Gjimshiti, nuk ia doli dot të ishte i gatshëm për trajnerin Silvinjo në ndeshjen kundër Polonisë për shkak të një dëmtimi që pësoi pak ditë përpara grumbullimit, ndërsa tashmë mbrojtësi është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për Atalantën që këtë fundjavë. Bergamaskët do të luajnë ditën e nesërme në orën 15:00 kundër Kremonezes në transfertë. Mbrojtësi i Kombëtares mbeti jashtë si pasojë e një tërheqjeje të lehtë në kofshë, ndërsa tashmë ai do të jetë nën urdhrat e Gasperinit. Këtë sezon Gjimshiti ka luajtur 16 ndeshje, 14 në Serinë A dhe 2 në Kupë, kjo për shkak se ai pësoi një dëmtim në fillim të kampionatit, që e la për disa muaj jashtë.