
E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Gjimshiti kërkohet nga Monza, Roma i vë çmim Kumbullës

Shkruar nga Adriatik BALLA 28 Korrik 2022

Legjionarët kanë lënë gjurmë me skuadrat e tyre në kampionatet e ndryshme europiane por dihet që vëmendjen kryesore për kuqezinjtë e merr kampionati italian, pasi aty është përqendruar numri më i madh i futbollistëve të Kombëtares që luajnë në këtë ligë. Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Dermaku, Berisha e ndonjë tjetër janë lojtarët kryesorë të Kombëtares që luajnë në “Scudeto”, por jo të gjithë po kalojnë momente të mira. Merkato e kësaj vere i ka trazuar disi ujërat, pasi lojtarët po marrin oferta dhe një pjesë po i shqyrtojnë ofertat në të mirë të tyre, për të shpresuar, pse jo, që të kalojnë në një shkallë më lart në karrierën e tyre. Mbrojtësi Berat Gjimshiti duket se pëlqehet fort nga Adriano Galiani dhe nuk përjashtohet mundësia e kalimit nga Atalanta tek Monza, skuadër e ngjitur këtë vit në Serie A, kurse mbrojtësi tjetër i përfaqësueses, Marash Kumbulla, i përfolur se mund të largohet nga Roma drejt Torinos, duket se po bëhet realitet, sepse mësohet që Roma e Murinjos i ka vënë çmim kartonit të tij.
Monza dëshiron Gjimshitin
Dukej e pabesueshme që Monza, skuadër që mbështetet nga ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, të ngjitej kaq shpejt në elitë, por ka ndodhur dhe tani është realitet. Kjo skuadër do të militojë këtë sezon në Serie A, me ekipet më të mira italiane, madje edhe me pretendime. Për të rritur këto pretendime Monza, që ka administrator të deleguar ish-in e Milanit Adriano Galiani, u ka vënë syrin lojtarëve cilësorë në çdo repart. Pra, skuadra e inkuadruar në Serie A, Monza, po synon të krijojë një ekip për sezonin e ri. “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galiani, ka shprehur interesim për mbrojtësin e Atalantas, Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar po shihet si përforcim i madh për fazën e mbrojtjes te Monza. Drejtuesit e klubit do të nisin bisedimet me Atalantën për të parë situatën e Gjimshitit. Monza thuhet se është e gatshme të shpenzojë 17 milionë euro për ta transferuar qendërmbrojtësin. Gjimshiti ka kontratë me skuadrën nga Bergamo deri në vitin 2026.
Roma i cakton çmim Kumbullës
Trajneri Hoze Murinjo u shpreh më 24 maj në Tiranë se mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla ishte i garantuar në formacionin e Romës për sezonin e ri, por duket se ka qenë një deklaratë e gënjeshtërt, sepse Kumbulla është në merkato dhe vetë klubi roman i ka vënë çmim në treg. Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se Roma ia ka caktuar çmimin mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla. Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian po kërkojnë 20 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar qendërmbrojtësin. Interesim për 22-vjeçarin ka shprehur skuadra e Torinos. Te klubi torinez Kumbullën po e shohin si zëvendësues ideal të Gleison Bremerit. Është trajneri i Torinos Ivan Juriç ai që po insiston në transferimin e mbrojtësit shqiptar. Juriç në të kaluarën ka punuar me Kumbullën te skuadra e Veronës.
Më të lexuarat


Mjeshtri i madh Mehdin Zhega, teknika dhe interpretimi

Skandali i merkatos së verës, futbolli shqiptar nuk është më tërheqës, mungojnë emrat e mëdhenj

Futbolli në zi/ Shuhet ish-presidenti i klubit legjendar

U ekzekutua nga polici me plumb në ballë, i jepet lamtumira e fundit sportistit të njohur, lot dhe dhimbje gjatë ceremonisë mortore (FOTO)

“Ylli” i ri i futbollit botëror, Erling Haland, nisje spektakolare me Sitin, Guardiola i thur elozhe

Miqësore luksi me Italinë U-19 në Koverciano, lajm është tensioni i Cungut para ndeshjes

Gëzim Çorja: Në rininë time, atletika kishte masivitet e rivalitet, sot i duhet më shumë investime në infrastrukturë

Start me humbje dhe zhgënjim për Mançester Junajtid, Ronaldo e nis nga stoli ndaj Brighton

Nuk pranoi të bëhej si Adnan Januzaj, talenti Shkurti zgjedh Shqipërinë para Belgjikës

I harruari Ndoj e bën sefte tek Breshia për sezonin e ri, Reja i detyruar ta ftojë në përfaqësuese
