BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Sport

Gjimshiti lë në hije Hysajn, konfirmohet një nga më të mirët në Serinë A, lider edhe në Kombëtare

Gjimshiti lë në hije Hysajn, konfirmohet një nga më të

Berat Gjimshiti tregoi dhe një herë tjetër se është një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A dhe mbrëmjen e së enjtes mposhti në duel të drejtpërdrejtë Hysajn, rivalin e mbrojtjes dhe njëherësh kapitenin kuqezi në Kombëtare, Elseid Hysaj. Duhet thënë se Hysaj qëndroi në stol në atë takim, kurse Gjimshiti titullar, duke qëndruar deri në minutën e 82-të, kur u zëvendësua. I kreu si duhet detyrat e tij dhe mori përgëzimet e trajnerit Gasperini, tifozëve, drejtuesve të Atalantës si dhe të specialistëve të Serisë A. Në fakt, Atalanta vazhdon të mahnitë Italinë me paraqitjet e saj teksa edhe në mbrëmjen e djeshme ia doli të merrte tre pikët e radhës përballë Napolit. Bergamaskët triumfuan me rezultatin 2-0 duke mos i dhënë shumë mundësi të kaltërve. Pjesë e Atalantës për 81 minuta ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili si zakonisht kishte një ndeshje të mirë duke mos u gjendur asnjëherë në befasi. Në vlerësimet pas sfidës nga ana e “Eurosport”, futbollisti i kombëtares ka marrë notën 6. “Nuk ekzagjeron me veprimet e tij dhe bën lëvizjet më të sigurta. Asnjëherë nuk e gjen veten jashtë pozicionet, gjithashtu është gjithnjë preciz”, ishin fjalët e “Eurosport” për ndeshjen e zhvilluar nga Gjimshiti.

Ecuria e Atalantës, në sinkron me performancën e Gjimshitit

Shkëlqen Berat Gjimshiti, shkëlqen dhe Atalanta. Një ecuri në sinkron që tregon peshën e mbrojtësit kuqezi në repartin difensiv të Atalantës. 7 fitore radhazi dhe 12 pikë distancë nga ndjekësit. Kjo është Atalanta, skuadra me sulmin më të mirë në Serinë A me 82 gola të shënuar dhe që për të dytin vit radhazi arrin të sigurojë kualifikimin për në grupet e Champions League. Një nga ekipet më konkrete në Itali që në sezonin aktual mundi të siguronte dhe pjesëmarrjen për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Një skuadër që funksionon në mënyrë perfekte, sulmi dhe mbrojtja funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kundër Napolit u pa një tjetër 90-minutësh tepër pozitiv i bergamaskëve, të cilët e menaxhuan sfidën po kaq mirë duke e ditur sesa e vështirë do të ishte përballja ndaj klubit jugor. Provë pjekurie e zikaltërve të cilët e kaluan me shumë sukses. Kanë një stil ndryshe të të luajturit futboll, jo loja tipike e futbollit italian duke i dhënë kështu edhe një sinjal të tjerëve se diçka duhet ndryshuar, katenaçio e famshme nuk është më në modë. Tashmë që vendi i 4-t është i blinduar, ekipi i Gapserinit ka nisur të mendojë për të ardhmen. Ne gusht do të bëhen gati për Champions League dhe sigurisht me atë çfarë kanë ofruar deri më tani do të jenë një kundërshtar i fortë për këdo.

Shokët e Kumbullës: Ai është mb rojtës model, tek Verona të gjithë e kanë idhull

Ndërkohë që Berat Gjimshiti po shkëlqen me Atalantën, ku me fitoren e së enjtes “saldoi” edhe pozicionin në top-4 më të mirat e sezonit në Serie A, pozicion që siguron pjesëmarrje në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, një tjetër shqiptar po shkëlqen në Serinë A, por me Hellas Veronën dhe ai është mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla. Ka qenë një nga zbulimet e sezonit të Serisë A dhe tashmë shumë klube Italiane po luftojnë për shërbimet e tij. Fjala është për Marash Kumbullën, i cili edhe pse si debutues në elitën e futbollit Italian, sërish ia ka dalë të shfaqë cilësitë e tij me Veronën. Tashmë, mbrojtësin shqiptar të rinjtë e këtij klubi e shohin si inspirim. Një nga ta është mbrojtësi i datëlindjes 2002, Eugenio Braçeli, i cili shprehet se Kumbulla është një stimul për të rinjtë. “Deri dje isha duke mbledhur topa në anësoret jashtë fushës, tashmë jam pak centimetra larg futbollistëve të Serisë A. Është shumë emocionuese. Më pëlqen shumë mënyra si lëviz mbrojtja e Veronës. Kumbulla është gjithnjë gati në çdo situatë dhe nuk surprizohet. Të shohësh Kumbullën që bën kaq mirë, sigurisht është një stimul për shumë nga ne të rinjtë”, theksoi Braçeli.