BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Gjimshiti lider i Atalantës në Europë, sinjal i madh për Kombëtaren

Gjimshiti lider i Atalantës në Europë, sinjal i madh për

Lojtarët e Kombëtares po paraqiten mirë me ekipet e tyre dhe ky është një sinjal pozitiv për trajnerin Silvinjo në prag të Europianit. Sinjalet më të shumta po i japin lojtarët kuqezinj që luajnë në Itali, pasi niveli i këtij kampionati është më cilësor dhe lojtarët shqiptarë që luajnë në Serie A janë realisht titullarët dhe bërthama e skuadrës përfaqësuese. Jo të gjithë kanë minuta maksimale, por Gjimshiti, Ramadani, Asllani, Hysaj e ndonjë tjetër, kanë potencialin e duhur për të qenë titullarë fiks edhe në Kombëtare gjatë dueleve europiane.

Gjimshiti lider i madh i Atalantës

Berat Gjimshiti vijon të jetë një lider i madh në fushën e lojës dhe këtë e tregoi edhe në duelin e luajtur të enjten në Ligën e Europës, ku Atalanta e tij korri një fitore magjike ndaj Liverpulit. Padyshim që shqiptari mori vëmendje të madhe nga mediat britanike dhe jo vetëm. Ai tani është një lider i mbrojtjes dhe një lojtar i suksesshëm në fushë, gati i pazëvendësueshëm. Kështu, Atalanta ishte një nga surprizat e ndeshjeve të para çerekfinale në Europa League, me bergamaskët që mposhtën në “Anfield”, Liverpulin me shifrat 3-0. Pjesë e italianëve përgjatë gjithë 90-minutëshit ishte edhe mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti që konfirmoi edhe njëherë se është një lider në repartin e prapavijës duke ia dalë me sukses përballë emrave prestigjiozë në përbërjen e skuadrës angleze. Edhe në notat pas ndeshjes, Gjimshiti ishte një nga më të dalluarit e të vlerësuarit teksa “Eurosport”, e vlerësoi mbi të gjitha për aspektin e sigurisë me topin në këmbë pavarësisht presionit të kundërshtarit. Gjimshiti, nota 6.5. “Nga e majta në të djathtë, Gjimshiti nuk gabon në asnjë mbyllje të hapësirave ndaj kundërshtarit. Në shumë raste u tregua mjaft i zoti edhe me topin në këmbë duke dalë nga zona të ngushta pavarësisht presionit të kundërshtarëve. Ndoshta nuk merr të njëjtën vëmendje si shokët e skuadrës, por është në të njëjtën lartësi dhe shumë i vendosur. Një performacë bindëse”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Gjimshitit ndaj Liverpulit në “Anfield”.

Sadiku vijon të shënojë gola në Indi, por Kombëtarja tani është e pamundur

Gol dhe fitore për Armando Sadikun në Indinë e largët. Sulmuesi shqiptar la shenjën e tij në fitoren 0-4 që Mohun Bagan arriti përballë Bengalurut. 32-vjeçari e nisi si titullar ndeshjen dhe në minutën e 59-të realizoi golin e katërt për skuadrën e tij. Dhe të tetin sezonal në elitën e futbollit indian. Mohun Bagan renditet në vendin e dytë me 45 pikë, dy më pak se kryesuesit e Mumbai Sitit. Kujtojmë që Armando Sadiku nuk ka hequr dorë nga Kombëtarja, por niveli i kampionatit ku luan, si dhe mungesa e qëndrueshmërisë në performancën e tij gjatë viteve të fundit, ka ndikuar negativisht për të në këtë drejtim. Ndaj nuk pritet që ai të jetë në listën e Silvinjos, pavarësisht numrit të golave dhe sukseseve që ka e do të ketë me skuadrën e tij në Indi. Por si Sadiku ka dhe lojtarë të tjerë në Kombëtare që nuk mund ta kapin këtë shans. Diferencën e bën Sokol Cikalleshi, i cili vijon të jetë aktiv në Turqi me Koniasporin dhe ka shanse ta marrë një ftesë në Europian.