BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Gjimshiti në formacionin e javës në Itali, për Hysajn ka rebelime tek Çelsi

Gjimshiti në formacionin e javës në Itali, për Hysajn ka

Mbrojtësi Berat Gjimshiti ishte në qendër të vëmendjes së mediave sportive italiane gjatë ditëve të fundit, pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer në takimin që Atalanta e tij fitoi me shifrat e thella 5-0 ndaj Frozinones. Ishte një ndeshje ku dyshja shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha jo vetëm luajtën titullar, por bënë një paraqitje të nivelit më të lartë, duke merituar notat e larta dhe në vlerësimet e shtypit sportiv italian. Sipas sajtit “Who Scored”, Gjimshiti është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës në kampionatin italian, duke marrë madje notën 8.4, më e larta ndër futbollistët e përfshirë në klasifikim. Në fakt, për Atalantën ishin përfshirë në këtë 11-she edhe dy lojtarë të tjerë, që janë sulmuesit Mançini si dhe Zapata. Ky i fundit shënoi katërgolësh dhe duhej të ishte medoemos në këtë formacion ideal të javës. Padyshim, për Gjimshitin është një moment reflektimi, sepse për disa ditë me radhë ai ka qenë në fokusin e klubit turk të Beshiktashit, por turqit nuk u morën vesh me Atalantën për shifrën financiare të transferimit. Sa i takon portierit Berisha, ai prej kohësh është shndërruar në titullar fiks dhe është një nga pikat më të forta të Atalantës edhe këtë edicion, ku ambiciet e skuadrës janë për një pozicioon që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europoës.

Sarri do Hysajn tek Çelsi, por lojtarët i dalin kundër

Trajneri Mauricio Sarri duket i “dashuruar” pas mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, dhe nuk po dorëzohet për të pavarësisht se drejtuesit e Napolit i dhanë besim mbrojtësit shkodran. Tekniku italian i Çelsit, e do me çdo kusht mbrojtësin në Londër, duke qenë se ai e njeh më mirë se kushdo pasi e ka trajnuar si te Empoli, ashtu edhe te Napoli. Por, në “Stamford Bridge” duket se janë shqetësuar disi nga mundësia e një kalimi të mundshëm. Në fakt, mediat angleze vijojnë të shkruajnë se mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë është në projektin e bluve të Londrës. “Elseid Hysaj tek Çelsi”. Ky është një nga titujt e fundit që ofron merkato, me teknikun toskan Sarri që pas afrimit të Gonzalo Higuian në organikën e tij kërkon edhe shërbimet e shkodranit tek Blutë e Londrës. Lajmin e publikon e përditshmja britanike “Daily Mirror”, ku thekson predispozitën e trajnerit të Çelsit për të transferuar në Stamford Bridge një tjetër lojtar të stërvitur prej tij, si tek Empoli ashtu dhe tek Napoli. Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka një kontratë të vlefshme me Napolin deri në qershor të 2021 projektohet një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, për një shifër që De Laurentis do ta quante të arsyeshme. Në rast të një largimi të mundshëm nga Italia napolitanët do të kishin Kevin Malkuit si zëvendësues të tij. Shkodrani 24-vjeçar i cili mbërriti në Itali në 2009-ën, pas ndalesës tek Empoli e gjeti dimensionin e tij të vërtetë në Serinë A pikërisht nën drejtimin e teknikut Sarri. Me emërimin e tij si në stolin e Napolit në verën e 2015-ës, Sarri zgjodhi të merrte me vete edhe mbrojtësin shqiptar i cili me fanellën e kaltër ka koleksionuar 155 prezenca mes kampionatit dhe Kupës së Italisë dhe atyre europiane. Me ardhjen e Ançelotit shkodrani ka humbuar statusin e tij prej titullari të padiskutueshëm, Detaj ky që shton edhe predispozitën e Sarrit ndaj tij konsiderohen si faktorë që e shtyjnë Hysajn për të ndryshuar ambient. Mediat angelze e japin të këtë transferim si një operacion shumë të nevojshëm dhe në rast të një transferimi të Hysajt në Londër atëherë do të ndizej drita jeshile për pistat Moses dhe Zapakosta tek Napoli. Megjithatë ka edhe nga ata lojtarë që nuk e duan shkodranin te Çelsi dhe njëri prej tyre është spanjolli Azpilicueta. Ndërkohë oferta e parë e skuadrës angleze për Hysajn është 23 milionë euro, një shifër që është konsideruar e ulët nga Napoli.

Adriatik BALLA