Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjimshiti “ngel në klasë” në Champions, Hysaj ka ende shpresë tek Napoli

Postuar: 20/09/2019 - 07:23

Berat Gjimshiti është shndërruar në element të rëndësishëm në kampin e Kombëtares, ku në duelin ndaj Islandës ishte titullar, por në të njëjtën kohë ka kontribut edhe tek Atalanta në Serie A, ku falë performancës sezonin e kaluar ka marrë si shpërblim zgjatjen e kontratës me klubin nga Bergamo. Por paraqitja e tij mbrëmjen e të mërkurës në Champions ka qenë mjaft e dobët dhe për këtë mbrojtësi kuqezi ka marrë vlerësime të ulëta në median sportive dhe disa e kanë “ngelur në klasë” lojtarin e përfaqësueses së Shqipërisë. Kështu, Atalanta e nisi rrugëtimin e saj në grupet e Championsit në mënyrën më të keqe të mundshme, duke u mundur me rezultatin 4-0 nga Dinamo e Zagrebit. Të besuarit e Gasperinit kanë zhgënjyer plotësisht duke qenë se pritej një paraqitje më dinjitoze duke qenë se Dinamo nuk shihet si skuadra më e fortë e mundshme, të cilën nuk mund ta mundësh. Titullar ishte mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, i cili ka bërë një paraqitje mjaft të dobët. Diçka të tillë e kanë vlerësuar mediat italiane që nuk kanë hezituar të kritikojnë Gjimshitin, por jo vetëm atë duke qenë se pre e kritikave ka rënë e gjithë skuadra. Gjimshitit, i kujtojnë që dy vite më parë luante në Serinë B prandaj bën paraqitje të tillë. “Bergamopost.it”, ka bërë një vlerësim të pranueshëm për mbrojtësin, por duke i vënë në pah mangësitë në shumë momente. “Gjimshiti 5: Shumë ‘vallëzime’ në qendër të mbrojtjes. Pas një paraqitje perfekte ndaj Xhenoas, zhgënjen ndaj një kundërshtari që në letër nuk ishte i pamundur për të bërë mirë. Paraqitje për t’u harruar”. Portali tjetër sportiv, i njohur në Itali, “Oasport.it”, i vë Gjimshitit notë ngelëse, duke thënë se shqiptari gaboi në mbrojtje dhe duhet të marrë përgjegjësitë. “Gjimshiti 4: Paraqitje pa cilësi në mbrojtje. Kompeticioni dhe faza nuk mund të jenë justifikim për paraqitje të tilla ndaj një kundërshtari me të njëjtin nivel”. Në fund vjen një vlerësim negativ, madje edhe më keq nga sajtet e tjera, prej “Bergamoesport.it”, i cili e vlerëson negativisht performancën e mbrojtësit të përfaqësueses së Shqipërisë. “Gjimshiti 4: Shumë keq. Po paguan kalimin 3-vjeçar pasi luante me Avelinon në Serinë B, vjet me Beneventon në Serinë A ndërsa tani në Champions. Dështon në ndeshjen e tij të parë në këtë kompeticion”. Nga ana tjetër, një tjetër mbrojtës i përfaqësueses, Elseid Hysaj, është ende në pritje të mësojë më shumë rreth të ardhmes së tij tek Napoli, pra nëse mund të luajë titullar apo do të qëndrojë në stol, pasi prej kohësh nuk është më në planet prioritare të trajnerit Karlo Ançeloti. Por është një teknik tjetër që ka vlerësim pozitiv, madje konsideratë të lartë për shkodranin dhe ai është trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja. Trajneri i përfaqësueses shqiptare nuk dëshiron të dëgjojë kritika për Elseid Hysajn. Tekniku i kuqezinjve nuk e sheh Hysajn si një futbollist me tipare tërësisht mbrojtëse, përkundrazi, i beson verbërisht aftësive të tij sulmuese aq sa i ka dhënë një rol të rëndësishëm ofensiv në rreshtimin 3-5-2. Për “Radio Kiss Kiss Napoli”, nga e cila shpesh dalin kritikat më të mëdha për mbrojtësin e Kombëtares, Reja ka shpjeguar aftësitë e futbollistit. “Hysaj, mes futbollistëve që kam drejtuar, është një nga ata që di të sulmojë më mirë hapësirat. AI ka luajtur gjithmonë si mbrojtës krahu në skemën me katër, por me kombëtaren shqiptare luajmë me tre dhe i kërkoj që të provojë të gjejë hapësira në sulm, ndaj erdhi edhe goli”, shpjegoi Reja për italianët. Duke u ndalur më pas te paraqitja e Napolit, ai shpjegoi edhe idenë e tij për mënyrën se si duhej menaxhuar një skuadër. “Çdo trajner ka në kokë një logjikë të tijën dhe vendos në fushë një skuadër të ekuilibruar. Nuk mund të diskutohet Ançeloti, sidomos pas fitores që arriti. Futbolli është shumë i thjeshtë. Prioriteti i një trajneri është ai që të shohë karakteristikat e lojtarëve, pastaj nëpërmjet cilësive të tyre duhet bërë moduli”, tha ai.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit.

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para

Postuar: 22/10/2019 - 08:26

Atletja, Luiza Gega na ka përfaqësuar denjësisht ku ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m

Postuar: 22/10/2019 - 07:34

Juventusi ka bërë ndryshime në lojë krahasuar me kohën kur drejtonte Masimiliano Alegri, ndërkohë

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europ

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xh