BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Gjithë golashënuesit dhe “Këpucët e Arta” të Partizanit

Gjithë golashënuesit dhe “Këpucët e Arta”
Pa gola futbolli do të ishte “mjeran”. As i bukur, as emocionues, as gjurmëlënës. Nuk do të joshte as protagonistët e fushës (futbollistët) e as ata të drejtimit (stafet teknike), por mbi të gjitha komunitetin aq të madh të tifozerive, vendase (fansat e të kuqve janë rekordmenë në këtë aspekt), apo dhe ata kundërshtarë. Vetëm Tirana që ka marrë pjesë në 77 kampionate superiore e ka shënuar 3098 gola gjithsej dhe Vllaznia me 3015 gola gjithsej, ja kalojnë deri tani Partizanit. Të kuqtë dihet se luajmë të 63-in sezon në Kategorinë Elitare. Është pikërisht kjo arsyeja që kanë shënuar 2778 gola. Nëse do ta pjesëtojmë me numrin total të ndeshjeve (gjithsej1508) del një mesatare 1.84 për ndeshje. E kënaqshme duhet konsideruar sepse mos harrojmë se në vitet e para luanin pak skuadra dhe numri i ndeshjeve ishte i kufizuar. Partizani është skuadra që ka rekordin më të madh të golave nëpërmjet rezultateve shumë të thella me të cilat ka “bomborduar” jo njëherë, po ca më shumë se sa kaq, disa skuadra të superiores, madje edhe nga ato që konsiderohen mbi mesatare, sepse ndaj ekipeve modestëve, “kërbaçi” dhe “epshi” për golaverazh sa më thellë, të kuqve nuk i ka munguar. “Sot Sport” në pjesën e parë të ciklit ekskluziv të saj që i kushtohet “bomberëve”, (golashënuesve) sjell përmbledhjen nga viti 1947 deri në sezonin 1972-73. Për Partizanin absolutisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave është “mbreti” Panajot Pano që vetëm në kampionate ka shënuar 131 gola. Për këtë periudhë të parë nga një renditje bërë për goleadorët më produktivë kemi: 
 
Pesëshja më produktive në finalizime
1. Panajot Pano 131 gola
2. Refik Resmja 109 gola
3. Robert Jashari 69 gola
4. Loro Boriçi 68 gola
5. Kolec Kraja 42 gola
 
“Këpucët Arta” të Partizanit deri në 1972-73
Kurora e golashënuesit më të mirë, e quajtur ndryshe “Këpuca e Artë”, ( epitet ky tashmë mbarëbotëror), në Shqipëri ka nisur të çmohet në 4-5 dekadat e fundit. Në vitet e para termi “kryegoleador” më shumë i faturohej si meritë skuadrës dhe jo individëve. Megjithatë është sigurisht një sadisfaksion shumë special fitimi i këtij “trofeu” individual që vitet e fundit, ndryshe nga kohët e mëparshme, ka si shpërblim edhe vlera monetare. Partizani është kampion absolute pasi ka arritur gjer më sot të mbajnë rekordin e “Këpucave të Arta” me golashënuesit e tyre të spikatur në plot 16 kampionate. Sqarojmë se në renditjen e goleadorëve njihen zyrtarisht vetëm golat në kampionatet Superiore e jo ato nëpër Kupa (sepse në shumë vende organizohen disa të tilla me emërtime nga më të çuditshmet). Te Partizani për periudhën e parë që po përshkruajmë sot (nga 1947 deri më 1972-73) kemi këta futbollistë fitues të çmimeve “Këpuca e Artë”… 
 
VITI/SEZONI GOLASHENUESI Tot.gola
Viti 1948: Zini Gjinali 12 gola, 
Viti 1949: Loro Boriçi 14 gola
Viti 1950: Loro Boriçi 6 gola
Viti 1952: Refik Resmja 10 gola
Viti 1953: Refik Resmja 9 gola
Viti 1954: Refik Resmja 13 gola
Viti 1955: Refik Resmja 15 gola
Viti 1956: Refik Resmja 17 gola
Viti 1961: Panajot Pano 14 gola
Sezoni 1962-1963: Panajot Pano 12 gola
Sezoni 1964-1965: Robert Jashari 19 gola
Sezoni 1963-1964: Robert Jashari 18 gola
Sezoni 1970-1971: Panajot Pano 18 gola
 
Gjithë golashënuesit e Partizanit në Kampionatet Superiore
Pas përfundimit të çdo kampionati nga viti 1947 deri në sezonin 1972-73, te skuadra e kuqe janë gjithsej 93 lojtarë që kanë realizuar totalin prej 1290 golash të skuadrës së kuqe. Ja lista konkrete e tyre: 
Viti 1947: Hamdi Bakalli (6 gola), Zini Gjinali, Gavoci (nga 2 gola), Xhevdet Shaqiri, Adem Smajli (nga 1) 
Viti 1948: Zini Gjinali 12 gola, (“Këpuca e Artë”), Bimo Fakja, Xhevdet Shaqiri, V.Bicaku, Aristidh Parapani (nga 1)
Viti 1949: Loro Boriçi 14 gola (“Këpuca e Artë”), Alush Merhori, Besim Fagu, Sami Emiri (nga 1)
Viti 1950: Loro Boriçi 6 gola (Këpuca e Artë”), Aristidh Parapani (2), Muharrem Karanxha (1 gol).
Viti 1951: Loro Boriçi (12 gola), Muharrem Karanxha (9), Refik Resmja (6), Osman Reci (5), Vasif Bicaku (5), Hivzi Sakiqi, Nazmi Selimi, Qemal Cungu, Zini Gjinali, Nikolla (nga 1)
Viti 1952: Refik Resmja 10 gola (Këpuca e Artë”), Simon Deda (4), Haxhi Arbana (2), Loro Boriçi (3), Petrit Murzaku (1).
Viti 1953: Refik Resmja 9 gola ( “Këpuca e Artë”), Loro Boriçi (8), Simon Deda (5), Petrit Murzaku (3), Besim Fagu (1), Gani Merja (1), Aristidh Parapani (2), Haxhi Arbana (1 gol). 
Viti 1954: Refik Resmja 13 gola (“Këpuca e Artë”), Loro Boriçi (11), Gani Merja (10), Lutfi Lacja (6), Haxhi Arbana (2), Rexhep Spahiu (1), Abdyrrahim (Roza) Haxhiu (1), Aristidh Parapani (1), Simon Deda (1). 
Viti 1955: Refik Resmja 15 gola (“Këpuca e Artë”), Loro Boriçi (14), Gani Merja (12), Simon Deda (8), Kolec Kraja (5), Aristidh Parapani (3), etj.
Viti 1956: Refik Resmja 17 gola (Këpuca e Artë), Mico Ndini (2), Gani Merja (2), Hamdi Bakalli (1), Simon Deda (1), etj.
Viti 1957: Refik Resmja (12 gola), Kolec Kraja (6), Gani Merja, Mico Ndini, Simon Deda, Roza Haxhiu (secili nga 3 gola), Lin Shllaku 1 gol
Viti 1958: Kolec Kraja (8 gola), Refik, Resmja (7), Robert Jashari (3), Niko Bespalla (2), Gani Merja (1) 
Viti 1959: Refik Resmja (6 gola), Gani Merja (6), Mico Ndini (4), Tomor Shehu (2), Qemal Cungu (1), L.Shllaku (1), N.Bespalla (2), etj.
Viti 1960: Kolec Kraja (7 gola), Panajot Pano (7), Refik Resmja (6), Robert Jashari (4), Tomor Shehu (4), Mico Ndini (3), N.Bespalla (2), L.Bytyci (1), etj. .
Viti 1961: Panajot Pano 14 gola (“Këpuca e Artë”), Kolec Kraja (7), Robert Jashari (6), Refik Resmja, Sotir Seferaj (secili nga 5), Mico Ndini (4), Pavllo Bukoviku (3), Gani Merja (2), Lin Shllaku, Simon Deda (nga 1 secili).
Sezoni 1962-1963: Panajot Pano 12 gola (“Këpuca e Artë”), Kolec Kraja (8), Tomor Shehu (8), Robert Jashari (3), Refik Resmja (2), Luigj Bytyci (2), Mico Ndini (1), …
Sezoni 1963-1964: Robert Jashari (18 gola) (“Këpuca e Artë”), Panajot Pano (7), Osman Mema (4), Lin Shllaku (3), Tomor Shehu (2), Refik Resmja (1), Mico Ndini (1), Fatbardh Deliallisi (1), Kolec Kraja (1), Fatmir Frashëri (1), Andon Zaho (1), Mexhit Haxhiu (1 gol).
Sezoni 1964-1965: Robert Jashari 19 gola (“Këpuca e Artë”), Panajot Pano (7), Mexhit Haxhiu (3), Tomor Shehu (2), Muharrem Karriqi (2), Foto Andoni (1), etj. 
Sezoni 1965-1966: Robert Jashari (11 gola), Panajot Pano (6), Roza Haxhiu (5), Foto Andoni (4), Bujar Hodo (3), Lin Shllaku (2), Muharrem Karriiqi (1), Agim Dizdari (1), Qojle (1).
Sezoni 1966-1967: Panajot Pano (11 gola), Selami Dani (6), Ramazan Rragami (4), Lin Shllaku (3), Muharrem Karriqi (3), Robert Jashari (2), Neptun Bajko (2), Pëllumb Shaqiri (2), Shule (1), Bashkim Rudi (1), etj.
Viti 1968: Panajot Pano (16 gola), Agim Janku (7), Sabah Bizi (6), Selami Dani (4), Pëllumb Shaqiri (4), Robert Jashari (3), Shule (3), Lin Shllaku (3), Netun Bajko (3), Mihal Gjika (2), Spiro Gjika (2), Ismet Hoxha (2), etj.
Sezoni 1969-1970: Sabah Bizi (12 gola), Panajot Pano (11), Agim Janku (10), Zilja (7), Vladimir Balluku (4), Kenaj (2), Pëllumb Shaqiri (1), Astrit Ziu (1), Lin Shllaku (1), Mitat Shehu (1 gol).
Sezoni 1970-1971: Panajot Pano 18 gola (“Këpuva e Artë”) , Dhori Kalluci (4), Safet Berisha (1), Sabah Bizi (7), Vladimir Balluku (5), Agim Janku (3), Bujar Cani (2), Gjergji Thaka (2), Mitat Shehu (2), Keno (1), Suvarov Seferaj (1), Neptun Bajko (1), Safet Berisha (1 gol).
Sezoni 1971-1972: Panajot Pano (9), Agim Janku (4), Uran Xhafa (4), Safet Berisha (3), Dhori Kalluci (3), Pëllumb Shaqiri (2), Bujar Cani (2), Vladimir Balluku (2), Agim Murati (1), Zilja (1), Cobaj (1), 
Sezoni 1972-1973: Vladimir Balluku (11 gola), Sefedin Braho (7), Panajot Pano (5), Agim Murati (5), Pëllumb Shaqiri (5), Uran Xhafa (3), Bujar Cani (2), Kujtim Dalipi (1), Gjergji Thaka (1 gol).
 
Nga Fatmir EFICA