BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Gjithçka për gjithçka, Teuta e Partizani luajnë sot fatet e sezonit

Gjithçka për gjithçka, Teuta e Partizani luajnë sot

Partizani do të udhëtojë sot drejt Durrësit ku do të përballet me Teutën kryesuese, në një duel vendimtar për titullin kampion. Partizanit i duhet me patjetër fitorja, kurse durrsakëve u mjafton edhe barazimi. Para duelit, foli trajneri i “demave” Ilir Daja, i cili përdori togfjalëshin “gjithçka për gjithçka”, duke nënkuptuar se kjo është një betejë “për jetë a vdekje” dhe se Partizani do të mobilizohet për të dhënë maksimumin dhe për të marrë maksimumin. “Sigurisht që është një ndeshje ku do të luhet gjithçka për gjithçka dhe nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë, besoj që është treni i fundit. Kemi një kundërshtar të vështirë sepse luan vendi i parë me të dytin dhe Teuta pozicionohet në këtë kampionat sepse ka ditur të menaxhojë shumë mirë deri në këto javë. Është mbrojta më e mirë, por ne kemi sulmin më të mirë. Sigurisht që loja ka 2 faza dhe duhet mos përballemi vetëm në këtë lloj situate, por duhet të mendojmë edhe për raportet e mbrojtjes, se edhe Teuta ka lojtarë që nëse do i lesh hapësirat e duhura mund të të godasin. Kam dëgjuar që Partizani kishte 7 vite pa fituar me një ekip tjetër, për etikë nuk po e përmend. Besoj që në këtë vit që unë drejtoj bashkë me stafin Partizanin, kemi marrë njësoj pikë të dy ekipet. Që do të thotë që do të luftojmë patjetër për të marrë trepikëshin. Ky trepikësh të jep edhe një bonus tjetër, sepse me ndeshje direkte pastaj pozicionohemi më mirë se Teuta”, tha Daja. Ai e pranoi se shanset e skuadrave për fitore janë 50:50, por kujtoi se duhet bërë kujdes. “Fakti që as Teuta nuk na ka mundur asnjëherë, raportet janë 50 me 50. Duhet të jemi të kujdesshëm, ta shtrimë këtë lloj përqendrimi. Duhet të jemi të kujdesshëm, mos të prishim ekuilibrat, Teuta pëson pak gola. Pra duhet të sulmojmë me më shumë forca, duke pasur një mënyrë tjetër të luajturi në Durrës, më qenë së duhet të rriskojmë për të marrë 3 pikësh. Kemi një problem me një nga lojtarët që ka bërë ekon sot, por ekoja ka dalë e pastër. Sigurisht që ka kontrakturë jo tërheqje të gradës së parë. Vlen të theksohet se të gjithë lojtarët që kanë qenë në fazë përgatitore, asnjëri nuk ka pasur dëmtime, janë dëmtuar vetëm lojtarët që kanë ardhur në janar. Nuk kemi dëmtime, jemi ekipi me gjendjen më të mirë”, shtoi ai.

Fakte dhe analiza

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, nuk u ndal vetëm tek skuadra e tij, por edhe kundërshtari. Edhe pse ai refuzoi të flasë për “djemtë e detit”, kujtoi se Teuta, edhe me barazim nuk del e fituar, pasi në ndeshjen e fundit do të luante një duel të vështirë përballë Laçit. Pra, për Dajën, të dyja skuadrat do të luajnë sot për fitore. “Po shikoja kalendarin e ndeshjeve në vazhdim, nuk mendoj që edhe Teutës i leverdis barazimi, sepse mbas ndeshjes tonë, shkon në një transfertë të vështirë në Laç. Mendoj që edhe ata duan ta fitojnë ndeshjen. Ne jemi të detyruar, por në fund fare nuk do të zhbalancohemi. Është më mirë ta menaxhosh një ndeshje kur është barazim apo në avantazh sesa në disavantazh”, nënvizoi më tej tekniku i kuq. Ai ka mendime edhe për gjendjen e skuadrës, ku ka ndikuar ngarkesa e ndeshjeve. “Edhe ju si individ jeni të ngarkuar, ashtu si çdo njeri në rruzullin tokësor nga ky vit pandemie është i ngarkuar. Situata të tilla ndikojnë edhe te lojtarë, edhe ata njerëz janë. Ndoshta nuk kanë risk për virusin që ka qenë në qarkullim, por kanë njerëzit e tyre të shtëpisë. Ngjeshja e kampionatit ka bërë të vetën, por të gjithë ekipet e kanë ndjerë këtë lodhje fizike, ashtu siç çdo njeri. Na gëzon fakti që kemi një gjendje fizike më të mirë, këtë e kemi vërtetuar në pothuajse të gjithë ndeshjet e fundit të fazës së katërt”, shtoi ai. Në fund ka një mendim edhe për largimin e Mëllugjës. “E vërteta është që Mëllugja është larguar. Ka qenë shumë korrekt largimi i Mëllugjës, duke parë hapësirat e munguara, jo për faj të Partizanit, apo stafit të Partizanit, por për faj të vetë lojtarit, sepse në periudhën që ka ardhur te ne, kishte shkëputje të stërvitjes. Kanë gjetur dakordësinë dypalëshe dhe në mënyrë shumë korrekte është vendosur të shkëputet bashkëpunimi”, përfundoi Daja.