
“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

“Goal”: Shpërthimi i Vrionit s’është rastësi, rritja e shqiptarit emocionuese

Shkruar nga Adriatik BALLA 12 Maj 2022

Sajti i njohur ndërkombëtar, “Goal”, i ka kushtuar një speciale futbollistit shqiptar Xhakomo Vrioni, i cili është një nga të rinjtë e Kombëtares që është paraqitur më mirë këtë sezon, ku ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje me Svarovski Tirol. Por, historia e 23-vjeçarit nis më herë dhe lidhet ngushtësisht me Italinë aty ku është formuar profesionalisht dhe është një lojtar në pronësinë e Juventusit. Prestigjiozja “Goal” ka përmbledhur karrierën e Vrionit. Prej fillimeve të sulmuesit në kategoritë e ulëta italiane, deri te firma dhe debutimi me Juventus, dëmtimi i rëndë, shpërthimi me Tirol dhe synimi për t’u bërë protagonist në kombëtare. “Janë të shumtë lojtarët në pronësi të klubeve italiane të cilët janë në huazim dhe po shkëlqejnë në vende të tjera. Ky është edhe rasti i Xhiakomo Vrionit, sulmuesit në pronësi të Juventus që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Austri me Tirol. Lojtari ka gjetur hapësirën dhe është shndërruar në lojtarin kryesor të Tirol dhe skuadra e qytetit të Vatens po rezulton të jetë e duhura për futbollistin që është rikthyer të shfaqë potencialin e plotë pas dëmtimit të rëndë thuajse dy vite më parë.
Statistikat e Vrionit
Sulmuesi kuqezi,Vrioni, ka shënuar 17 gola në 25 takime, ku 15 prej tyre janë në kampionat duke bërë që sulmuesi të luftojë për statusin e golashënuesit më të mirë në Austri. Kështu, pas disa eksperiencave në Serie D, B dhe C, në janar të vitit 2020, Vrioni ishte përfundimisht një lojtar i Juventus U-23. Me skuadrën B shënoi tre gola në 11 paraqitje me torinezët dhe më datë tre gusht të vitit 2020, trajneri Mauricio Sarri i dhuroi debutimin me ekipin e parë të Juventus në një ndeshje ndaj Romës. Gjithçka po shkonte në drejtimin e duhur por në 16 nëntor të vitit 2020, dëmtimi në fibulë e detyroi të qëndronte larg fushave për një kohë të gjatë. Por, duket se nga ai moment, Vrioni gjeti motivimin për t’u rikthyer edhe më i fortë. Pasi humbi statusin e futbollistit U-23, në sezonin 2021-2022, shoqëria bardhezi kërkoi mundësinë për ta huazuar dhe Tirol duket se është destinacioni i përkryer.
Ecuria me Tirolin
Në tokën austriake, Vrioni rigjen instiktin për të shënuar gola, atë instikt që kishte treguar me të rinjtë e Sampdorias. Edhe në atë rast, si tani te Tirol, numri i golave ishte 17 por me dyfishin e ndeshjeve që ka zhvilluar në këtë sezon. E ardhmja? Pikë së pari duhet mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni aktual dhe ndoshta të provojë të shpallet golashënuesi më i mirë. Për momentin është i dyti pas Karim Adejemi që ka firmosur me Borusia Dortmund dhe që ka realizuar 20 gola. Një nga objektivat e tjerë të Vrionit është padyshim të rikthehet protagonist edhe me kombëtaren. Vrioni është pajisur me pasaportën shqiptare në vitin 2018 dhe ka paraqitje me U-21 por edhe me ekipin e parë. Ngjyra të cilat Vrioni do të kërkojë t’i rigjejë shpejt nëpërmjet asaj që di të bëjë më mirë, golat”, shkruan “Goal.com”.
Më të lexuarat


Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim

Laportës nuk i del inati me largimin e Mesit e Nejmarit: Tek PSG janë skllevër të parasë

Tirana feston titullin e 26-të, Laçi e Partizani sigurojnë Europën

Lara Kolturi, talentja italiane e skive do të garojë për Shqipërinë, Çuçi e pajis me pasaportë

Roma rrëmbeu kupën e Conference League, ja skuadrat e radhës që do luajnë në stadiumin ‘Air Albania’
