Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Goditja e orës së fundit në merkato, Bedri Greca firmos si bardheblu me Tiranën

Postuar: 05/09/2017 - 07:32

Tirana ka bërë një tjetër zyrtarizim ditën e sotme, teksa pas mesfushorit Alked Çelhaka ka nënshkruar një tjetër mesfushor i majtë dhe ai është Bedri Greca. Pasi ka marrë “ok”-in e stafit teknik, klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin dhe ka firmosur për dy vite. “Mesfushori Bedri Greca është prezantuar sot në ambientet e klubit duke nisur zyrtarisht aventurën e re me Tiranën. Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur për dy vite bardheblu dhe do të jetë një përforcim i vlefshëm për skuadrën. Greca vjen nga skuadra e Kukësit, ndërkohe që prej një muaji është stërvitur me bardheblutë. “Jam shume i lumtur që jam këtu. Ka qenë ëndërr për mua, pasi kam qenë gjithmonë tifoz i Tironës. Është një mundësi mjaft e mirë që më është dhënë për karrierën time dhe do të jap maksimumin. Falënderoj klubin që besoi tek mua dhe tani kam si detyrim t’ia shpërblej. Shpresoj të rikthehemi shumë shpejt aty ku i takon kësaj skuadre të luaj”, ka deklaruar Greca për faqen zyrtare të KF Tiranës”, thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 18:39

 Neymar është gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer edhe një herë të Barcelona. Lajmi bëhet i ditur nga “El Mundo Deportivo”.

Postuar: 23/06/2019 - 23:18

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj duket se do të jetë emri më i lakuar i kësaj vere, kjo edh

Postuar: 23/06/2019 - 12:11

 Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm.

Postuar: 23/06/2019 - 07:53

Milani u bë prej vitesh që po vuan daljen në skenën e madhe, pasi nuk e ka krijuar ende grupin e

Postuar: 23/06/2019 - 07:51

Një prej lojtarëve shqiptarë që ka pasur rritje progresive në karrierën e tij gjatë viteve të fun

Postuar: 23/06/2019 - 07:48

 Basketbolli mbylli një edicion të ngjeshur me aktivitete dhe me një rivalitet që për herë t

Postuar: 22/06/2019 - 07:20

Merkato e futbollistëve në tregun europian ka marrë “flakë” në këtë fund qershori, gj