BREAKING NEWS

4 kërkesa për sekuestro pasurie mbërrijnë në SPAK, Klodiana Lala zbulon emrat kush janë ‘shënjestrat’

4 kërkesa për sekuestro pasurie mbërrijnë në SPAK,
x

Sport

Gol dhe karton i kuq, “bomberi” i Kosovës i bën të gjitha në një ndeshje (VIDEO)

Gol dhe karton i kuq, “bomberi” i Kosovës i bën të

“Bomberi” i Kosovës asistoi fillimisht golin e parë duke krosuar nga krahu i djathtë për shokun e skuadrës Kruse, i cili ndëshkoi me kokë portierin rival.

Fundi i takimit pati protagonist po Muriqin, i cili shënoi saktë duke marrë një passim nga krahu i djathtë dhe më pas e dërgon brenda në rrjetë.

Megjithatë, ai nuk arriti të rezistonte dhe pak minuta për të mbyllur sfidën teksa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për faull nga pas ndaj lojtarit të Gaziantepit duke lënë fushën me 10 veta.

Me golin e sotëm, Muriqi arrin kuotën e 11 golave në kampionatin turk dhe 16 në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.Kujtojmë që gjatë janarit, një lumë ofertash vërshuan nga klubet e huaja, si: Totenhem, Leiçester, etj, por presidenti i Fenerbahçes nuk pranoi ta shiste futbollistin e çmuar.