BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Sport

Gol vendimtar i Asanit, Partizani merr kreun e Superiores dhe vë një “dorë” tek titulli

Gol vendimtar i Asanit, Partizani merr kreun e Superiores dhe vë një

Java e 31-të e kategorisë Superiore u mbyll dje dhe pati një fitues të madh. Ai është Partizani, që falë një fitoreje minimale 1-0 ndaj Apolonisë, me një gol vendimtar të Asanit në pjesën e dytë, siguroi një trepikësh që e ngjiti në krye dhe e bën skuadrën e kuqe pretendente kryesore për titullin. Në pjesën e parë të takimit Partizani e dominoi krejtësisht ndeshjen, duke dashur ta zgjidhë shpejt çështjen e golit, por skuadra fierake u vendos mjaft mirë në prapavijë, duke i mbuluar mirë hapësirat dhe duke qenë në lartësinë e kërkuar në fazën difensive të lojës. Por duhet pranuar se Partizani ishte dhe i pafat në këtë fraksion loje e thuajse edhe gjysmën e parë të pjesës së dytë, ku topi nuk ishte e thënë të shkonte në rrjetë. Në futboll mbi gjithçka tjetër vlen rezultati dhe rezultatin e siguron goli. Kjo gjë iu bë makth dje të kuqve në duelin e luajtur në Elbasan përballë Apolonisë. Në pjesën e dytë Partizani ushtroi një presion gjithnjë në rritje, në kërkim të golit dhe ia doli në minutën e 76-të, me anë të Jasir Asanit. Ishte një aksion i gjatë, ku synohej “pyka” Junior, ai kthen pas me kokë dhe disa lojtarë të partizanit shfaqen në kufijtë e zonës. Topi pasohet bukur për Asanin, i cili në gjysmëlartësi dhe fluturimthi, ballë për ballë portierit të Apolonisë, godet fuqishëm dhe tund rrjetën. Entuziazmi në kampin e kuq është shumë i madh. Goli ishte çlirim psikologjik për të kuqtë, që nisën të administronin lojën në minutat e mbetura, kjo dhe për faktin se Apolonia, në kushtet kur nuk kishte çfarë humbte u hodh përpara për të barazuar shifrat. Por “demat” nuk u trembën, përkundrazi, e menaxhuan si duhet lojën dhe rezultatin, duke e fituar ndeshjen dhe me këtë trepikësh bëjnë një hap të madh përpara drejt titullit dhe 5 xhiro nga fundi, mund të thuhet se Partizani e ka tani në dorë vetë çështjen e titullit.

Teuta bën paqe në Shkodër me Vllazninë

Kryendeshja e javës së 31-të të Kategorisë Superiore, luajtur dje në stadiumin “Loro Boriçi” midis Vllaznisë vendase dhe Teutës, u mbyll me shifrat e bardha 0-0. Shkodranët e nisin bukur ndeshjen, që në minutën e 5-të, me Markun në të majtë dhe mesfushori gjen Imerin të vetëm në zonë. Por ky i fundit gabon gjithçka duke gjuajtur sferën jashtë edhe pse i vetëm në zonën e skuadrës durrsake. Rast i pabesueshëm i humbur nga shkodranët. Në minutën e 8-të Teuta humbet Arapin për dëmtim. Mbrojtësi bën shenjë që nuk mund të vazhdojë dhe i lë vendin në fushë Kuros. Për më shumë se 10 minuta radhazi Teuta e mban Vllazninë në gjysmëfushën shkodrane, duke mos i dhënë rast të organizojë lojën. Gjithsesi, në minutën e 27-të, nga një goditje nga këndi për Vllazninë, harkimi në zonë niset drejt Dilaver, por mbrojtja durrsake është e pakalueshme në lojën në ajër. 10 minuta më pas, në të 38’, Tenton Vllaznia të rrezikojë me goditje dënimi në krahun e djathtë të sulmit, topi harkohet në qendër për Gurishtën i cili gjuan sferën me kokë, pro nuk gjen katërkëndorin. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në pjesën e dytë ehe Teuta e rriti nivelin sulmues. Kështu, në minutën e 52-të, Bregu përpiqet të shënojë me një goditje dënimi ballore, por sfera devijohet mbi traversë nga muri mbrojtës. Rast flagrant për Vllazninë në minutën e 57-të, Imeri gabon përsëri me portën e boshatisur. Da Silva në krahun e majtë harkon mirë në shtyllën e dytë ku Imeri gjuan në ecje e sipër, por nuk gjen katërkëndorin, edhe pse pak hapa larg portës. Në minutën e 64-t, Imeri gabon gjithçka në një kundërsulm nga e djathta, teksa nuk pason për Dilaver, por lëshon një gjuajtje të lehtë që Frashëri e kontrollon. Kjo detyroi trajnerin Bërdariç të zëvendësonte lojtarët e sulmit (Imerin dhe Dilaver) me Krujën e Jonuzin. Loja sulmuese e Vllaznisë merr “zjarr”, ku i gjithë ekipi hidhet përpara për të gjetur golin e fitores. Teknikët Martini e Bërdariç bëjnë lëvizjet e fundit në pankinë 5 minutat e fundit, lëvizje që tentonin fitoren, por rezultati mbeti i pandryshuar, duke u mbyllur 0-0, me nga një pikë për secilin ekip, rezultat që favorizoi drejtpërdrejt Partizanin që mori kryesimin e garës.