Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Golat nuk mjaftojnë, Reali dhe Atletiko i drejtohen shtesës

Postuar: 15/08/2018 - 23:03

 Nuk ka fitues të Superkupës së Europës gjatë kohës së rregullt, me Realin e Madridit dhe Atletikon e Madridit që i janë drejtuar kohës shtesë për të njohur fituesin e titullit për vitin 2018. Në Tallin të Estonisë, dy skuadrat arritën të shënonin plot 4 gola gjithsej por nuk mjaftuar për të nxjerr një fitues, me kohën e rregullt që u mbyll me rezultatin  e barabartë 2-2.

 
Një takim i nisur praktikisht me gol për Atletikon, me sulmuesin Diego Costa që shënoi akoma pa u plotësuar minuta e parë. Reagimi i "madrilenëve të mëdhenj" ishte i shpejtë, me Karim Benzema që barazoi shifrat brënda fraksionit të parë. Me nisjen e pjesës së dytë, dy teknikët menduan të ndryshojnë diçka në organikë, me Lopetegui që hodhi në fushë Modric dhe Simeone nga tribuna që aktivizoi Correa.
 
Për të parë golin e avantazhit duhej të vinte minuta e 69-të e takimit, me Ramos që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por kur u duk se trofeu do të shkonte në duart e Realit, ishte sërish Diego Costa ai që prishi festën. I shërbyer nga Correa ai shtyu për herë të dytë në rrjetë sferën dhe dërgoi në shtesë takimin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 23:23

Shqipëria  u mund në një mënyrë katastrofike sot në shtëpi ndaj Skocisë, me shifrat 0-4, ndërsa në stadium sot ishte edhe ish-tekniku i Kombëtares, ganni De Biasi.

Postuar: 17/11/2018 - 22:58

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes së the

Postuar: 17/11/2018 - 22:55

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, për Supersport deklaroi pas ndeshjes:

Postuar: 17/11/2018 - 22:33

Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme ka luajtur përballë Skocisë.

Postuar: 17/11/2018 - 22:16

Skocia po bën çfarë të dojë me mbrojtjen kuqezi ndërsa lojtarët shëtisin bluzat në fushën e lojës

Postuar: 17/11/2018 - 21:20

Sikur të mos mjaftonte goli që pësuam që në fillim, Shqipëria ngelet dhe me 10 lojtarë.

Postuar: 17/11/2018 - 21:03

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare dhe ekipit të Tiranës, Indrit Fortuzi, u largua n