
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Goli i Jasir Asanit më i bukuri nga UEFA, Broja nuk është ende gati për Kombëtaren

Shkruar nga Adriatik BALLA 16 Shtator 2023

Kombëtarja regjistroi në këtë shtator dy prej ndeshjeve më të bukura të saj në historinë e përfaqësimeve ndërkombëtare, duke barazuar fillimisht me Çekinë më 7 shtator në Pragë, dhe më 10 shtator fitoi 2-0 kundër Polonisë, një fitore që shijoi shumë tek tifozët e shumtë në mbarë vendin dhe në diasporë. Këto suksese e ngjitën Shqipërinë në vendin e parë në grupin E, me 10 pikë, e tanimë duhen matematikisht dhe 5 pikë nga tri ndeshjet e mbetura që Shqipëria të shkojë në Europianin “Gjermani-2024”. Por në fitoren e Polonisë, krahas entuziazmit të madh, një gjë u regjistrua si spektakolare, goli i Jasir Asanit, që u mor nga UEFA për kandidim me golat më të bukur të shënuar në këtë fazë të eliminatoreve. Goli i djaloshit nga Shkupi, që nisi si aksion nga krahu i djathtë, e që u gjuajt me të majtën në pozicion diagonal me portën, mori përmasa europiane. Topi pësoi një harkim të pabesueshëm dhe përfundoi në rrjetë duke mos i dhënë asnjë shans portierit Shezni. Dhe ky gol mori votat maksimale në anketim.
Votat në faqen e UEFA-s
Goli i Jasir Asanit në ndeshjen Shqipëri-Poloni, është përzgjedhur si goli më i bukur i raundit kualifikues në eliminatoret e Europianit. Në fakt, nuk kishte shumë dyshime se do të ishte ky gol, madje shumë tifozë komentojnë duke e konsideruar edhe golin më të bukur të kualifikueseve deri më tani. Me këtë gol të shënuar, Asani zhbllokoi sfidën në “Air Albania”, e më pas Daku vuloste fitoren e kuqezinjve me rezultatin 2-0. UEFA e ka publikuar si fitues tashmë golin e Asanit. Jasir Asani fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë. Fitues gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe Kristjan Asllani, në fitoren ndaj Ishujve Faroe. Duhet thënë se Jasir Asanin e pikasi trajneri Silvinjo, duke i dhënë një detyrë në fushë krejt të kundërt me atë që mendonin trajnerët e tjerë para tij. ai është mëngjerash dhe duhet të luajë në të majtë, por Silvinjo e ka futur atë anësor të djathtë dhe në zbritje lojtari pozicionohet në ballore e gjuan me të majtën. Kjo e bën atë të ketë efikasitet shumë të lart në rol, gjë që e ka kapur mjaft mirë trajneri Silvinjo. Ky i fundit në këtë formë i ka gjetur pozicionin edhe Nedim Bajramit dhe lojtarëve të tjerë. Suksesi nuk është i rastësishëm, pasi ky trajner punon dhe jep siguri.
Poçetino jep sqarime për Brojën: Nuk është ende gati
Armando Broja nuk është ende gati për të zbritur në fushë. Pas dëmtimit të gjatë, sulmuesi i Kombëtares duhet të presë edhe pak ditë. Në Angli, i janë drejtuar pyetje Poçetinos në lidhje me Brojën, për të cilin vetë presidenti Armand Duka u shpreh se pritet të rikthehet shpejt në fushë. Trajneri i Çelsit, nuk i ka kursyer edhe notat e humorit në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare. “Armando Broja, shefi i Federatës Shqiptare tha se do të jetë në stol të shtunën”, ishte pyetja e gazetarit. “Kush e tha këtë? Kush është Federata Shqiptare? Presidenti, trajneri? Nuk e kam dëgjuar. Ka respektin tim. Njoh Silvinjon dhe Zabaletën, trajnerët në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë, por jo, jo ende, jo ende”, u shpreh Poçetino.
Më të lexuarat


Futbolli rikthehet në “shtëpi”, ja ku do të organizohet Euro 2028

Befasuese, Inter Miami pranon se Mesi do ta mbyllë karrierën tek Barcelona

Laçi turpëron Tiranën në kryeqytet, fitorja e kurbinasve vjen nga ish-i bardheblu Josa

Agron Haxhihyseni: Me peshëngritjen s’merrem më kurrë, në Shqipëri federata e shtangës nuk ka integritet

Inter-Benfika/ Ndizet sfida, regjistrohen 2 raste të arta shënimi në pak minuta

Frikë nga tërmeti në Napoli para duelit me Realin, ekspertët kontrollojnë stadiumin

Ibrahimovic feston sot ditëlindjen, ja dhurata me shumën marramendëse që i bëri vetes

Rikthehet Maratona e Tiranës

U zgjodh zv. president i UEFA, flet për herë të parë Armand Duka

Armando Broja i lë të gjithë pa fjalë, rikthehet te goli (Video)
