Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Granit Xhaka rrëfehet për "The Sun": Ja si i shpenzojmë paratë unë dhe Taulanti

Granit Xhaka rrëfehet për "The Sun": Ja si i shpenzojmë paratë unë dhe Taulanti

Postuar: 12/06/2016 - 22:26

Mediat britanike zbulojnë të tjera detaje për vëllezërit Xhaka. Në një intervistë të dhënë për “The Sun” një ditë më parë, ylli i Arsenalit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka treguar për mënyrën se si ai dhe vëllai i tij shpenzojnë paratë.
 
Xhaka thotë se pjesën më të madhe të parave ia dorëzon familjes. Të njëjtën gjë sipas tij bën edhe i vëllai, Taulanti.
 
“Ne i detyrohemi për gjithçka familjes tonë dhe dëshirojmë që t’i kthejmë diçka mbrapsht, por jemi edhe të rinj dhe naiv përsa i përket lekëve, të cilat mund të ikin shpejtë”,­ është shprehur 23 vjeçari. Ndërsa ka shtuar se rreth 80% e të ardhurave të tij dhe të vëllait u shkojnë prindërve.
 
Granit Xhaka firmosi pak javë më parë një kontratë më Arsenalin. Shuma që ai përfiton në Premier Ligë thuhet se është rreth 110 mijë paund në javë.
 
Aktualisht, të dy vëllezërit ndodhen në Francë në kuadër të turneut më të madh të futbollit në Europë. Granit dhe Taulant Xhaka u përballën një ditë më parë në ndeshjen Shqipëri­-Zvicër.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 07:50

Një prej trajnerëve më të mirë në qarkullim, i cilësuar madje nga shumica e specialistëve dhe opinionistëve si më i miri aktualisht në botë, Pep Guardiola, e tregoi dhe një herë tjetër se nuk toleron kur është fjala p

Postuar: 20/07/2019 - 07:49

Kukësi ka bërë ndryshime dhe këto lëvizje kanë nisur nga pankina.

Postuar: 20/07/2019 - 07:48

Kombëtarja do të luajë në fillim të shtatorit dy ndeshje në kuadër të grupit H për eliminatoret e

Postuar: 19/07/2019 - 17:03

Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares.

Postuar: 19/07/2019 - 07:17

Lionel Mesi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Postuar: 19/07/2019 - 07:16

Lojtarët e përfaqësueses janë duke menduar për ndeshjet e radhës në kuadër të eliminatoreve të Eu

Postuar: 19/07/2019 - 07:14

Skuadrat shqiptare janë eliminuar nga Liga e Europës mbrëmjen e djeshme, duke mos ia dalë asnjëra