BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Gravina kërcënon Juventusin: Hiq dorë nga Superliga Europiane, ndryshe përjashtohesh nga Serie A

Gravina kërcënon Juventusin: Hiq dorë nga Superliga Europiane,

Si të mos mjaftonin problemet me renditjen, ku rrezikohet që të mbetet jashtë zonës Champions, apo dhe disfata e rëndë ndaj Milanit dy ditë më parë, për Juventusin po vijnë vazhdimisht lajme të këqija. Një paralajmërim për përjashtim nga serie A i erdhi sërish dje nga kreu i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gavrina, i cili insiston që Juventusi të largohet një herë e mirë nga projekti i Superligës Europiane, një projekt që u shkatërrua nga UEFA dhe federatat anëtare të saj, por që klubet e Realit e të Juventusit nuk heqin dorë, duke insistuar që projekti të shkojë përpara. Pra, e thënë ndryshe, Juventusi mund të përjashtohet nga kampionati nëse qëndron në Superligë. Kërcënimi i fortë nuk është një aludim mediatik, por një deklaratë e qartë e një prej njerëzve më të rëndësishëm të futbollit italian, siç thamë e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Në një intervistë të gjatë ku foli për problematikat e futbollit, Gravina konfirmoi se në bazë të rregullave të qarta të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, atij Italian dhe Federatës së futbollit, bardhezinjtë nuk mund të jenë pjesë e kampionatit për sezonin e ri, nëse nuk heqin dorë nga Superliga Europiane. “Nëse në momentin e regjistrimit në kampionatin e ri të Serisë A, Juventusi do të jetë ende në Superligë, atëherë do të përjashtohet. Ka një rregull të qartë dhe preciz të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe më pas edhe në statutet e Komitetit Olimpik italian dhe të Federatave. Nëse një klub nuk e pranon këtë princip, më vjen keq, por atëherë do të jetë jashtë. Gjithsesi unë shpresoj që kjo luftë force të pushojë shpejt”, u shpreh Gravina. Superliga Europiane ishte një nismë e 12 prej klubeve më të mëdha europiane, e cila zgjati më pak se 72 orë, pasi deri tani 9 prej tyre kanë hequr dorë nga projekti dhe vetëm Juventus, Real Madrid e Barcelona nuk janë dorëzuar ende. “Shpresoj që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur: të gjithë jemi lodhur pak nga këto qëndrime të kundërta dhe luftës midis këtyre tre klubeve dhe UEFA-s. Shpresoj të jem në gjendje të ndërmjetësoj midis bardhezinjve dhe UEFA-s. Kjo nuk është diçka e mirë për futbollin ndërkombëtar, për futbollin italian dhe për vetë Juventusin”, nënvizoi ai. Norma anti-Superligë, e miratuar së fundmi parashikon përjashtimin nga kampionati i Serisë A për ata që përqafojnë projekte që nuk janë në përputhje me parimet e futbollit të promovuara nga UEFA dhe FIFA. “Ne kemi thënë tashmë se Federata e Futbollit respekton rregullat dhe këto parashikojnë mospjesëmarrje në kampionat nëse parimet e vendosura nga federata dhe UEFA nuk pranohen”, shtoi më tej Gravina.